Unë, biri yt, Kosovë
Unë, biri yt, Kosovë t'i njoh dëshirat e heshtura, t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj...
Ali Podrimja
Unë, biri yt, Kosovë t'i njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t'pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.
Me Qene
Të jesh shqiptar
e vdekja të mos të gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është
Të jesh shqiptar
e ndonjë qen të mos të ndjek
deri në varr
e pamundur është
Shqiptar të jesh
botën varr të mos e kesh
e pamundur është
e pamundur
Në trupin tim
plaga më e thellë
sa më afër
Bregut.
Kulla
Për shkak të dashurisë, për shkak të urrejtjes
baba im ka ngritur një kulle.
Në majë të botës e ka ngritur,
deri në tokë e kanë rrenuar zoterat.
Motra ime, vëllai im kmban janë bërë,
baba im atëherë perëndi ka sharë.
Gurin e rënde në themel e ka vënë
në shtatë konaqe muratorë ka kërkuar.
Sa më lart kullën e ka ngritur
10 aq më të fortë veten e ka ndier.
Një ditë baba im është mbyllur
në qiell i dashuruar, në tokë i harruar.
E kanë dalë helenët e romakët,
e kanë kaluar mbretërit e sulltanët,
e kanë kaluar ushtrite e gjeneralët,
e baba im s'ka besuar në fuqinë e gjakut,
në kaltrinë e fjalës mitare.
Nuk di prej nga, Mjegull ka qënë,
do njerëz kanë ardhur në të hardhë
pas një mijë vjetësh, para një milion vjetësh.
Prej lashtësisë, thonë, kanë ardhur
nëpër mure të pëlcitura të Kullës kanë hyrë.
Gur e m'gur atje janë ngjitur,
në majë të botës kanë mbetur sot e atë ditë.
E baba im atëherë gurin e rënde
në themel ka vënë, gurin e përrallave,
Në takim me zotin e djallin kanë dalë
ai këmbësor kohësh të serta.
E nje kulle eshte ngritur nje mije vjet
mbi nje asht, mbi nje emer ajo flet
per shkak te dashurise, per shkak te urrejtjes.
Comments (0 posted)
Post your comment