Latest News
* * *
Diell mbi Çelëvjollcë. Rreze në xhama E hap dritaren. Dikur, fluturoj në Qiell.
Kalosh Çeliku
Një Grua vite e vite më hy në poezi
E m’i bën vargjet lëmsh në libra.
Herë në ballinë, në kopertinën e fundit
Lexuesve ua bën me sy. Vetulla.
Dhe, Qyqja lidhë e zgjidhë vargje.
Një Grua vite e vite më hy në poezi
Nuk di si ta përzë, lidh me një varg.
Zgjidh. Pemë e zhveshur gjethesh...
* * *
I lodhur jam. Edhe Nata. Edhe Dita
Duar më duar më hedhin mbi çatia.
Majë lisave. Te Përroni i Thanës
Tri Zana më japin gji. Fuqi për luftë.
Gjokut t’i kërcej në shpinë, marr malet.
Majëmalet larg. Baba Tomori edhe më larg
Hëna më tha të pushoj te dera e Kopshtit...
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment