Home | Literature | * * *

* * *

image
Ai ndjente përçmimin më të thellë për këta të rinj Britanikë me fytyrë të brishtë, me zë të butë ; por nga ana tjetër...

 

 

 

 

Përkthyer nga Dea J Klosi

 

 

 

I mbërthyer pas timonit në ngutjen e tij për tek Turnerët, sytë e tij nuk ishin tjetër veçse dy të çara blu në fytyrën e gurtë. Ai pyeste veten që përse Marstoni, mbikqyrësi i punëve, që tekefundit ishte i punësuari i tij, nuk kishte ardhur ta takojë në lidhje me krimin apo nuk i kishte dërguar një lajm. Ku mund të ishte vallë ?
Kasollja ku banonte ai gjendej nja ca qindra metra nga shtëpia e krimit. A mos i kishte hyrë frika dhe marrë arratinë ? Mund të presësh gjithçka, thoshte me vete Charlie, me këtë tip Anglezi të ri. Ai ndjente përçmimin më të thellë për këta të rinj Britanikë me fytyrë të brishtë, me zë të butë ; por nga ana tjetër, ai ndihej krejt i magjepsur nga sjelljet dhe mënyrat e tyre të jetesës. Vetë djemtë e tij, tani burra të vërtetë, ishin zotërinj. Charlie kishte shpenzuar pa numërim që t’ia arrinte kësaj dite, por nuk mund ta pengonte veten për t’i përbuzur edhe pse ishte krenat për ta ; ngatërresa e ndjenjave të tij shfaqej në sjelljen kundrejt Marstonit, një përzierje ashpërsie, shpërfilljeje dhe vlerësimi të fshehtë. Por tani për tani, ai ndjente kundrejt tij thjesht një ngacmim të theksuar.
Ai ishte në mesin e udhës kur e ndjeu makinën të marrë anash, e futi përsëri në rrugë duke lëshuar një sharje : « Ta marrë djalli, një gomë e çarë, jo dy… » Mbi llucën e kuqërremtë të rrugës silleshin andej-këndej ca copëza qelqi, dhe ai mendoi i nxehur : « Po, po, s’ka tjetër veç Turnerit që i mbjell udhët e veta me qelqe… » Por Dick Turner nuk ishte më veçse një objekt mëshire, mëshire të pasionuar dhe mbrojtëse, dhe Charlie i ktheu rrufetë e tij kundër Marstonit, mbikqyrësit, që ishte dashur ta pengonte krimin. Po fundja, e përse e paguanin ? Përse e kishin marrë në punë ? Por megjithatë, ai e përmbajti veten sepse dinte të ishte i njerëzishëm me ata të racës së vet dhe zbriti për të bërë gomën e rënë, pastaj ndërroi dhe tjetrën, duke u zhgërryer në llucën e dendur të kuqërremtë të udhës.


...


(Doris Lessing)

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00