“Varri i pagëzimit” dhe çvarrosja e një epoke
Një roman nga Artan Mullaj që gërsheton të kaluarën me të sotmen.
Nga Gjikë Kurtiqi
Në kohën e sotme janë të shumtë analistët dhe estetët që flasin për letërsinë dhe romanin si një nga gjinitë themelore të saj, duke dhënë mendime nga më të ndryshmet. Flasin për letërsinë dhe statusin e e saj të leximit mbarëbotëror. E lot apo jo rolin që ka luajtur letërsia artistike? Po roamni, si gjinia themelore e saj, ka të ardhme apo mbaroi koha e tij? Rreth këtyre pyetjeve jepen përgjigje të ndryshme dhe bëhen lloj lloj filozofish. Një pjesë e mirë e tyre shfaqin mendimin se me zhvillimin e jashtëzakonshëm të tekikës kompjuterike, të zotërimit të internetit, të televizionit dhe dixhitalizimit të tij, është vënë në pikëpyetje e ardhmja e gjinive të mëdha të letërsisë dhe veçanërisht e romanit.
Po ç’tregon realiteti? Ç’qëndrim po mbajnë lexuesit ndaj letersisë dhe romanit sot? Lexuesit në mbarë botën vazhdojnë të lexojmë, Shekspirin, Tolstoin, Dostojevskin, Servantesin, Hashekun, Kamynë, Balzakun, Mopasanin, Gogolin, Turgenjevin e shumë klasikë të tjerë që nuk kanë lidhje me kohën tone; këta autorë klasikë nuk kanë patur dijeni për shumë nga mjetet me të cilat ne komunikojmë sot. Po përse këto vepra mbeten të pranisheme dhe sfidues spokash? Pse lexuesit i kanë këta autorë dhe këto vepra vazhdimisht shumë të pëlqyeshme?
Përse lexojnë me shumë interes edhe romanet e Hemingueit, të Remarkut, Markesit, të Danit etj. ashtu siç lexojnë me shumë dëshirë edhe romanet e shkrimtarëve tanë; të Kadaresë, Agollit, Kostës, Kongolit e të tjerëve ? Ky realitet hedh poshtë teorite që thonë se mbaroi koha e romanit dhe se magjia e letërsisë jo vetëm krijon kohën e vet, terrenin e ve, por edhe sjell imazhet e kohës së shkuar, por ushqen shpirtin e lexuesve dhe pasuron botën e tyre me diçka që që nuk arrin tua japë as ekrani i kinemasë dhe as ai i kompjuterit.
Pa pretenduar se po bëjmë jnë analisë të letërsisë sonë të sotme, do të thoshim se kohët e fundit po vihet re një prurje mjaft e begatë e romanit shqiptar. Pas romaneve të Kadaresë, Agollit e të Kongolit, brenda një kohe të shkurtër erdhën edhe dy romane të Koço Kostës, dy të Ben Blushit dhe një sërë romanesh të tjerë shkruar nga autorë të njohur, por edhe të panjohur në fushën e letrave.
Në këtë prurje të gjinisë së romanit kanë zënë vendin e tyre edhe katër romanet e Artan Mullajt. Pas romanit të parë “Pa ty”, përkthyer e botuar edhe në Greqi, romanit tjetër “Fundi i botës”, dhe romanit Boshllëku i mungesës tënde”,këto ditë doli në qarkullim romani “Varri i pagëzimit”, që pa dyshim përbën jo vetëm një sukses të ri të autorit, por do të thoshim sjell edhe një temë me shumë interes në letërsi. Ai gërsheton dy epoka, një epokë pak a shumë të harruar, siç është ajo e mesjetës së vonshme, me epoken e sotme.
