Home | Literature | Ikje

Ikje

image
Një zog
Pëllumb a korb të jetë?
Vërtitet
Herë në pranverë
Herë në klithje. 

 

 

 


Nga Gentian Banaj

 

 

Hapat,
Kryejnë ritual ikjeje.

Mendimi trokon me hapa të ikuri.


Shoh flokët ku lindi dielli
Dhe kuptoj që jam perëndim.


Pranvere dhe Korb


Një pranverë e klithur!
Dhe mbytet syri i shkruar me natyrë.

Ngjyrat shuhen ngadalë.

Një zog
Pëllumb a korb të jetë?
Vërtitet
Herë në pranverë
Herë në klithje.


Kitara


Një tel këputet
Kitaristi shpohet në sy
Nota vdes, gjysmë kitarist
Gjysmë varr kitara.


Eksod


Deti përlotur zgjat krahët prej uji.
Një lodër fle ne bregun e gjerë .
Varka ikën pa busull delfinësh;
Kufomë fëmijërie lodra në rërë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0