Home | Literature | * * *

* * *

image © Photo: Kelly Monaghan
- Ky fshat i perket Keshtjelles, kush banon apo kalon naten ne te, ne njefare menyre banon apo kalon naten ne Keshtjelle. 

 

 

 


Përkthyer nga Amik Kasoruho

 


Ishte mbremje vone, kur mberriti K-ja. Fshati ishte mbytur me bore. Bregorja nuk dukej, e fshehur sic ishte nga mjegulla dhe nga terri, dhe as nje rreze e dobet drite nuk jepte te kuptohej ku mund te ishte Keshtjella e madhe. K-ja ndali mjaft kohe permbi uren me derrasa qe conte ne fshat nga rruga kryesore dhe shikoi lart, aty ku dukej se s'kishte vecse zbrazeti.
Pastaj shkoi se mos gjente nje strehe; ne pijetore njerezit ishin ende zgjuar, bujtinari nuk kishte dhoma per te dhene me qira, por i habitur sa s'ka nga ai bujtes ne ate ore te vonte, i propozoi te flinte ne sallen e madhe, mbi nje dyshek kashte. K-ja pranoi. Disa fshatare vazhdonin te rrinin ulur perpara krikllave te tyre me birre, por ai s'deshi te fliste me njeri, shkoi ta merrte vete dyshekun me kashte ne hatulla dhe u shtri prane stufes. Bente vape, fshataret nuk benin zhurme, K-ja i shikoi edhe disa minuta me sy te lodhur, pasta e zuri gjumi.
Por mbas pak e zgjuan. Te koka e shtratit, bashke me bujtinarin, po rrinte nje djalosh i veshur qytetarce, qe kishte nje fytyre aktori, sy te mbrehte , vetulla te dendura. Fshataret s'kishin luajtur vendit, disa i kishin kthyer karriget qe te shihnin dhe te degjonin me mire. Djaloshi, me shume miresjellje, i kerkoi ndjese qe e kishte zgjuar, i tha se ishte djali i deretarit te Keshtjelles, pastaj shtoi:
- Ky fshat i perket Keshtjelles, kush banon apo kalon naten ne te, ne njefare menyre banon apo kalon naten ne Keshtjelle. Kete te drejte s'e ka askush pa lejen e kontit. Dhe ju s'e keni kete leje, apo te pakten s'ja keni treguar kujt.
K-ja u ngrit ndenjur, shtroi flket, pa dy burrat nga poshte lart dhe tha:
- Ne c'fshat qenkam ngaterruar? Paska nje Keshtjelle ketu?
- S'do mend, tha ngadale djaloshi, ndersa dikush prej fshatareve shkundete kryet, - Keshtjella e zotit kont Vestvest.
- Dhe u dashka leje per te kaluar naten? - pyeti K-ja sikur te donte te bindej se s'i kishte degjuar ne enderr fjalet qe i qene drejtuar.
- Duhet leje, posi, - iu pergjigj djaloshi dhe sikur te donte te tallej me K-ne, pyeti bujtinarin dhe fshataret, duke zgjatur krahun drejt tyre: - A ka si behet pa leje?
- Atehere u dashka marre, - tha K-ja duke gogesire. Shtyu tutje batanijen dhe beri te ngrihej.
- Pa shiko! Dhe qysh u beka per ta marre? - pyeti djaloshi.
- Do te shkoj te zoti kont, - tha K-ja. - S'ka rruge tjeter.
- Tashti? Te shkosh t'i kerkosh leje zotit kont ne mesnate? - thirri djaloshi duke bere nje hap mbrapa.
- Nuk eshte pune qe behet? - pyeti K-ja krejt i qete. - Atehere pse me zgjuat?
Kesaj radhe djaloshi u terbua krejt.
- C'eshte kjo sjellje horrash! - thirri. - Kerkoj te tregohet respekt per autoritetin e kontit! Une ju zgjova t'ju njoftoj se duhet te dilni menjehere nga tokat e zotit kont.
