Home | Literature | * * *

* * *

image
Largësia në kujtesë është det shkretëtire
gjilpërë e ndryshkur në njomësinë e lotit
i lutem vjeshtës mos të pikë bukurisë sate...

 

 

 


Avni Halimi

 


Vjen çasti kur lulet të çelin faqeve

njëzet e tri pranvera tash i ke mbas

dimri i vetmisë flakë e zbehtë fiket

loti i nënës përmallë e shtynë vdekjen

muret kancerogjenoze po trashen me nikotin

në odë burrash oxhaku ta ruan vendin

e shkrumbuar e përvëluar hi prap zog

në xhunglën e monotonisë ushtron kthimit

me kalin e purpurt që iku baladave

pra vjen çasti kur e mbush valixhen

kur nisja të duket det i pafund

e s’të mbushet syri që pritja mori fund

vjeshta të zuri ujdhesë lulesh

me petale gonxhesh mbështolle albumin

edhe një natë e mugët gjarpër në shtrat

të mbledhë shqetësim për sekondat e gjata

zërin ta dëgjoj tek i këndon ikjes

kthimi do të niset piramidës së triumfit

vetëm sa të çelen portat e erës

e të nisë dhembja të kullojë syve

larg shumë larg po e dëgjoj trokun e kalit

tek të sjell te varri kuti e harrimit

zbrazëtija e xhapave po ma brenë prekjen lirike.

 

Shartimi i mallëngjimit

 

Territ të dhembjes po më ftojnë duart

më prit krahëhapur po vij dru i djegur

i shkrumuar për shërim nga kënga e mallit

që del e përgjakur gjuhës së kafshuar

kah të nisem deri te njohtimi i parë

grila më bëhen pemët e natës futë

në çdo hap të ndjej gjarpër rreth trupi

shembem në prag ku më fanitesh hije

kafshimi yt i butë ma sjell djalërinë

nën dekoltenë kineze të thehen vijat e gjoksit

o Zot bëje ëndërr këtë zjarr të pritjes

se po zgjohem i vdekur në prehërin e gjumit

për ta trembur kodrën që e lodh Sizifin

largësia në kujtesë është det shkretëtire

gjilpërë e ndryshkur në njomësinë e lotit

i lutem vjeshtës mos të pikë bukurisë sate

këmbët na u kalbën gjethe nën borë

pleh u hudhëm në saksinë e lules

që një gonxhe zjarrë t’i falë syve

shikimi jonizohet në shartim të mallit

fijet e dhembjes thurren rrjetë shtratit

çdo gjë më e lehtë se nyjet e natës

barojë mbi hirin e dashurisë së djegur.

 

(Balsami i Pritjes)

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00