Pse është me interes epoka e mesjetës së vonëshme? Eshtë me interes sepse lexuesit e sotëm, veçanërisht lexuesit e rinj, i kanë shumë të kufizuara dijenitë e tyre për këtë epokë. Dinë vetëm se lidhet me pushtimin osman, se mungonte gjuha shqipe e shkruar, se njerzit jetonin në një prapambetje të madhe dhe se janë zhvilluar disa kryengritje të kufizuara për pavarësi. Por harrojmë se në këtë epokë kanë jetuar njerëz me ngjarjet e tyre, me gëzimet, hidherimet, me dramat dhe ngjarjet e tjera që lidhen jo vetëm me jetën e tyre por edhe me jetën e krejt vendit. Dhe pikërisht një dramë, një tragjedi që ka ndodhur dy shekuj më parë e që lidhet pazgjidhmërisht me çështjen kombëtare.
Kështu ndodh edhe me romanin “Varri i pagëzimit” të Artan Mullajt. Në vendlindjen e Naun Veqilarxhit (Bredhit), në Vithkuq, pranë kishes së Shën Mëhillit, ndodhet një monument i lashtë historik që flet shumë. Ai flet parasëgjithash për patriotizmin e vithkuqarëve në shekuj, tregon për këmnënguljen e tyre për të ruajtur gjuhën shqipe, për t’iu bërë ballë qarqeve shovenë që janë përpjekur më mjete e mënyra të ndryshme t’u tjetërsojnë fenë, t’u mohojnë gjuhën dhe t’u tjetërsojnë kombësinë. Eshtë monumenti i “Varrit të pagëzimit”.
Jo rastësisht nga ky truall ka lindur edhe pioneri i Rilindjes Shqipatre, autori i alfabetit dhe i abetares së parë shqipe, atdhetari i shquar Naun Veqilharxhi. Eshtë ai Naun që i shkruante nipit të tij në Vjenë lindur e rritur në Greqi: “Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet,dmth të mohojë prindërit e tij, farefisin e tij, miqtë e tij, bashkëkombësit e tij, vetë vatrën e tij stërgjyshore, varret e stërgjyshërve, gjërat e shenjta të vetë familjes së tij dhe të shkojë për t’i kërkuar të gjitha këto gjetkë, ku kurrë nuk do të ketë mundësi për t’i gjetur”. Para Naunit në Vithkuq kanë jetuar prindërit dhe gjyshërit e Naunit, kanë jetuar edhe shumë burra të tjerë atdhetarë që janë përpjekur, janë ndeshur e kanë luftuar për ruajtjen e gjuhës, besimit dhe kombësisë. Për këto përpjekje flet edhe “Varri i pagëzimit”. i pari që ka folur për këtë munument e dramën që ai mban në veten e rij është Mihal Grameno, i cili ka shkruar që në vitet 30” novelën e tij “Varri i pagëzimit”. Duke lexuar novelen e Gramenos dhe romanin e Mullajt vëren që edhe pse trajtojnë të njëjtën fabul, e kanë të njëjtin titull ndryshojnë kryekëput nga njeri-tjetri. Ndryshimi nuk është vetëm në subjekt e në personazhe por edhe në mesazhet dhe filozofinë që sjellin
Romani i Artan Mullajt jo vetëm “çvarros” dramën që mban breda ky monument por na jep një panoramë shumë më të gjerë e më të plotë të epokës së kaluar, jep një galeri me shumë pesonazhe që veprojnë e gërshetojnë dy epokat; ai e shtrin pasqyrimin e epokës së kaluar edhe jashte kufijve të vendit tonë, përpiqet dhe i jep personazhet me veçoritë e sejcilit, pra ju largohet shtampave dhe jep si vlerat dhe antivlerat që mbart gjithsejcili prej tyre. Me sa duket autori jo vetëm ka shfletuar e shfrytëzuar shumë dokumente të epokës së kaluar, por edhe ka shkelur e ka parë shumë vende e institucione fetare, e jo fetare. Në roman lexuesi veç subjektit dhe personazheve që veprojnë rreth tij mësojnë edhe shumë realitete të panjohura.
Nuk ka dyshim që ky roman do të pritet me shumë interes nga lexuesit, por pa dyshim do të ngjalli edhe reagime nga qarqe e subjekte të ndryshme për ato çka trajton dhe mënyrës si i trajton.
Unë jam nga lexuesit e parë të romanit dhe u mundova të shpreh shkurtimisht vetëm disa mendimet nga imazhet që më krijoj leximi i tij.
Comments (0 posted)
Post your comment