Home | Literature | * * *

* * *

image
Lumi ose hesht ose murmurin përherë
e farfurijnë përbrenda.

 

 

 

 

Rudian Zekthi

 


Atëherë kur unë jetoja çdo çast
me atë që kisha jetuar
dhe tani që rroj çdo çast
me atë që do të vijë…
çdo gjë nuk ishte në vendin e vet
por më lart, më dlirë, më lirë,
varionte jeta në qiej,
çaste të madhërimit
të shijës së talentit, të dashurisë,
atëherë dhe sot
më lidh me këtë botë
e tashmja që s’ka se si të më pëlqejë
gjersa veç e tashme është
dhe e atëhershmja
është thjesht ardhmëri…


TRENDAFILAT QE S’JANE

Lumi ose hesht ose murmurin përherë
e farfurijnë përbrenda
peshqit me duar e këmbë të prera kështu
kjo do të thotë
opinion ose do të thotë kur të heshtë
ta dijë mirë
që nuk po murmurin kurse n’vetëdije
të peshqëve është e qartë
ujërat ua shndrrojnë dhimbjen në diçka
memece për dhimbjen
e prerjes së gjymtyrëve o Zot më shumë
dhemb kurmi prapë i përsosur.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00