Poema e dhimbjes
Doli plaka majë malit të shoh ç'bën vallë njerëzia. S'di se kujt t'ia qajë hallin, pse në zi ra Shqipëria?
Nga Lirim Deda
Vaj, vaj, kë të qajë më parë?
Doli plaka në majë të malit,
ishte plakë, a ishte vajzë? Fluturonte sipër kalit,
lumthi kali me gjithë shalë!
Fluturonte po ku shkonte,
vallë ç'kërkonte n'ato brinja?
Brenga përbrenda gjëmonte,
shqipja ç'i kish këto thinja!
Pati qënë ajo mësuese
nga Bujani në Delvinë.
Ish e re si gjarpërushe,
kur përthith veç trëndelinë?
Pati qenë arsimtare
nga Strebleva na Kaninë,
pati bërë dhe disa marre
tek kërkonte dashurinë?
Kur e gjeti u deh keq,
kur s'e gjeti ia rrëmbyen.
Kjo botë djall e dreq,
të nderon po dhe të fyen.
Ja, tani si përrallë,
do ta rishohë rininë.
Do të pijë një kupë me dhallë,
me çobanët në një brinjë.
Majë e malit një nome,
stan i thjeshtë thurur thupra.
Që aty o atdhe,
ti shoh gjithë pllajat e bukura.
Shkon malet varg e varg
nga Tomorri në Mullet?
Ky vatan kredhur në flakë,
kashtoria dikur kështjellë.
Fushat dikur të begata,
shterëzojnë nga varfëria.
Ku janë traktorët që pata,
mos më preu tradhëtia?
Më përtej më në veri,
turfullon lokomotiva.
Nëna ime Shqipëri,
ku vanë ëndrrat e mia!
Ditët në punë e në aksion,
tërë jetën vullnetarë.
Floku saj sot borëron,
buza dridhet në të qarë!
Doli plaka majë malit,
me Naimin mu në buzë?
Diku pellgjet e moçalit
në ballë ia shtuan një rrudhë.
Ja, ja, ja tek ishte shkolla
çatia qenka gremisur.
Kopshti që me nxënës mbolla,
korba ç'qenka katandisur!
Përmbi vatrën e kulturës
shoh një kullë lartë të ngritur.
Eh kodoshi diktaturës,
deputeti i babëzitur.
Tek ish qendra Shëndetësore,
shoh një pikë karburanti.
Trubull lumi në gjeratorë
përpin fëmijët nga fshati.
Doli plaka majë malit
të shoh ç'bën vallë njerëzia.
S'di se kujt t'ia qajë hallin,
pse në zi ra Shqipëria?
Tek vret mendjen pikëlluar,
tutje sheh ca mitingashë?.
Kujt i qenke dorëzuar,
ti moj që shkabonjë e lashtë?!
Nga tribuna vijnë zëra
për përmbysje,për fitore?
Betejat në botë të terë
janë fituar në llogore.
Po me kë luftojnë vallë,
kaq të egër kaq të sertë?
Armiqtë e egër përballë
janë ca nga ata vetë.
Se ç'u ka shkrepur në krye
vëllezërit të shpallen kundër.
Ca ballistë e ca me yje,
ca fitimtarë e ca të mundur!
Doli plaka në majë të malit
është plakë a s'është plakë.
Lumë iu bënë rrudhat ballit,
Zemra i pikonte gjak.
Fill e vetme ka mbetur
në një shpat të sertë malor.
Nipër, mbesa,
fisi tretur përtej detesh shërbëtorë?.
Toka mbetur shkretë e djerrë,
as për pyll as për bar.
Dimrit borë, flakë në verë,
derri e ujku si qyqarë!
Abetaria me Naimin
është flakur në ca ferra
Ministria e Arsimit
jep e merr përditë me tendera?!
Dhe kultura, oh, kultura
Ku ka punë fshati me të??
Në disko magjistratura
jepet lehtë si hiç më gjë.
Doli plaka majë malit,
Në s'është grua, do jetë burrë.
Qielli me të ia dha vajit,
kjo natë s'do gdhijë kurrë!
Comments (0 posted)
Post your comment