Latest News
* * *
S'e kam fjalën që dhe varri i tij vdes dhe emri Shndërrohet në barë të kalbur harrese. Por njeriu tradhtohet vazhdimisht nga njeriu.
Visar Zhiti
Zbardhin
kudo bajoneta
si thinja përbindëshi.
Peizazh i tërë i plakur.
Kur do të vijë vdekja
e Vdekjes?
Vazhdimisht tradhëtohet njeriu
Vazhdimisht tradhëtohet njeriu,
nuk e kam fjalën për ditën e tij që befas
bëhet mbremje,
as për mbrëmjen e flokëve të tij
që zbardhet e bëhet ditë e heshtur pleqërie.
Tradhtohet njeriu
S'e kam fjalën që dhe varri i tij vdes dhe emri
Shndërrohet në barë të kalbur harrese.
Por njeriu tradhtohet vazhdimisht nga njeriu.
Dhe kur gjysma ha gjysmën
S'bëhet më e tëra,
Më tha një plak që u plak burgjeve.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment