* * *
Atë natë, si dhe nët të tjera, pashë n'adërr sikur e kisha fitue prap lirin dhe sikur kisha hymë në shkollë.
Haki Stërmilli
...
- Ajo lypset të mbulohet ma. Asht turp prej botës që t'a nxjerrim gocën jashtë si nji kaureshë të llastueme
e të pafrenueme.
- Mirë, moj grue, por ajo ende asht e vogël - përgjegji ai?!
- Kush asht e vogël? A nuk shef se asht bamë sa nji pelë?
- E shof se ka dhanë shtat, por nuk më duket se asht bamë për t'u mshefë.
- Ndigjo burrë! Ajo duhet mbulue dhe lypset hjekë nga shkolla ma. Ç'i lypset shkolla asaj? Mos i mësojnë
në shkollë Kur’an e punë Ahireti? M'u verbofshin syt n'u mësojnë ndonji punë të mbarë. Ajo mbas sodit
duhet të rrijë në shtëpi, të stërvitet me gatue, me qepë e me arnue dhe me la e me lye. Shkurt lypset të mësohet me matarue nji shtëpi, se nesër do të shkojë në derë të huej e nuk do të dijë me u bamë nji amvizë e mirë.
- Ke të drejtë, por... I a preu fjalën dhe vazhdoi: - E kur të martohet mue do të më shajnë bota dhe mue kanë me m'a hudhë krejt fajin tue pamë se ajo s'din kurrgja për me e mbarsue shtëpin. Veç kësaj grat e botës, qysh tashti, pëshpërisin vesh në vesh kur e shofin kaq të rritun dhe më hudhin veshtrime me bisht të synit. E un nuk mundem me i mbyllë gojët e botës. Mbasandaj ajo tash duhet të më ndihmoj edhe mue në punët e shtëpis, se dhe un s'kam fuqi. Fëmijt, Zoti i lashtë, duen hyzmet. E un s'kam veçse dy duer. Nji mbas nji njerkës i patën lemë katër fëmij Rizai, Feridja, Meti dhe Razia. Mbasandaj bani stop! Sikundër duket u shterpue ma.
- Mirë, po e mbulojmë - gjegji im atë dhe e mbylli bisedimin.
Të nesërmen në mëngjes shkova ke Xha Sadiku dhe e lajmova Hamitin mbi sa kisha ndigjue. Ai u nxë e u ba prush. M'u zotue se do të përpiqesh me i a kthye mendjen t'im eti. Me të vërtetë ai u mundue, por nuk bani dobi. Em atë më ndaloi nga shkolla dhe më mbylli në shtëpi. Natyrisht un asokohe nuk e çmojsha vlerën e mësimit dhe vrazhdësfn e jetës që kalohet në robni. Vetëm për dy shkaqe nuk dojsha me u mbulue dhe mos e lanë shkollën: Pikësëpari s'dojsha me u mshefë, se do të më duhesh të rrij gjithnji me njerkën që kishte me m'a zbutë shpinën dhetë herë në ditë. Mbasandaj më pëlqente të rrij me shoqet e shkollës e të luej me to. E për mue këto kishin randësi të madhe.
Mbas dy ditësh më mveshën nji çarçaf të zi dhe më vunë në fytyrë nji peçe të zezë e të trashë. Atë natë e
squllosa jastëkun me lotët që derdha. Kisha të drejtë të qaj, pse më kishin ndamë nga shoqet, më kishin largue nga sheshi i lojnave zbavitëse, më kishin futë nën zgjëdhën e padurueshme të njerkës, dhe, ma në fund, më kishin dënue të mbetem gjysmake dhe e robnueme për jetë. Atë natë, si dhe nët të tjera, pashë n'adërr sikur e kisha fitue prap lirin dhe sikur kisha hymë në shkollë. Më bahej sikur bridhsha poshtë e përpjetë, pa çarçaf, tue luejtun me shoqet e mija në kurt të shkollës. E shkreta un! Sa e shëmtueshme m'u duk vetja kur pashë se isha futë mbrenda atij thesi të zi, Më gjante vetja plotsisht si sorrë e zezë, por pak e gjatë. Po, sigurisht nji foshnje do të tmerohesh po të më shifte papandehun. Mirë, po kështu donte zakoni, kështu urdhëronte feja, kështu dëshironte njerka dhe im atë. Ajo që s'munda me e kuptue asokohe dhe që ende nuk e kamë marrë vesht, asht shkaku i vërtetë i mbulesës. Due të them se ende nuk e kam kuptue qëllimin e vërtetë që në vetëvetëhe përmban mbulesa. Ç'farë shërbimi apo ç'farë dobije na siguron çarçafi? Po të m'a bante ndokush këtë pyetje kur isha e vogël, sigurisht, do të përgjigjesha tne thanë se çarçafi na i ruen robet nga pluhuni e nga balta e shumtë që kanë rrugët t'ona. Por kurrë nuk do të thojsha se duhet për me e ruejtë nderin e femnës. Çarçafi qenka prita, pengesa, mburoja e nderit? Çudi dhe çudi e madhe!...