- Ta leme kete komedi, - tha K me nje ze jashtezakonisht te ulet, duke u shtrire perseri dhe duke terhequr batanijet qe te mbulohej. - Ju po e teproni pak, djalosh, flasim neser se c'duhet bere. Bujtinari he keta zoterinj do te me jene deshmitare, ne rast se do lypsen deshmitare. Nderkohe ta merrni vesh se une jam arematesi qe ka thirrur zoti konti. Ndihmesit e mi kane per te ardhur neser me karroce, bashke me almiset. Une pata qejf te beja nje shtetitje mes bores, por per dreq ngaterrova rrugen disa here, prandaj mberrita kaq vone. Edhe pa me thene ju, e dija qe c'ke me te se nuk ishte me ora te paraqitesha ne Keshtjelle. Ja pse me mjaftoi kjo strehe, kur ju u treguat aq i panjerezishem, per te mos thene edhe me keq, dhe erdhet e me bezdiset. Nuk kam c't'ju them tjeter. Naten e mire, zoterinj. - Dhe K-ja u kthye nga stufa.
- Arëmatësi? - pyeti mbas kraheve te tij nje ze me medyshje; pastaj mbreteroi heshtja. Por djaloshi e mori veten shpejt dhe i tha bujtinarit me nje ze aq te larte sa mund ta degjonte tjetri: - Do te kerkoj udhezime me telefon.
Qysh? Na paskish edhe telefon ne ate pijetore fshati? Alamet organizimi! Kjo hollesi i beri pershtypje K-se, edhe pse i priste te gjitha. Telefoni ndodhej thuajse siper kokes se tij, por ai s'e kishte vene re, i pergjumur si ishte. tashti, ne rast se djaloshi duhej te telefononte, sado te mos donte, nuk do te mund ta bente pa shqetesuar gjumin e K-se; puna ishte te merrej vesh neser K-ja do ta linte te telefononte apo jo: ai vendosi ta linte. Atehere ishte te kote te shtirej sikur flinte, prandaj u kthye perseri ne shpine. E merrte me mend si do te grumbulloheshin fshataret per te folur me njeri-tjetrin, sepse ardhja e nje arematesi nuk ishte shaka. Porta e kuzhines ishte e hapur, por trupi i shendoshe i bujtinares e zinte te tere; bujtinari iu avit maje gishtash qe ta njoftonte per c'kishte ndodhur. Pastaj filloi biseda telefonike. Dertari ishte duke fjetur, por ne telefon na doli nje nenderetar, njeri nga nenderetaret, njefare zoti Fric.
Djaloshi mbasi i tha se quhej Shvarcer, i tregoi se kishte gjetur K-ne, nje burre rreth te tridhjetave, veshur ne pikte te hallit, qe po flinte qete-qete mbi nje shtrat me kashte, qe kishte vene per nenkrese nje cante te vogel mali dhe qe kishte prane vetes nje stap nejç. I qe dukur menjehere njeri i dyshimte dhemeqe dukej sheshit se bujtinari s'e kishte kryer detyren e tij, i kishte takuar atij, Shvarcerit, te bente te veten, duke i shkuar meselese deri ne fund. Zgjimi, hetuesia, kercenimi, qe ishte i detyrueshem, se do ta debonin nga konteja, kishte ngjallur idinjaten e K-se; mbase edhe me te drejte, sepse ai ngulte kembe qe ishte nje aremates te cilin e kishte thirrur konti ne Keshtjelle. Kuptohet se e kishin per detyre, te pakten nga pikepamja formale, te vertetonin saktesine e ketyre theieve, prandaj Shvarceri i lutej zotit Fric te pyeste ne zyren qendrore, nese prisnin te vinte pernjemend nje aremates dhe t'i jepnin pergjigje sa me pare po me telefon.
Pastaj u be heshtje; andej matane Frici kishte shkuar te pyeste, ndersa kendej pritej pergjigja. K-ka ndenji si ishte, as nuk u kthye; nuk dukej aspak kureshtar dhe shikonte zbrazetine perpara vetes. Raporti i Shvarcerit, ajo perzierje ligesie dhe kujdesi, i jepte nje ide se cfare mejtesh diplomatike kishin edhe vartesit ne Keshtjelle. Dhe punonin me zell, derisa zyra qendrore kishte edhe nje turn nate. Nga ana tjeter, informatat mberrinin shume shpejt, sepse Frici po therriste ne telefon. Por pergjigjja qe shume e shkurter dhe Shvarceri e vuri ne vend dorezen e telefonit, tym krejt.
