Home | Literature | * * *

* * *

image
"Nuk e kam njohur kurrë lumturinë. Tani më vjen keq që ka vdekur nga dora ime. Jam aq e lumtur sa nuk mendoj të jem ndonjëherë kështu… "

 

 

 

 

Përkthyer nga Dea J Klosi

 

 

 

Një zonjë nga Chicago ka dëshmuar se ajo e kishte parë shpesh gjyshen time të godiste muret me kokë, gjatë krizave të angështisë. Një oficer policie në Kenosha ka thënë se një ditë "ai e kishte parë Zonjën Auster duke vrapuar si e çmendur nëpër rrugë. Ai ka deklaruar se "ajo ishte pak a shumë e prishur nga flokët" dhe ka shtuar se ajo sillej si një grua që i ka ikur mendja." Kanë thirrur një mjek, dhe ai ka pohuar se ajo vuante nga një "delir i mprehtë".
Marrja nën pyetje e gjyshes sime ka zgjatur tre orë. "Mes lotëve dhe ngashërimave të mbytura, ajo ka treguar tërë jetën e saj me Zotin  Auster deri në çastin e « aksidentit »… Zonja  Auster e ka përballuar më së miri provën e vështirë të pyetjeve kundërshtuese dhe tre versionet e historisë së saj janë zbuluar pothuaj të njëjta."
Në fjalën e tij të mbrojtjes, "Avokati  Baker ka mbrojtur me forcë dhe emocion faljen e Zonjës Auster. Duke folur për afro një orë e gjysmë, ai ka rikujtuar me rrjedhshmëri rastet e mëparshme të Zonjës  Auster… Zonja Auster është mallëngjyer disa herë me lotë nga fjalët e avokatit të saj dhe, në publik, shumë gra kanë qarë disa herë tek dëgjonin avokatin, i cili përshkruante luftën e kësaj gruaje të huaj për të mbrojtur vatrën e vet."
Gjykatësi iu ka lënë të betuarve të zgjedhin vetëm ndërmjet dy vendimesh : fajtore ose e pafajshme për vrasje. Atyre iu është dashur më pak se dy orë për të rënë dakort. Ashtu siç është thënë në buletinin e 12 Prillit, "në orën gjashtëmbëdhjetë e tridhjetë, këtë pasdite, juria në procesin e Zonjës Anna ka dhënë vendimin e saj, duke e shpallur të akuzuarën të pafajshme".

14 Prill. "« Që prej shtatëmbëdhjetë vitesh, kjo është dita më e lumtur e jetës sime », ka deklaruar Zonja Auster të Shtunën pasdite duke shtrënguar dorën e secilit prej anëtarëve të jurisë pas leximit të vendimit. « Sa kohë që Harry jetonte, i ka thënë ajo njërit prej tyre, isha e shqetësuar. Nuk e kam njohur kurrë lumturinë. Tani më vjen keq që ka vdekur nga dora ime. Jam aq e lumtur sa nuk mendoj të jem ndonjëherë kështu… »
"Në dalje nga gjykata, Zonja  Auster ishte e shoqëruar nga e bija e saj… dhe nga dy prej djemve më të vegjël, që kishin pritur me durim në sallën e gjyqit vendimin që do t’ua linte nënën të lirë.
"Në burgun e komtesë, Sam Auster…, ndonëse nuk e kupton këtë gjë, thotë se është i gatshëm t’i bindet vendimit të dymbëdhjetë të betuarve…
"« Mbrëmë, duke dëgjuar përfundimin, ka deklaruar ai dje në mëngjes gjatë një interviste, kam rënë përtokë. Nuk mund ta besoja që ajo do të dilte e lirë pasi ka vrarë tim vëlla, të shoqin e saj. Nuk e marr vesh këtë. Nuk e kuptoj, por nuk do të ngulmoj. Jam përpjekur njëherë t’i rregulloj gjërat në mënyrën time, kam dështuar, dhe nuk kam tjetër veçse të pranoj vendimin e gjykatës. »"
Të nesërmen është liruar dhe ai. "« Do të rifilloj punën time në uzinë, i ka thënë ai prokurorit. Sapo të kem mbledhur ca para, do të ngre një gur mbi varrin e Harry, dhe pastaj do t’i shpenzoj energjitë e mia për të siguruar mbijetesën e fëmijëve të një vëllai tjetër timin, që jetonte në Austri dhe që ka vdekur në luftë në ushtrinë austriake. »

 

Fragment (Paul Auster)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00