* * *
Ç'mallkim i rëndë, nga s'e dimë as vetë, Na paska ndjekur prapa si ndëshkim? Na mbuloi bora, pa na rënë fletët...
Jorgo Bllaci
Na zuri bora, pa na rënë fletët,
U zbardhëm para kohe, miku im!
E ç'i gëzuam, ç'i kuptuam jetës? -
Na shkoi e tëra hap dhe zhgënjim...
Ç'mallkim i rëndë, nga s'e dimë as vetë,
Na paska ndjekur prapa si ndëshkim?
Na mbuloi bora, pa na rënë fletët...
Si do ta shkojmë dimrin, miku im?
***
Krahët e xhamtë ka shtrirë
cikna mbi grykat e pyjet.
Hëna rri pezull e ngrirë,
grimca prej akulli, yjet.
Duket përreth sikur jeta
befas ka humbur çdo gjurmë;
Vetëm, nën akuj, rrëketë
prap gurgullojnë me zhurmë...
Petalet bien...
Petalet bien ; era mengadale
I hedh mbi gjurmat,qe le mikja pas.
E shoh tek shkon e heshtur dhe nje fjale,
Per lamtumire, s`kam fuqi t`ia flas.
E c`mund t`i them?Degjon te kthehet valle
Serishmi zogu , qe mergimin nis,
Kur tjeter vis kerkon e s`e ze malli
Per cerdhen a per strehen qe braktis?
Papritur, te rrembyera rrekera
Ne shpirt me mbysin dhembjen pa kufi!
Petalet bien…heshtas shket pranvera,
Roniten te perkoheshmet stoli…
Nje grusht kujtimesh qe shperndau era,
Ja c`qe , se fundi , gjithe kjo dashuri !
Comments (0 posted)
Post your comment