Parfumi i Arjanës
Mirëpo,zhgënjimi erdhi shpejt.Më tej,kur fushata nisi të intesifikohej,ai fjalor aq i ëmbël,ajo sjellje shëmbëllore,u fshih,u zhduk!
Bahri Myftari
Qyteti zgjohej rreth orës nentë.Dikur,kur ishin minatorët,minierat dhe ato dy fabrikat e pasurimit ishte i pa gjumë, gjithë zhurmë dhe plot gjallëri,ndërsa sot,i shtrirë në të dy anet e atij lumi përrua,ngjason me një kafshë të plagosur rëndë,të dërrmuar, gati të jap shpirt,duke dremitur ditën në diellë, deri në të perënduar,kur zë të përpëlitet e të gërrhas tërë natën e lume.Minatorët,me gjithë familjet e tyre,ja kanë mbathur drejt ultësirës bregdetare,o për në rrethinat e kryeqytetit.E vetmja shenjë e ekzistencës,janë disa pallate dykatësh,ndërtuar,kohë më parë, përgjat epokës sovjetike,si dhe lagja tek bustit i inxhinierir që pati humbur jetën në galeri.Para se të ndodhte zgjimi i përgjithshëm, para orës nëntës,pronarët e kafeneve,bareve,pietoreve e disa shitoreve të rendomta,nxirrnin në trotuar tavolinat,karriget,duke pritur klientët e zakontë, ata gjumash të mërzitshëm,që thirreshin nga të tjerët;me nofkën’njerëz të trotuarit!..Dhe ata nuk vononin,ishin të rregullt,aq të rregullt,sa ato karrige që patën përzgjedhur dje,do donin t’i përdornin sot.Pasi thekeshin nën rrezet e ngrohta mëngjesore’njerëzit e trotuarit’,pritnin me ankth dhe me padurim të shijonin kënaqësinë,ndoshta kënaqësinë e vetme të ditës,të kalonte aty, para syve të tyre,Arjana.Arjana e bukur,Arjana magjepëse,Arjana që kundërmonte erë borziloku!...Kjo ishe e vetdijshme për dhuratën që u falte burrave të të tria moshave,të cilet heshtazi,me një qetësi të ngirë,tejet të emocionuar,pa shkaktuar as zhurmën më të vogël, e përcillnin nga pas plot admirim, duke shijuar ecjen e mrekullueshme të Arjanës ,vithet e kercyera paksa,kofshët e zbuluara nën ritmin e hapave, të bardha dhe ndjellëse,flokët e zes që i binin poshtë supeve,dhe njëherësh duke u kënaqur me aromën që lëshonte e përhapte gjithandej trupi i femrës,një aromë borziloku që ta mbante frymë pezull,një aromë,që,edhe pse,si kudo,edhe në atë qytet, gjeje dodorantë nga e gjithë bota,ajo kurrë nuk e pati tradhëtuar../Kur femra merrte këthesë,për te posta,qëndra e saj e punës,kur trupi Arjanës s’kishte lenë më shenjë,burrat e ndërkryer prej veprimit,merrnin frymë lirshëm,i buzëqeshnin njëri tjetrit,i tundnin kokën sho shoqit dhe e përfundonin atë dialog pa fjalë,duke nxjerrë secili,sipas dëshirës,vetveten fitues.Mirëpo ajo dhuratë e dhuruar pa sherr,pa pagesë,por thjesht, natyrshëm dhe bujarisht nuk mund të mbretëronte pa mbarimisht.Vinte ora që parakalimin e Arjanes së bukur,e zëvëndësonte ai,i pakistanezit!Pakistanezi! ishte epiteti që patën ngjitur burrit të Arjanës...
