* * *
Qiej mermeri pa peshë, dallëndyshe kundër rrymës pa mbërritje.
Frederik Rreshpja
Ditën e karnavaleve të botës
maska gjithëfarësh, nën ritëm prej shiu,
luajnë kuplete me fund gazmor,
kafshë imitojnë, insekte xhunglash,
asimetrikisht bëjnë pirueta,
për të harrur maskat e vërteta.
Simbiozë
Dy gjysma jete nuk bëjnë një jetë,
as pjesëtuar nën kryqin e dhimbjes,
as shumëzuar në iksin e shpresës,
të mbledhura me vetveten e mjerë,
të zbritura nga maja rrokaqiejsh.
Njeriu ngjyron si pylli në vjeshtë,
dy gjysma jete nuk bëjnë një jetë.
Stina e gëzuar
Si frynin erërat e stinës ashtu mbrëmë,
sikur pranvera jepte koncert me tre violinistët
e muajve të saj,
në sheshet e rrugëve dhe periferitë.
Si endeshin të dashurit nën ombrellat gazmore,
dy nga dy.
Dhe shpërndaheshin mes blerimit nën ritmin
e shiut.
Të gjitha këto ndodhën mbrëmë,
kur të prisja ndanë një BAR-i
dhe emrin ta gdhendja në avujt e xhamit.
Comments (0 posted)
Post your comment