Home | Literature | Shi në Mitilini

Shi në Mitilini

image
Mbizotëronin te gjitha llojet e haloreve, diku e gjelbra nga dendësia e thellësia ish bere kaçurrela, kaçurrela.

 

 

 

 


Nga Dhimiter Pojanaku

 

 

Rrobat e banjës ne fund te çantës zbardheshin si çadrat ne vere.
E dëgjoja poteren e tyre teksa zieshin me veglat e rrojës, parfumin, nderresat. Binte breshër. Ca kokrra lajthie kërcisnin e mend te vrisnin. Nuk di perse Mitilini po me priste kaq keq. Te isha këmbë ters? S`besoj! Fëmije i kisha idhuj udhëtimet, doja te beja timen çdo pjese dheu, ajri a deti , te panjohur me pare… Mbase Mitilinit mund t`i kishin thëne qe dëshpërimi me jepte magji krijuese dhe me këtë pamje me linte qëllimisht ta pikturoja me mire, te isha sa me afër kësaj çudie greke.
Papritur doli dielli. Po thahesha i qete me këmbët te zhytura ne breg, gjer afër gjurit. Po e përpija këtë bukuri greke aq sa me dukej se e kisha marre brenda grushteve dhe po e ruaja si xhevahir. Brenda grushteve te mi, Mitilini bënte lojëra te çuditshme, përthyhej ne mijëra drita te vogla qe dilnin nga mijëra kënde te ndryshme.. Ashtu, pa e lëshuar nga duart, u nisa drejt Molivos, ku me priste bujtësi im, poet Rezarti.
Mora autobusin e linjës, jo se nuk me pëlqenin taksitë, por diferencën e çmimit doja te hidhja për te pare vise te reja dhe për pak lluks ne mbrëmjen e vone.
Molivo me priti me bujarisht se Mitilini, siç ndodh shpesh me provincat. Mbërrita natën. Kalaja me anën e një ndriçimi dinak, ndillte mister. Konturet e ndërtesave poshtë kalasë, po shuheshin. Ato i ndanin ende nga njëra tjetra llambat e oborreve dhe errësira, një errësirë e thelle qe e trembur nga vete nata qe e krijonte, afrohej sa me shume llambave duke ja`u zbukuruar edhe me fytyrën e portokallte.
Dritat kishin një te verdhe prushi, si prej vatre dhe besova se do kaloja mire.
Lokali ku shërbente Rezarti ishte buze molit, një mol i vogël, intim. Vangjelis, pronari i tavernës kënaqej kur shihte qe puna shkonte si sahat floriri. Rezarti dhe i vëllai, qëndronin qiri ne këmbë! Anglishtja e tyre e ngrohte mbizotëronte ne lokal dhe ne tavolina kish hare, shkëmbeheshin shakara si kripa me e ëmbël.
Ish fillim shtatori.
Molivo i ngjante ne mëngjes trëndafilave roze te vjeshtës, qe edhe ne prag dimri nuk duan te jepen. Te gjithë turistet i shkonin për bukuri dekorit te vendit. Te shumtit ishin te moshuar dhe këtu, kishin ardhur te shihnin te patrazuar videokasetën e kohës se arte…
Te sapomartuarit, dukej se kishin gjetur dashurinë vone ose kishin vendosur vone. Shkonin rrugës te qete, nostalgjike, pa shpërthime nga ato qe dashuria i jep moshës se blerte. Shkurt, Molivo ne atë shtator dukej si një pelegrinazh ëndrrash, kujtimesh, sikur shfletohej një ditar…
Rrugicat me kalldrëm i ngjanin pazarit te Krujës ne Shqipëri, vec se këtu, dite nate sundonin turistet. Ish çudi se si nga rrugicat e ngushta ne thelb te kodrës te ftonin lokale, ku sa kaloje pragun, gjendeshe përballe detit, njësoj si nga një shteg i ngushte, si me magji, te dilje ne një udhe te gjere e pafund…Ballkonet e dala me mjeshtëri te linin te kundroje hapësirën e pamat. Rezarti kish menduar te drekonim larg Molovis, ne një vend paksa alpin, tre-kater male larg detit. Petrino, quhej.
Atje njoha holandezen Ofeli, jo e Shekspirit, jo! Ish e qete, e bute si kadife, pak po ta prekje dukej sikur do i shprishje gjithçka, njësoj si po te trazoje një luleshtrydhe te mbushur me diell.
Holandezja pat ardhur për pushime dhe e dashuruar si neper romane me Rezartin, u kish thëne prindërve mirupafshim dhe tani punonte kameriere, ngjitur me lokalin e mikut tim. Kafen e pimë ne Molivo, tek lokali i Neritanit. U çudita me anglishten e thekur te Neritanit, i cili bashkëjetonte me një angleze dhe ajo, nuk e linte te gabonte.
Edhe vëllai i Neritanit, qe ende i kish buzët me qumësht, dashuronte edhe te huaja edhe greke, greket i trokisnin ne shtëpi e rrëmbenin, iknin.
Me ngazëllente kombi im, punonin shqiptaret por edhe pëlqeheshin nga te huajat, i dashuronin mjeshtërisht, bile ishin këta te fundit qe te nxitur nga provokime te reja, edhe tradhtonin.
Kur isha parvjet ne Krete, një te njohurit tim, tepër fatlum ne dashuri, i erdhi me avion, pa lajmëruar, e dashura nga Gjermania. Kish marre vesh se kretani shqiptar flirtonte me një ruse dhe kërkonte shpjegime. Nuk e di se si përfundoi lufta, subjekt i se cilës ishin dy shtete me përvojë ne luftërat botërore, por i njohuri im me njoftonte pas një kohe, se bashkëjeton me rusen dhe kane një fëmijë te quajtur Stefanos.
Pra e thashë isha jo krenar por i lumtur, shqiptaret jo vetëm e ndertonin Greqine por edhe e ushqenin me dashuri. Dhe dashurisë, kësaj rrufjane te lashte, dinin ti`a lexonin te gjitha nuancat e ngjyrave ia njihnin hilet, dredhitë, i`a donin vuajtjet.