Ky, në të vertet nuk kishte kurrfarë ngjashmërie me atë racë as nga lëkura,as nga portreti,përkundrazi ,ishte një bardhosh i pa këndshëm që shkonte deri në bardhësi të vetullave.Shkak i nofkës, ishte pëlqim i pa kuptimt për t’i mbajtur pantallonat deri një pëllëmbë mbi kavile,tamam,si ca praktikantë të fesë islame,ardhur nga Irani a Pkistani.Njerëzit e trotuarit që ishin gati të binin përmbys,që ishin gati t’i faleshin tërë ditën e perëndisë qiellit dhe tokës,ndaj atij qyqari ishin të pa mëshirshëm,e tallnin dhe e qesëndisnin për dreq!.Te gjithë vuanin xhelozinë,por më shumë se kaq,ishte mëdyshja e madhe si e qysh pati mundur që një mashkull i tillë i pa këndshëm,për të mos thënë i shëmtuar, të kishte shtënë në dorë atë alamet femre!.E vuajtën per shumë kohë mëdyshjen, deri sa një ditë e mësuan të vërteten.Kohë më parë ai dhe Arjana patën punuar arsimtarë në një shkollë fshati,atëherë,pikërsht atëhere,vajza u aksidentua rende,u përplas fuqishëm,deri në humbje të ndjenjave.Qe fatlume, që ish kolegu i saj,edhe ky i dëmtuar po jo në atë gjendje,i dha ndihmën i parë,duke i bërë shpejt e në kohë frymëmarrjen gojë më gojë,Ky veprim i pati rikthyer jetën asaj.Dhe, ja shpërblimi,ajo femër yll,u bë lehtësisht shoqe jete për të!Ç’shpërblim i mrkullushëm!Secili prej burrave të trutuarit,sidomos më të rinjtë,por edhe ata të pa kënaqur nga martesa,mallkonin fatin që ishte treguar dhe po tregohej aq zemër gur ndaj tyre!
Pakistanezi,burri i Arjanës, nuk u pa atë mëngjes,madje as ditët në vazhdim,,deri një mbsdite, kur u mor vesh se ai e paskësh braktisur detyrën e përgjegjësit të qëndrës kulturore,ngaqë kishte vendosur të merrej intesivisht me politkë.Fushata zgjedhore e radhes sapo pati nisur dhe ai u vu në krye të shtabit elekektoral,të kandidatit të partisë së tij..Tani po brithte në terren për t’u tatuar pulsin votuesve të ardhshëm.Në një drekë miqësh dhe shokesh ishte shprehur hapur dhe sinqerisht se duhej të kontribonte,të mos lodhej, nëse donte të shpëtonte prej kësaj province të mallkuar dhe gojë shthurur ...Nuk eshtë vetëm kjo arësyeja,kishte ndëryrë Arjana,ne jemi si njeriu pa njeri këtu,do zoti ,me ndërrimin e klimës,behemi dhe…Nuk e pati mbaruar fjalën…Po njerëzit e morën kuptimin…Çifti kishte mbi tre vjet martuar dhe s’po ngjiste…
Të hënen e parë u shpall kanditatura së ciles do t’i shërbente pakistanezi Ishte një biznesmen nga kryeqyteti,ishte tek të dyzetat,i shendetshëm goxha,i kuq për nga fytyra e nga flokët..Ky,pasi tha ca gjëra të përgjithshme, duke e quajtur parlamentin aktual vend pëllumbash,vënd zogjsh e thëllënzash,ca profesorë e profesoresha që tjerrin e tjerrin llafe,edhe pse i thurin bukur,gjithësesi s’kanë kurrëfarë vlere,e vetmja vlerë eshtë rroga,rroga e majme e tyre.Mjaft më ,atje duhet të shkojnë njerëzit e punes,e djersës!.Populli,ky popull i gjymtuar prej varfërise,i pa shpresë dhe pa prespektivë, kërkon njerëz të tjerë,njerëz që nuk e lakmojnë parlamentin për privilegje për pagë,e ku di ç’të them.Nuk e dua,ja ku po u a them me zemër,nuk më duhet ajo rrogë.që, në fund të fundit është më e vogël se përqindja e fitimit një mujor, të vjelë pej kapitalit tim!. Pastaj,sic tha,iu kthye konkretes,premtoi që me të ardhurat nga biznesi i vet ,do të niste katin e dytë të shkollës së mesme një halli kahershëm,do bënte të mundur që atë palo shetitore ta shtronte me pllaka. Do beheshin në të, edhe ca ndëryrje artistike, me qëllin, që edhe ai bust i nderuar i inxhinierit, të ndihej më mirë,Premtimet e entuziasmuan turmën dhe qe pikërisht ky casti, kur Arjana i bëri ftesën se ai ,gjatë kohës së fushatës, mund të bujte në shtëpinë e saj.Ftesa u prit me kënaqësi.!
