Home | Literature | Kanga e qytetit te huej

Kanga e qytetit te huej

image
Ambelsinen, ambelsinen e jetes kerko ta gjesh se e hidhuna e jetes vjen vete. Prandaj jane dritat me ngjyra qe ta kujtojne: mos harro ta shijosh ambelsinen e jetes!

 

 

 

 

Migjeni 

 

 

Kanga e qytetit te huej asht kanga e jetes qe rrohet. E jeta rohet, keshtu thote kanga: O njeri qe vjen nga dheu i huej, hiqe melankoline, ose nostalgjine per vendin tend – nese e ke, - ze vend ne nje skaj ne kryqezimin e udheve dhe vre levizjen e terbueme, qe shkaktojne pasionet njerzore.
-O dritat e bukura te qytetit te huej!
-Dritat e bukura... kuq, blu, jeshile, e verdhe. Secila drite nje grishje. Sinema, kabare, kafe, tregtiza. Te gjitha jane per plotesimin e deshirave tueja. U shembellejne luleve kah hyjne bletet, thithin nektarin dhe dalin te dehuna nga ambelsina e jetes. Ambelsinen, ambelsinen e jetes kerko ta gjesh se e hidhuna e jetes vjen vete. Prandaj jane dritat me ngjyra qe ta kujtojne: mos harro ta shijosh ambelsinen e jetes!
Prandej dhe ngasin keta njerez. Prandaj vrapojne keto makina. Prandej uturijne keshtu tramet. Dhe te gjitha keto ngjajne me nje tempo te shpejte, e cila te kujton se sa e shkurter asht jeta.
Posht, nalt, djathtas e majtas ngajne rrugat e drejta te pagabueshme si n’imagjinaten e nje inxhinieri te larëzum ne qiell(!).

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00