Home | Literature | S'po lind Dielli

S'po lind Dielli

image
Po rilind Dardania Antike
Unë ndjej ringjallje
Dardani e Re do e pagëzoj!

 

 

 

 

Engjëll Koliqi

 


Moti jam zgjuar
Me agimin ende të ngrysur rropatemi
S’po lind dielli
E rrugën dot s’po e gjej
Historia moti më thërret
Protagonist dashurie i vulosur
Në pritje të dritës jam!
                       
Stubëll, 16 Korrik 2006


ÇUDITËRISHT


Jemi ne
Ata që jetojmë e gjallë nuk jemi
Çuditërisht
Me njëmijenjë fjalë veshur
Nga fakte e të vërteta zhveshur.

Ulqin, 20 Korrik 2006

NDJEJ RINGJALLJE

Gjithçka është gati
Tash po presim edhe pak formalitete
Në Ditën e Madhe
Të gjithë do festojmë
Po rilind Dardania Antike
Unë ndjej ringjallje
Dardani e Re do e pagëzoj!
                       
Paris, 14 Mars 2007

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0