* * *
Jan' lartsu kullat Ku flejn' heronjt e pamposhtjes!!! Dhe guri qesh!!!
Dritan Mesuli
Përplaset vdekshëm,
një ulërimë,
në pllenimin e paligjshëm të hënës.
Si në gijotinë prehistorike!
Plejade progresesh
Në pllaka trotuaresh të brejtura
Neonet
Bëhen vaje të ngjirura!
Ia kam frikën vetes
Kur nata
Më merr zërin!!!
LARMISHMËRIA…
…baltë,
N'duart e mia,
Që kërkon formë!
M'ka lodh kërkimi.
Edhe dyshimi,
por s'mund të rrëzohem.
Mos u pendo shpirt,
s'kam me t'lan vetëm,
kurrë!!!
Pikpika e ujit
Po m'përkëdhel
K'të çast!!!
***
E shkrujti legjendën e vet
N'vete,
guri,
nji dit'.
Kthetrat hemoragjike t'myshkut
Kollitje t'mbetuna
N'mushknit' e kohës
Që brehet n'vete.
Ngado
Jan' lartsu kullat
Ku flejn' heronjt e pamposhtjes!!!
Dhe guri qesh!!!
Shkëputur nga "Ëngjëlli im mbrojtës"
Comments (0 posted)
Post your comment