Hëna, një hënë e plote, çuditërisht nuk ngjitej sipër por shkonte si dielli ne perendim. Mendova mos ky mirazh me vinte nga ndonjë tension i syrit, por molivianet mezi prisnin qe unë ti pyesja, pasi kjo çudi ndodh vetëm ne vendin e tyre dhe, askush nuk do te rrëfejë sekretin.
Ne mbrëmje, ne shtëpinë e Rezartit pimë vere te vjetër. Nga ballkoni shihja se Molivo ngjishej pas kodrës. Ndillte detin. T`i afrohej, t`i pëshpëriste diçka…
Motorë te panumërt përpinin te përpjetat e kalldrëmeve dhe zbrisnin tatëpjetave si tufe karkalecash. Te shumtit ishin shqiptare, shpërndanin pica, furnizonin lokale, shkonin ne takime.
Shtëpia e bujtësve te mi ishte nje vile e këndshme, me qira te larte.
Nga jashtë dukej aristrokate, nga brenda, kthine studentore. Vetëm kompjuterët dhe librat ishin ne vendin e vet. Kontraceptivet rrinin mbi komotë e shtretërve si aspirinat dhe u siguroj se shoqëritë e prodhimit te tyre do gjenin këtu motivet e një reklame sa te bujshme po aq edhe te suksesshme.

I vura zemrës një gur dhe e lashë Mitilinin ta kaplonte vjeshta gjer ne fund. Mitilini ish strukur ne mol, nuk donte te jepej, por unë e dija se fill sa te binte sinjali i tragetit, lotët i kishte gati. Ndërtesat, edhe pse ishin ngjyra - ngjyra nuk mund ta fshihnin perden e hirte te trishtimit. Për te lehtësuar ndarjen u bëra moskokecares, po vërshëlleja, sikur do flija atje, atje ku ndërtesat ishin bere si patkua dhe kishin futur brenda detin.
Kur je i paket, te duan si beben e syrit dhe deti brenda patkoit jetonte ne salltanet. Drita lloj lloj e elektrizonin tej për tej, e rrethonin varka, jahte, i rrinin pranë te dashur, fëmijë, te moshuar…

...

I`a kish mare dorën trageteve dhe u rehatova menjëherë. Kisha mare disa shishka me uzo, te cilat me tërhoqën nga format plot çudira e qelqeve.
Trembesha mos thyhej ndonjë dhe trageti do kundërmonte nga aroma e uzos sikur te kishte hipur ne te I gjithi Mitilini, i cili shquhej ne prodhimin e uzos.
Hapa romanin dhe po beja sikur lexoja, çka do thoshte për fqinjët mbyllje e çdo shtegu për muhabet. Ngaqë nuk lexoja por edhe nuk ia ndaja syte librit, germat u zbardhëlluan, u zhduken, mbi faqe tani here dilte deti, here llixhat tutje Molivos, ku një rrip uji ndante Greqinë nga Turqia, here lokali i Stelios, ku rrinte ulur trishtimi e pinte xhin me tonik,
Nuk di sa ndenja ne ate gjendje nostalgjie, se sapo lëviza perden dhe hodha sytë mbi det, Egjeu, si pas një ankthi, i çliruar, me gëzohej dhe si delfin, bënte kërcime spektakolare.

...

Mandi me Rudin, çifti per te cilin u kam folur edhe here te tjera, e kishin ndare mendjen te me mbanin atë nate. Mandi e ngiste makinën rrugëve te ngushta te metropolit grek me një shkathtësi e siguri te habitshme, bile qe bere grek kaluar grekeve. Kur greket bënin gabime ne timon, dilte nga makina dhe i qortonte, i fyente, madje kur gabimi ish tepër i rende, i shante keq! Shkuam ne aeroport, ku Mandi poeti, do merrte ngarkesën me peshk. Peshku vinte nga pothuaj gjithë detet e botes. Mandi siglonte me lehtësi e vëmendje hyrje daljet, dhe kuti kuti i çuam neper lokalet e kontraktuara. Kthesave te forta zhvendosej akulli i ngrire dhe peshqit me sy te murosur me kot kërkonin Athines ujërat e deteve te tyre…
Nen delikatesën e Rudit, brenda një tryeze moderne, i provuam nga pak peshqit e deteve te largëta. Ishin tepër te shijshëm çka vinte edhe nga dëshira e tyre për te dale fitimtare mbi detet greke.
Drita e qirinjve binte mbi gotat kristal,strehohej ne fytyrën e Rudit duke i dhënë shkëlqime befasuese mikpritjes.

