Home | Literature | Larg vulgut Ynëzot...

Larg vulgut Ynëzot...

image
Dheu i të parëve fole e barbarëve
Prijna
        Kqyrna
               Folna
                       falna
nuk ka më mizore se marrëzi e Ceazarve...

 

 

 

 

Granit Zela

 

 

O Zot mos më braktis se rruga që kam nisur
e di do t’më sfilisë siç më ka sfilitur
sot e gjithë ditën veç më kanë mohuar
të verbërit e tu në terr të terruar
kam shprese se mos shplekset veç korkolepset
 
Ti vënsh drejtësi në këtë lëmsh
gajasen përjargen jepen epshesh
nuk ka ndekëtar që s’ka mëkatuar..po këtu..
të egjrit e tu pa zemër pa tru
fytyra idhujsh gdhendin në dru
marifete rryshfete majmen për vete
skamnor e tëkamur kumar kabareve
faroje farën e trye pa kurrfarë mëshire
do bëj si do bëj por do mbahem s’do bie
 
Dheu i të parëve fole e barbarëve
Prijna
        Kqyrna
               Folna
                       falna
nuk ka më mizore se marrëzi e Ceazarve
 
zemra më rëndon një gulç më shtrëngon
gjymtyrët gjymtuar  tmerri më përshkon
turmë zhurmëshumë blasfemon klithmon
më kot sot e mot enjëjta golgotë
ndjemë sytë më djegin shpirti më rëndet
më duhet të duroj gjoksi çarë me thonj
trumzë e mendër turmë mendjeegër
lufton
  shkumbon
                shurdhon
                         përgjon
                                përgojon
ndëshkon
            kundërshton
                          shkatërron
                                         vorbullon
mashtron
          dhunon
                   mallkon
                           mohon
                                          dënon
fajëson
           zbon
                çnderon
                         ngatërron
                                    shkreton
 
 
                vetanak
larg vulgut Ynëzot iki te FJALA
shpëtoje popullin tënd Ave Maria
me tinguj mbjell e korr në tempull meshoj
verbi i murgut me zhgun blatohem në shkronjë
diç rrekem të rrok një yshtje të parë
në të frymës vlug shuhem pakngapak
ngase gjakoj të shkruaj me gjak
gjuha është faltore e fjala altar
larg vulgut Ynëzot shumë larg...


Teksas SHBA 2004

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00