Ditët në vazhdim u panë në qytet,në ambjente publike,edhe kandidatë të tjerë,gjithësej pesë,nga subjekte të ndryshme.Fillimisht, të gjithë kandidatët po shkaktonin cudi në popull.po linin përshtypje të pa parë ne kumunikim, sjellje,në mirësi dhe urtësi.U krijua nje opinion tek zgjedhësit,se, për ta kishte trokitur fati në derë dhe,gjithnjë sipas dëshirës së tyre,nëse do të kishte mundësi, do të ishte lumturi e madhe t’i shihnin të pestët së bashku në parlamentin e ardhshëm.Mirëpo,zhgënjimi erdhi shpejt.Më tej,kur fushata nisi të intesifikohej,ai fjalor aq i ëmbël,ajo sjellje shëmbëllore,u fshih,u zhduk! Të pestë të urtët,sic thirreshin,.u transormuan habitshëm!.Të pestë u kthyen në tmerr ndaj njëri tjetrit,sharjet,fyerjet ishin bukë me djath.Shumë shpejt ajo sjellje mbërtheu pasuesit,njekësit,votuesit,duke harruar,ndërkaq se ishin qytetarë të të njëjtit qytet,se kishin lindur,ishin rritur e plakur po aty.E liga s’po kishte fund!Duar të pa dukshme përhapën anë e kënd fletushka ,citate ku njëra palë si linte kusur tjetrës me fjalor e shprehje, të ngjashëm me cka shkruheshin nëpër banjo publike.Ato duar,më pas,në varësi të zjarrllëkut të fushatës,iu sulën mureve,fasadave.Në njërën syresh,ishte shkruar,për turp’Arjana e pakistanezit,bën seks me kuqon!!! I pari që pati fatin e keq ta lexonte, ishte ,pikërisht shoqi i Arjanës,që edhe pse ndihej i fyer deri në palcë,nuk e humbi toruan,por me nxitim,në një oborr shtëpie mundi të gjejë një kovë me gëlqere.U qetësua por qe e kot.Shkrime si ai që sapo fshiu,apo të ngjashëm, vazhdonin tej e tej.E njëjta situatë ishte e pranishme edhe ditët e tjera,Burri i Arjanë po kërkonte te gjente autorin dhe një mengjes e gjeti,ishte një djalë i vogël,një dhjetvjecar i shkathët që jepte e merrte përballë fasadës aty afër.Iu afrua pa u ndjerë,dhe fare pa e peshuar e goditi,prapa kokës.Djaloshi u perplas për tokë,U krijua një gugule e vërtetë,dhjetra qytetarë u dhane në cast,po ajo që e dramatizoi edhe më gjendjen,që alarmi i nenes së djalit,e cila.në lebetitje e sipër, mallkonte,shante,s;linte pa justifikuar të birin,dhe njëherazi ,tregonte me gisht fajtorin ,pakistanezit që tashmë e pati mberthyer tmerri,dhe, si të mos mjaftontë kaq,e ëma e djalit,,lëshoi mbi qyqarin frazën e tmerrshme,brinjosh,brinjosh,brinjosh!
