* * *
Përzjerë me dritë, fllad i lehtë Gjetheve, mbrëmja belbëzon Dhe vargje derdhen nëpër fletë Si vesë kristal, që mëngjesin zgjon...
Leonard Seiti
Kur të skuqet dielli, si qershizë e pjekur
E muzgu i mbrëmjes të bjerë mbi pyll
Në u gjëndsh vetëm, në qofsha vdekur
Do shndrij nga lart, për ty, një yll.
Mjafton me sy t'ja bësh me shenjë
Do të ulet, porsi zog mbi gjeth
Nëse për mua, të mbyt ty brëngë
Në drite të yllit, do t'më gjesh.
Nostalgji
Thell në shpirt, një melodi
Zgjon të shkuarën, në kujtesë
Dhe mbushet mbrëmja, nostalgji
Për një lastonjë, një vetull zezë
Një dritë rrjedh, porsi ujvarë
K’të mbrëmje t’vonë, mbi gjeth’
Nën qiellin stolisur, margaritarë
Kujtime blu, kjo mbrëmje derdh
Përzjerë me dritë, fllad i lehtë
Gjetheve, mbrëmja belbëzon
Dhe vargje derdhen nëpër fletë
Si vesë kristal, që mëngjesin zgjon
Gonxhe Yjesh çelur, Maj
Ç’bukuri, lëndinës tej
Përzjerë me yjet, sytë e sajë
K’të mbrëmje t’vonë, kërkoj të gjej
Dhe gjum në sy, kjo natë nuk ka
Nga shpirti, kulluar, tinguj rrjedhin
Përzjerë me tingujt, kujtime blu
Lidhur përdore, me natën bredhin.
Comments (0 posted)
Post your comment