- E dija une, - thirri, - as qe kane degjuar per ndonje aremates; eshte thjesht nje horr qe genjen dhe mbase edhe me keq se kaq.
Per nje cast K-ja mendoi se te gjithe, Shvarceri, fshataret, bujtinari dhe bujtinarja po i verviteshin siper. Per te shmangur te pakten goditjen e pare, u mblodh grusht nen batanije. Ate cast ra perseri telefoni, madje mjaft fort, te pakten keshtu iu duk K-se. Ai nxori kryet jashte dalengadale. Edhe pse kishte pak te ngjare qe ajo thirrje te kishte te bente me K-ne, qe te gjithe u stepen dhe Shvarceri iu afrua perseri telefonit. Degjoi nje shpjegim mjaft te gjate, pastaj tha me ze te ulet:
- Atehere qenka gabim? Me vjen shume keq. Ka telefonuar vete shefi i zyres? Cudi, cudi. Si t'ia shpjegoj kete pune zotit aremates?
K-ja nderi veshin. Pra Keshtjella e kishte emeruar aremates. Nga njera ane kjo ishte nje e keqe, sepse tregonte qe aty ne Keshtjelle i dinin gjithe c'duhej per te dhe, mbasi kishin peshuar forcen e te dyja paleve, e pranonin ndeshjen me buze ne gaz. Por, nga ana tjeter, ishte edhe nje e mire, sepse simbas tij, donte te thoshte qe e nenvleftesonin dhe se kesisoj do te ishte me i lire nga c'do te mund te ishte ndryshe. Dhe ne u shkonte nder mend ta mbanin te ngerthyer nga nje frike e vazhdueshme, pikerisht fale detyres se tij si aremates - qe pa dyshim i jepte Keshtjelles epersi morale, gaboheshin; ai ndjeu nje rreqethje te lehte t'i shkonte neper tere trupin, po gjithcka mori fund me kaq.
Shvarceri po i avitej i druajtur, por K-ja ia beri me dore te largohej ; nuk degjoi te shperngulej ne dhomen e bujtinarit, edhe pse po ngulnin kembe qe te shkonte, por pranoi nga bujtinari vetem nje pije qe ta ndihmonte per te fjetur dhe nga bujtinarja nje legen, nje sapun e nje peshqir dhe as qe pati nevoje te kerkonte qe ta zbraznin sallen, sepse te gjithe dolen hapalehte e shpejt e shpejt, duke kthyer fytyren nga ana tjeter, qe ai te mos i njihte me te nesermen. U fik llamba dhe mene fund ai gjeti qetesi. Fjeti nje cope deri nemengjes; vetem nje apo dy here e bezdisen minjte qe vraponin.
Mbasi hengri sillen qe , sipas bujtinarit, duhej te paguhej nga Keshtjella, sikurse tere qendrimi i K-se, deshi te shkonte pa humbur kohe ne fshat. Por meqe bujtinari, me te cilin nuk kishin shkembyer vecse fjalet me te domosdoshme, duke sjelle nder mend si ishte sjelle nje dite me pare, nuk reshtete se ardhuri rrotull tij, sikur te donte ashtu t'i lutej heshtazi. I erdhi keq per te dhe e ftoi te ultej paksa.
- Nuk e njoh ende kontin, - tha K-ja, - thone se e paguan bujarisht punen qe kryhet si duhet, eshte e vertete? Kur njeri shkon kaq larg gruas dhe femijes, sic me ka qelluar mua, ia ka qejfi te coje ndonje pare ne shtepi.
- As mos e ki ate hall, zoteri, askush nuk eshte qare qe s'eshte paguar mire.
-Sidoqofte, - tha K-ja, - une nuk jam nje njeri i druajtur dhe di t'ia numeroj edhe nje konti, por dihet se me zoterinjte eshte ku e ku me mire t'i lash hesapet pa bere llafe.
Bujtinari ishte ulur perballe K-se, buze dritares, nuk donte te rehatohej me mire dhe s'ia shqiste syte e tij te zez dhe te trembur. Ne fillim i kishte pelqyer shoqeria e tij, tashti donte t'ia mbathte. Mos kishte frike se mos e pyeste per pune te kontit? S'kishte besim te K'ja, duke e pandehur nje "zoteri"? K-ja deshi ta qetesonte. Pa oren dhe tha :
