Home | Literature | Kënga e Frosinës

Kënga e Frosinës

image
Mbi një shkëmb te gjoli i kaltër
Pasha fshan prej dhëmbshurie.

 

 

 

 


Jorgo Bllaci

 

 


Moj e bukura Janinë,
Qaj e qesh për bijën tënde!
C'vajte bëre, moj Frosinë,
Ali Pashën na e çmënde!

Mbyte vehten, moj e varfër,
Që në dorë mos i bije...
Mbi një shkëmb te gjoli i kaltër
Pasha fshan prej dhëmbshurie.

Krrusur krruspull përmbi shpatë,
Drithërimën se mban dot:
Mjekrr' e thinjur, mjekrr' e gjatë,
Seç iu njom e gjithë me lot.

Gjoksin flakë duke shqyer,
çohet e buçet me tmerr:
"Zbrazni shpejt në gjol t'urryer,
njëqind thasë me sheqer,

Që përjetë t'ëmbëlsohet,
ujët, që po pi ajo!"
...Muzgu bie. Toka ftohet.
Terr' i natës ra kudo.

Sonte gjumë s'ka Janina.
Valë e gjolit diç po thotë...
Ujë t'ëmbël pi Frosina,
Ali Pasha, helm e lotë.

 

Shkëputur nga "Kuja e violinës"

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00