Burr i gjorë mundi të largohej.Me të hyrë në shtëpi,,ia tregoi Arjanës të gjithë ngjarjen.Kjo u tregua indiferente,pasi prej ditësh ishte ndeshur,ishte ngopur me marrëzi të tilla,me zhgarravina,siç tha..Vetëm atje,atje ku rrinin Njerëzit e trotuarit nuk pati guxuar kush! …Në fund të muajt, fushata mbaroi.Në ato anë s’ishte i nevojshëm shpallja e fituesve zyrtar,pasi për të gjithë, ishte e qartë se fitues do të ishte kuqoja dhe një mjek vendas, i adhuruar dhe i respektuar për aftësitë e tij, por sidomos për gadishmërinë gati proverbiale ndaj pacientëve.Arjana dhe i shoqi qenë të parët që i shkuan për urim kandidatit të tyre,tashmë deputet..Ai i priti tepër miqësisht dhe nuk nguroi tua përmendte premtimin që u pati bërë se, me sot e me nesër, do ta realizonte shpërnguljen nga ai qytet i vdekur.I përcolli me një makinë të firmës së vet dhe në ndarje i kujtoi Arjanes mallin që ende ndjente për aromën e famshme të borzilokut,.Po ja, po ikte muaj i parë dhe ata, burrë e grua, ende s’po kishin ndonjeë sinjal,një shpresë.Më në fund, ajo vendosi të nisej vet për tek miku dhe ashtu bëri, duke mos harruar të fus në çantë dy tri tufa borzilok.Ai e priti me shumë kënaqësi,madje edhe drekuan bashkë.Kur u ndanë, i dhuroi një pako, mbushur me lloj lloj deodorantësh Me të qeshur dhe sinqerisht, i tha se tërë këta,nuk vlejnë kurgjë në krahësim me dy tufat dhuratës tënde!I dha dhe një sasi parash,duke iu lutur të mos ia merrte për tersë,pasi ato do t’i shërbenin për vajtje ardhjet, deri sa të realizohej premtimi i dhënë.Me siguri, që do ketë një fund!.Mirëpo fundi s’po vinte. Arjana,pas kësaj, nuk përtonte per të shkurar të takonte mikun e saj.Tani, ai s’po kënaqej më me ato tufat e borzilokut që ajo kurrë nuk i harroi,por po kërkonte që atë aromë ta shijonte direkt tek trupi i saj,gjë që e arriti një pasdite në një ambjent intim.Arjana ishte në formë,pak e pa turpshme,krejt lakuriq, lëshonte prej vetes,prej trupit të ngrohtë dhe epshor,veç dëshirës për dashuri, edhe atë aromën e famshme të borzilokut!…
Njerëzit e trotuarit,tashmë të malluar së tepërmi,ngaqë ajo nuk po dukej më ,si dikur perpara syve të tyre,nga që ajo kishte hequr dorë prej zakonit të kahershëm,ishin të frikësuar se,ja më në fund,adhuruesja mund edhe tu ikte, sepse asaj mund t’i plotësohej dëshira Veç, qëllonte, për ditë me radhë, që ajo të kryente ritin e zakonshëm;parakalimin e mengjezit,atëherë njerëzit e trotuarit bindeshin se Arjana nuk do t’i braktiste,se ajo nuk do t,i linte pa atë gëzim,ushqim i vetëm i shpirtit të tyre!. Jeni të marrë,u tha një ditë kamarierja që shërbente në qëndër,burra kaq te çmendur kurrë nuk më kanë zënë sytë,a se kini vënë rë se nuk është më Arjana e pare?A s’e shihni si i kanë kërcyer gongallet,si i janë enjtur vithet.!Po të ecurit…të ecurit e saj,plot naze e ledhatime që i bente edhe pemët t’i viheshin nga pas?!...Ështe shtatëzanë ,kishte përfunduar.eshtë shtatëzanë,or,or të marrosur!!Si,si shtatzanë,tani mbas tri vite martesë?Në punët e zotit, është zoti zot!..Zoti?!kishte qeshur dikush prej tyre,me atë burrë që ka ajo.edhe sikur zoti të mbledhë tërë korin e perëndive,nuk do t’i bënte derman!!!…Pastaj ,pastaj,pati këmbëngulur kamarierja e qëndrës, ju,or të shkretë, jo vetëm që kini humbur mënd e kresë,që kini humbur sytë,që jeni verbuar,por u paska lenë edhe të nuhaturit,merrni a s’merrni frymë ,o të mjerë! Nuk ndjeni gjë! Si ,si nuk dalloni dot?Po pse,pse kaq gjë nuk e kapni! Nuhasni më,ndjeni më të lëshohet prej trupit të saj ,aroma e borzilokut !?.Me sa duket,nuk e pëlqen më erën e lules! Aroma të tjera i kanë marrë mendjen..Kjo u vërtetua mëngjesin e te nesërmes.Përfundimisht,prej trupit të Arjanës nuk çlirohej më, qoft dhe një grime arome e lules së njohur.Prej saj, vinte era e dodorantit, që përdorej rëndom nga të gjitha nuset dhe gratë e sërës së saj.
Comments (0 posted)
Post your comment