Deri pak vjet ma parë, si e mitun, mnnd të kem qenë foshnje nga mendja dhe më ka mungue fuqia gjykuese. Po tash, që i mbusha 17 vjetët, më duket se jam në gjendje të shof ma kjarët dhe të gjykoj ma kthjellët. E mue sot, për Zotin, nuk më mbushet mendja se çarçafi mundet me e ruejtë nderin e femnës. Vallë mos ka ndonji fuqi magjike ai këllëf që e mbështjell shtatin për me i ruejtë thesarët e nderit t' asajë q'asht futë në të? S'mund t'a besoj. Përkundrazi kam formue besim se çarçafi asht mjet turpi e shnderimi. Po. Sa herë kam ndigjue prej plakave të fisit se jevgat t'ona ase laviret tjera, për të mos ramë në sy të botës, mvishen me çarçaf dhe, në mes të ditës, shkojnë ke ky ase ke ai bik. E femna e pambuelueme nuk guxon të futet në shtëpin e huej jo ditën, por as edhe natën, pse njifet prej shum kuj. Kuptohet fare lehtë, pra, se çarçafi, në vend që t'a ruejë nderin, e lehtëson shnderimin. Prandaj ai nuk vlen veçse për t'i mbulue robet e bardha ase të kuqe që ka mveshë femna fatzezë nën të. Kam ndigjue prej pleqsh e plakash se feja urdhënon të mbulohen gjymtyrët e turpshme. Natyrisht edhe moralisti kështu porosit. Mirë, por femnat e krishtene që dalin jashtë pa çarçaf, mos i zbulojnë këto gjymtyrë? Mos dalin lakuriq? Jo, kurrë. Atëherë çarçafi nuk i shërbyeka qëllimit, për të cilin na kanë thanë se asht i moralshëm, i shenjtë dhe hyjnuer. Veç kësaj hoxhallarët thonë se zbulimi i fëtyrës asht i lejueshëm prej fës. Mbassi feja lejon me e zbulue fëtyrën un kujtoj se nuk i mbetet ma as ma e vogla randësi mbulesës së trupit të mveshun me robe, qofshin këto të bukura ase të shëmtueshme, të vjetra ase të reja, t'arnueme ase jo. Rolin kryesuer në bukurin e njeriut, sikundër dihet, e luen fëtyra. E kur kjo lejohet me u zbulue e me u diftue, nuk mbetet ma as shkak as edhe arësye me u mbështjellë në nji çarçaf. Të gjithë kemi ndigjue të flitet për bukurin e ndonji femne. Kur nis përshkrimi i bukuris nuk fillon as nga kambët, as nga krahët, as edhe nga shpina. Por nga koka, nga fëtyra. Thuhet, për shembëll, kishte vetulla si gajtan, sy si finxhan, hundë si qiri, gojë si kutf, dhambë si inxhi, qafë si zambak dhe, ma në fund, shtat si selvi. Por shtati, edhe n'u mbuloftë edhe në mos u mbuloftë, nuk e humb as dukjen as edhe bukurin. Atëherë përse vlen çarçafi? Nuk besoj të ketë njeri me tru të shëndoshë që të mundet me shfaqë nji arsye për me e vleftësue çarçafin, këtë shpikje të çuditshme, që nuk ka, pa dyshim, as bazë morale as edhe fetare dhe q'asht sajue nga fantazia e sëmunë e disa njerësve tru ndryshkun dhe ziliarë.
