Home | Literature | * * *

* * *

image
An'embanë bukuri,
komb i lirë, tokë e lir
shqipëtar e Shqipëri
sa të lumtur, sa të mirë!

 

 

 

 


Ali Asllani

 

 

Edhe sot e këtë orë,
edhe sot ajo stuhi,
ajo flamë-madhe dorë
do na bëjë tym e hi!
Komb i varfër, komb i gjorë
si një zok i pafole,
një pëllumb i bardhë borë,
ngeli keq në një rrëke!
Që nga korça gjer te Shkodra
fat'i vendit errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra
fryn e çfryn një errësirë.
Komb i varfër, komb i mjerë,
i pamëm'e pa atë,
shpresa jotë këtë herë
si një fletë në deg'të thatë.
Komb i varfër, kombi i mjerë,
derëzi e punëzi,
edhe sot si kurdoherë,
një njeri i panjeri!

Jo, se, ja edhe hëna mbrëmë,
dukej kredhur në një rrobë,
edhe nxinte si një mëmë
që ka mbetur qyqe korbë!
Mirpo sonte bukuri,
buzë e saja burim gazi,
edhe nga gjiri i saj zbrazi
vargje, vargje, drit flori!
Nuk e di se gjysh e si,
nuk e di se qysh nga se,
po nashti një shpresë e re,
shtin e shkrep në sytë e mi.
Do na zhduket errësira,
do të zhduket ajo dorë
nesër vjen me shumë të mira
shkaba jonë dykrenare.
Nën hijen e asaj
pranvera asht përhera,
që nga fundi gjer në maj
rreth e rrotull ylyvera.
An'embanë bukuri,
komb i lirë, tokë e lir
shqipëtar e Shqipëri
sa të lumtur, sa të mirë!
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00