...

Kisha lënë takim me Jorgon, mjekun tim kardiak dhe duhej te linim Athinën për t`u nisur vrap drejt Selanikut. Afër Lamias, Arviti, me koke te vet, i beri një ndryshim programit, u nis ne drejtim te nje pike te rralle turistike,pothuaj nje ore nga Lamia, neper pyje e male ose me sakte neper male me pyje e qiell. Donte qe nesër te zinte një vend pikant ne gojethenat për poetin.
Mbizotëronin te gjitha llojet e haloreve, diku e gjelbra nga dendësia e thellësia ish bere kaçurrela, kaçurrela.
Fshati quhej Mushinica dhe ne u ulem tek bujtina e Llambros me mustaqe deri ne arpallek.
Asnjëherë nuk i kam patur aq afër majat. Cfare them: ato vinin, përkuleshin, godisnin me krye gotat tona si te zakoni i dollisë, dhe ikin vetëtimthi t`i tregonin qiellit qe priste me padurim! Fshati merrej me blegtori, blete, dru e qymyr. Llambro na gatoi nje mish shqere ne prush dhe na tha se brenda atij mishi ishte palca e malit e pyllit qe kishim perreth. Dhe vërtet, kishte një arome qe t`i përcëllonte hundët, te lëvizte diçka ne stomak. Po vera?! Ishte aq gënjeshtare dhe e pabese sa Jorgo doktori u mahnit me pulsin tim tej normales, duke vene ne dyshim talentin e tij. Por c’faj kisha une, se mos Jorgo doktori nuk drekoi ne këto male përrallore te vendit te vet dhe nuk u be tape!
Ne hyrje te fshatit ishte shkolla, nje odeshe. Llambro tregonte se mesojne vetem Femije shqiptare, per te cilet vjen nje mesues nga Kallabaka, tre ore larg.
Krahasova shqiptaret e këtushëm qe vetem punonin, qe nuk kishin as kinema, as disko, as det, me shqiptaret ne Molivo… Nuk kish rëndësi cfare ndjente shpirti im poetik, rëndësi kish qe atdhetaret e mi, "mbretëronin" mbi çdo pëllëmbë te territorit helen, me kuptoni ?!
Edhe këtu ne këtë bukuri vetmitare, ku kishin ngelur vetëm 20 banore, edhe këtu ...ku frutat dhe perimet vinin nga Lamia, ku nga Lamia mundet te vinte edhe berberi …

Llambroja na premtoi se ne dimer do na serviste derr te eger dhe debore. Na percolli nje plak, I cili na mori per njerez te qeverise dhe iku i merzitur. Kushedi c`leter kishte shkruar dhe priste përgjigje. Dielli nuk na linte te fotografonim. Nga te gjitha pamjet mahnitëse, na dilte përballë. Dukej si nje marrëveshje e tij me pyjet dhe Arviti po i qortonte te gjitha se bashku duke marre kthesat e forta si brryle, kaluar Shumakerit. Jo, ndaji, e këshillova une per ta qetesuar…Duhet te veconte pyjet, i kishin dhene ngjyren e syve. E thashe kot, pasi tek ne meshkujt nuk me pelqen ngjyra e blerte e hapur, ka teper perdellim, dhe djallezia lexohet lehte. Ndryshe jane syte e zinj, si te miat per shembull, pak shkelqim po t`u bjere bëhen flake! Djegin e , therin!

Dolëm ne autostrade. Pas shpine ndjeja qe me ndiqnin malet e pyjet e Llambros. E dija se pa kliente ai thurte e shthurte mustaqet dhe priste me ankth gjuetinë e derrave te egër…

Vone, ne Pisoder, kuptova qe me ndiqte pas edhe vjeshta e Molivos. Vecse ketu, ishte ndryshe. Ketu,sapo kish filluar te ngrinte kurthet e para.Kish zgjedhur majat me te larta te pemeve ,kish hapur sendyqet dhe i vishte gjethet me ngjyrat me te rralla ,te verdhe dielli ne lindje,dielli ne perendim, te kuqe te Onufrit, vishnje me shkelqim, roze kapricioze…Pemet e tjera shihnin me admirim e zili keto peme ledhatare, qe jo vetem po llastoheshin por edhe nxitnin, provokonin.
Te gjitha gjethet po fillonin t`i imitonin pa e vrare mendjen se pikerisht, ajo lakmi, do sillte pak me vone kapitullimin e tyre te plote.
Shpatullave te luginave te Pisoderit vertitej nje mjergull si grua e dehur trotuareve…

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00