- Mbas pak do te mberrijne ndihmesit e mi, a ke si i strehon ketu?
- Patjeter, zoteri, - iu pergjigj ai, - por nuk do te banokan me ty ne Keshtjelle?
Domethene bujtinari na hiqte dore kaq kollaj nga klientet dhe sidomos nga K-ja dhe na e degdiste pa nje pa dy ne Keshtjelle?
- S'e di ende, - tha K-ja, - me perpara duhet te marr vesh c'pune duan te me japin. Po te jete se duhet te punoj ketu ne fshat, per shembull, do te ishte me mire sikur te banoja ketu. Sepse druhem qe jeta ne Keshtjella nuk ka per te me kenaqur. Une dua te jem i lire. Ti s'e njeh Keshtjellen, - vazhdoi K-ja, nuk duhen dhene gjykime para kohe. Dore per dore nuk di gje per Keshtjellen, vecse qe jane eksperte per te zgjedhur aremates te afte. Mbase kane edhe te mira te tjera. DHe u ngrit qe 'ti hiqej qafe bujtinarit, i cili po brente buzet tere nerva. Nuk ishte e lehte t'i fitoje besimin atij burri.
Kur po ikte K-se i beri pershtypje nje portret i erret i varur ne mur, ne nje kornize te zeze. E kishte dalluar qe shquante hollesite, kishte pandehur se ishte nje kornize pa kuader ne te, me nje sfond te zi. Por kuadri ishte ne te, tani po e shihte, ishte portreti nga mesi e lart i nje njeriu rreth te pesedhjetave. Koken e mbante te perthyer mbi gjoks, qa sa syte mezi i dukeshin, qendrim qe dukej sikur ishte i detyruar te mbante nga balli i gjere dhe i rende dhe nga hunda e madhe e grepte. Mjekra, qe nofulla ia ngjishte mbas gjoksit, me poshte niste e i zgjerohej. Dore e majte, me gishta te hapur, e kishte shkuar ne floket e dendur, por nuk ia dilte ta ngrite me koken lart.
- Kush eshte ai? - pyeti K-ja. - Konti? - Kishte ndalur perpara kuadrit dhe s'u kthye as per te pare bujtinarin.
- Jo, - iu pergjigj ai, - eshte dertari.
- Paskan me te vertete nje dertar te pashem ne Keshtjelle - tha K-ja, - gjynah qe i biri ishte i sajuar aq keq.
- Jo, - tha bujtinari, e terhoqi K-ne ndaj vetes dhe i pershperiti ne vesh: - Shvarceri e teproi mbreme, babai i tij eshte vetem nenderetar, madje nje nga te dores se fundit.
Ne ato caste bujtinari iu duk si nje femije tjetrit.
- Ah! Qeratuc! - tha K-ja duke qeshur. Por bujtinari nuk qeshi, tha :
- Edhe babi i tij eshte i fuqishem.
- Mos more! - tha K-ja, - ti pandej se te gjithe jane te fuqishem. Edhe une?
- Jo, - u pergjigj bujtinari, i druajtur por seriozisht, - ti nuk je njeri me fuqi.
- Je nje vrojtues i mprehte, - tha K-ja, - pernjemend, ta themi midis nesh, me te vertete qe nuk jam i pushtetshem. Prandaj mbase nuk kam me pak respekt se ti per te pushtetshmit, por jam me pak i sinqerte dhe nuk dua ta tregoj gjithmone.
Dhe K-ja i ra lehte me dore ne faqe bujtinarit, qe ta ngushtellonte dhe t'i hynt ene qejf. Me se fundi ai vuri buzen lehte ne gaz. Ishte me te vertete si nje femije me ate fytyren e tij delikate e thuajse qose. Si ishte lidhur me ate grua te ndares, dukej tek jepte e merrte ne kuzhine, me berrylat larg trupit? Por K-ja nuk deshi ta pyeste me gjate, duke u druajtur se mos i shuhej buzeqeshja qe i qe ndere me ne fund ne fytyre. Prandaj i beri vetem me shenje te hapte porten dhe doli ne ate mengjes te bukur dimeror.
