Home | Literature | * * *

* * *

image
Oh ! mos t'genjejnë mendja kot mean u madhnue
Në qofte se vedni kryetar t'ka vue,
Drejtsi po s'pate, emen s'ke as nder
Se në je porsi rreshiqi i mbushun me ere...

 

 

 

 

 


Nga Filip Shiroka

 


Zotni për me t'thirrun duhet t'jeshë bujar
Mos thuej se ashtë i vorfën njaje që i kanë vdekur,
Pribderit, dhe i vobekët keq në rrugë ka mbetun;
Por ka mbetun i vorfën njaj që në rini,
As urti s'ka mësuemun, kurr as dituni,
Se gjaku as gjinia djalin s'e naltojnë,
Por veprat e mira, ato veç e çmojnë;
N'daç me t'naltuemun,të nalton ditunia,
Mos thuej kurrë pse paske të holla je zotni.
Ty as arat e bashtinat nuk të japin madhni;
Zotni për me t'thirrun duhet t'jeshë bujar,
E zemra dhe gjuha të pikojnë ar.
Oh ! mos t'genjejnë mendja kot mean u madhnue
Në qofte se vedni kryetar t'ka vue,
Drejtsi po s'pate, emen s'ke as nder
Se në je porsi rreshiqi i mbushun me ere;
Se lisin mat'naltin ma shum e tundin,
Ernat, dhe goglat me pa-hir j'a shkundin
Dhe deka asht për të drejtin nder e bukuri.
Ma e bukur de dita e martesës s'tij.

 

Femna ka mjaltën që e fik idhnimin

 

Oh, mos thuaj, çup, je e re,
mos thuaj je e bukur,
Se çmim ma shum' nuk ke,
veç sa një flutur!
Por çupen e bukur urtija e lulzon.
Edhe para botes bukurin m'ja shton.
Se ajo ashtë si zana që gazmend i nep.
Gjinisë s'saj, e nji ditë edhe burrit të vet.


Gruaja !...oh gruas Zoti na i ka thanë;
Me ju ba ndim burrit e fëmijvet t'vet Nane.
Nuk njehet për grua ajo që për ftyrë,
E humb kohën e vet me u hijeshue në pasqyre.
E çupa dhe grueja për me kenë e urtë,
T'ulet dote ketë zanin e gjuhën e shkurt;
Se gjuha e femrës nji pushte të madh ka
Zemrat me i pajtuemun a me i djege me i vra.
Femna ka mjaltën që e fik idhnimin;
Edhe n'mes t'anmiqve na e siedh dashnimin;
Por...ka edhe helmin në gjuhën e vet,
E në gjuhe ka zjarmin që ndeze nji gjytet!...
Pra veshe as matha femnen s'e naltojne,
As petkat e arta trupin nuk e mbulojnë;
Shkronjat e lulzueme nuk ka pare që e çmon
Veç ari i kulluem, ai vletin i shton.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00