Ma në fund më vjen nji pyetje tjeter në buzë dhe me gjith që më vjen turp, do t'a baj për hir të vërtetës dhe për me e zgidhë kët lamsh kaq të pështjelluem. Due të pyes se pse vetëm femna duheshka me u mbulue dhe jo edhe mashkulli? Ky gjykim mos rrjedh nga ajo mendësi e kalbun që i quen femnat seks i bukur? Oh sikur t'a dijnë meshkujt se sa të shëmtueshme, të përçuduna dhe përbindëshe ndodhen në mes t'onë! E këto krijesa të vorfëna nga bukuria vetëm syt t'ona munden me i njoftë e me i dallue, pse na, domosdo, nuk e shofim njena tjetrën me syt e nji mashkullit të turbulluem prej pasionit. Mbasandaj kush mund të pretendojë se nuk ka në mes të meshkujve djelm e burra të bukur? Mos kujton ndokush se nuk ka buburi mashkullore? Si kur të mundesh me folë femna, me atë liri gjuhe që kanë mashkujt, kush e din se sa poezi do të vargëzonte për me e përshkrue bukurin e shokut të vet jo gjini. Kush mundet me më sigurue se nuk ka me mija femna që, tue kundrue mbas kafazit të dritares ase nëpër mjet të peçes së hollë, nuk shprazin nga goja mija e mija tubza vjershash për ata që u kalojnë pranë pa dijtë se kanë plagosë randë disa zemra të strukuna mbrenda do krijesave të dënueme me burgim të përjetshëm? Oh sa e sa sy vashash, nga plasat e dyerve ase nga birat e kafazeve, ndjekin e për cjellin kalimtarë të rij me rrafje të forta të zemrave që s'kanë liri e të drejtë shfrimi e dashunimi, me gjith që natyra edhe ato, sikurse mashkujt dhe ndoshta ma shum se ata, i ka pajue me ndiesit e dashunis. Prandaj më takon të them se në qoftë se duhet mshefë femna lypset të mbulohet edhe mashkulli, pse edhe ai ka bukuri, pse edhe ai i nxit lakmit e femnës dhe I a kilikos dëshirin.
Oh sa të mjera jemi na femnat Muslimane të qyteteve. Them të qyteteve, pse ato të katundeve dukct sikur janë përjashtue nga dënimi i robnis, mbassi nuk mbulohen. Ato kanë dishka tjetër kundrejt këtij privilegji: Janë ngarkue me punë të randa që nuk i kryen as mashkulli as edhe kafsha. E na qytetaret bajmë nji jetë ma pak të vështirë, por jemi bamë monopol, plotsisht, si hokat e shkrepseve; jemi si shprepset që shkëlqejnë e djegin vetëm kur t'i prekish ase t'i shkrepish. Ç'të bëjmë? Kështu e lyp zakoni, kështu urdhëron feja, por ajo fë q'asht bastardhue prej disa njerësve gjysmakë e të pandërgjegjshëm.
Femna muslimane, e mbyllun mbrenda katër mureve, asht e mpit, e dobët dhe e pazhdrivillueme, sepse asht shtypë e mbytë nga zgjedha e randë e nji ednkate që nuk këshillon e nuk porosit tjetër veçse ndalime: mos prek, mos dil, mos fol, mos qesh, mos e mos sa të dojë edukatori. Asht e dobët, pse nuk merr mjaft ajr, nuk e shef Dielli, nuk lëviz, nuk i kullot syt në bukurit e natyrës dhe qesh pak e qan shumë. Me nji fjalë asht nji krijesë fatkeqe që t'a këput shpirtin sikur të mundet me e shprazë vënerin e zemrës për padrejtësit që i bahen. Dëshprimi i saj s'mund të matet kurrësesi. E kjo qyqare, e pashkollueme dhe e robnueme për jetë, si mund të bahet nanë e mirë, edukatore e dëjë? Ç'farë aftësije mund të ketë ajo për me rritë fëmij, ato fëmij që kanë me qenë shpresat e nesërme të këtij vendi, mburoja e Atdheut dhe krenarija e kombit? Shqipnia ideale që andërruen dëshmorët do të mbetet si nji dëshir i vorrosun bashkë me kufomat e tyne derisa femna të mos ketë mundësin me rritë fëmij të frymzuem me shpirtin flakues e me vullnetin e papërkulun të herojve t'onë. E nji bres të tillë vetëm nanat e lira e të miredukueme mund t'i përgatisin Këtij vendi. Çarçafi pra i ka fajet dhe ai kurrë s'mund të jetë i nevojshëm për mbrojtjen e nderit të femnës, se nderi i saj mvaret nga edukata që i nepet, nga karakteri që i përpanjohet, nga morali që i shartohet dhe nga virtyti që i injeksionohet.
Sonte po mjaftoj me kaq.
Fragment nga "Sikur t'isha Djalë"
Comments (0 posted)
Post your comment