Tani e shihte aty lart Keshtjellen qe spikaste permes kthjelltesise dhe bora qe qe nderur mbi gjithcka me nje shtrese te holle, ia nxirrte edhe me ne pah anetoret e saj. Madje dukej se mbi koder kishte rene me pak bore sesa ne fshat, ku K-ja po ecte me me pak mundim sesa nje dite me pare neper rrugen kryesore. Ketu bora arrinte deri te dritaret e kasolleve dhe rendonte mbi catite e uleta, ndersa aty lart ne koder gjithcka lartohej e lire dhe e lehte, apo te pakten keshtu dukej nga poshte.
Ne pergjithesi Keshtjella, sic dukej nga larg, ishte ashtu sic e kishte perfytyruar K-ja. Nuk ishte nje nga ato keshtjellat feudale dhe as nje pallat i ri dhe luksoz por nje ndertese e madhe, e perbere nga disa ndertesa dykateshe dhe nga shume shtepi te uleta te ndgjeshura njera mbas tjetres. Kush s'e dinte se ishte nje Keshtjelle, do te pandehte se ishte nje qytetth i vogel. K-ja pa vetem nje kulle, por nuk merrej vesh ne i perkishte nje godine banimi apo nje kishte. Rreth e rreth vinin verdalle duke fluturuar nje tufe korbash.
K-ja vijoi rrugen, me syte mberthyer Keshtjelles; nuk i interesonte asgje tjeter.Por kur u afrua, mbeti i zhgenjyer: Keshtjella nuk na qenkish vecse nje qytetth mjeran, nje mishmash shtepizash pa ndonje tipar qe t'i dallonte, pervecse ishin ndertuar me gure, por suvaja kishte kohe qe u kishte rene dhe dukej sikur edhe guri po u shkermoqej. K-se iu kujtua vrikthi fshati i tij i lindjes. Binte shume pak me poshte se ajo e ashtuquajtur Keshtjelle; ne rast se K-ja do te kishte ardhur vetem per te pare, do t'i kishte shkuar rruga dem; do te kishte bere me mire sikur te shkonte per te pare fshatin e tij, qe kishte kohe pa e pare. Dhe me mend krahasoi kambanoren e fshatit te vet me ate kulle aty lart. Kambanorja lartohej thike perpjete, pa pike ngurimi, duke u ngushtuar aty lart ne maje, ku kishte nje cati mbuluar me tjegulla te kuq; ishte nje ndertese tokesore - c'mund te ndertojme tjeter ne? Por me nje synim me te larte se ai rremet banesash tevogla dhe me nje pamje me te ndritur se puna e perditshme.
Ndersa kjo kulla ketu, e vetmja qe dukej, ishte kulla e nje banese, mbase e pjeses kryesore te Keshtjelles dhe kjo kuptohej vetem tashti; ishte nje ndertese rrethore dhe e e njetrajte, pjeserisht e veshur me nje dredhez meshireplote, me do dritare te vockela qe vetetinin ne diell; se kishte dicka qe te rreqethte dhe perfundonte me njefare tarrace, gethapet e te ciles, te pasigurte, te parregullte, pjeserisht te rrenuar shkeputeshin drejt qiellit te kalter, sikur t'i kishte vizatuar nje dore femije e druajtur apo moskokecarese. Te krijohej pershtypja se nje banor i zymte, te cilin e drejtesia do ta kishte denuar te jetonte ne dhomen me te larget e te humbur te shtepise, ta kishte shembur catine dhe te kishte nxjerre trupin jashte, per t'u dukur ne sy te botes.
K-ja ndali perseri, sikur te ishte se po te rrinte ne vend do t'i shtohej aftesia per te arsyetuar. Por e bezdisen. Mbas kishes, ne te vertete ishte vetem nje kapele, qe e kishin zmadhuar dhe e kishin bere si pune kapanoni qe te permbante besniket, prane kishs pra ku kishte ndaluar ai, ndodhej shkolla. Ishte nje ndertese e gjate dhe e ulet, qe bashkonte per cudi tiparin e te perkohshmes me at ete lashtesise, brenda nje kopshti te rrethuar me kangjella dhe qe tani ishte mbushur bore.

 

(Franc Kafka)

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00