Home | Literature | * * *

* * *

image
Nën të njëjtin yll jemi ndeshur
a mund të rrimë pra të ndarë,
si stoli me trungun e heshtur,
mbjellë shumë vite më parë?

 

 

 

 

Nga Frederik Rreshpja

 


Dy gjysma jete nuk bëjnë një jetë,
as pjesëtuar nën kryqin e dhimbjes,
as shumëzuar në iksin e shpresës,
të mbledhura me vetveten e mjerë,
të zbritura nga maja rrokaqiejsh.

Njeriu ngjyron si pylli në vjeshtë,
dy gjysma jete nuk bëjnë një jetë.


Lirikë intime

Eja, mbështetemi te pema
në vetminë e saj prej druri,
te stoli të ulemi, eja
në vetminë e tij prej guri.

Nën të njëjtin yll jemi ndeshur
a mund të rrimë pra të ndarë,
si stoli me trungun e heshtur,
mbjellë shumë vite më parë?

Në flakë vetëtime pashë
ovalen dridhëse të buzëve
dhe si një magji poshtë saj,
gjithçka që në jetë më duhej.

Pastaj gjëmimin, unë ndjeva
rininë tënde të përkulej,
në çast u hepova si dega
dhe gjeta gjithçka që më duhej.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00