Home | Literature | * * *

* * *

image
-Djemo! Për një ditë, për një të vetëme, e paguan treiqind e kusur ditë, populli ushtrinë. - Ja nisi komandanti.

 

 

 

 

Faik Islami 

 

 

Nga më vjen kjo kartë more djalë?
-Nga Dega Ushtarake, xhaxha.Për djalin ushtar.Ke një djalë për ushtar ?
-Po, po bir e mora vesh.Për djalin…Rrahmanin.
-E po të të tkhehet shëndoshë xhaxha! –e uroi korierri
-Ah! Edi unë sa ka për tu kthyer më këtu.. djali!-foli me vehte plaku
-Neise, në të mbarë të vet vaftë! –uroi, duke ndjerrë një therje të fortë në zënmër.
-Biro, ju drejtua seriozisht djalit.
-Lepe gjysh!-gjegji
-Të shtunën në darkë dua që atë dashin larush tëma biesh këtunë avlli!
-Pse të duhet gjysh?-pyeti
-Për kurban për ty biri im!
-Për mua?
-Të djelën, do ftojmë miq e të dashur, për darkën e përcjelles tënde.
-Përcjelles time ? Për ku?
-Ushtar biri im.Të kanë thirrur të hënën për kura, në Degën Ushtarake të qyetit. Je bërë burrë tani.Të ma kryesh me shëndet!
-Djali shtangu në fillim.Nuk e priste kaqë shpejt.Por e përmblodhi vehten dhe zuri të qetësohej si kur të kishte lëshuar në tokë, një barrë që i rëndonte prej kohësh, në tërë qënien e vet.
-Ja, më në fund erdhi dhe ndarja, prej .. kësaj jete pa drejtim.Do të jem mes shokëve e mes moshatarëve të mi, nga të cilën do të dëgjoj dhe do të mësoj diçka më shumë.Këto vite kam folë me vehten.Ngritidorën dhe fshiu bulat e djersës mes mustaqëzave që i kishin buisur, për mbi buzë, në atë vit.Ju duk vehtja vërtetë i rritur.Kishte ardhur ai moment kur i riu kërkon të ndahet sa më parë prej të qënit në rritje.Sepse u duket se i trajtojnë akoma si ë fëmijët.Të vuajturi, atë çast e presin me padurim.Mirëpo ai e përmbajti shprehjne e atij moment që nuk vjen pa emocione.I dhimsej dajë Shabani.Iishte bërë prind ë shkuar prindit.Shpirti i tij i madh, përkujdesja e veçantë, për një bonjak, fjalët e ngohta e të mënçura, nga të cilat ai, si i ri vetëm kishte mësuar, të marra sëbashku u kishin ngjarë goditjeve të çekanëve prej druri, imbi mermerin e bardhë.Që e gdhëndin për t`i dhënë bukuri jo coptim, çkërrmoqje apo çarje. Vetëm zbukurim, art.Kishte ardhur ai moment që ai ndahej vetëm si trup, prej asaj shtëpi, por jo si shpirt.Me atë shtëpi e lidhnin moment të jetës së tij në rritje, shumë më tepër se me shtëpinë që i dogji aeroplani amerikan.Njeriu, por sidomos i riu, mbetet përherë mirënjohës i shtëpisë ku ka ndjerë ngohtësi.Ato ëndrra, ato kujtime që ka përjetuar mes njerëzve të mire, e shoqërojnë tërë jetën.
Ditët e para të ushtrisë e pati vështirë.Ai si “Krrut”, ashtu u kanë thënë përherë ushtarëve të rinj më të vjetrit,”Dautët” apo ata që përgatiten të lirohen, ju dukën një torturë e vërtetë.Dhe ditët e para ishinplot tridhjetë ditë karantine. Çdo gjë me një regjim të saktë dhe të rreptë.Por stërvitje jo.Pastrime rregullime krevatësh në radhë e plot gjëra, tëcilatr Rrahmanit I qenë dukur gjara koti.Nuk ishte mësuar që dikush nga moshatarët apo edhe të afërt në moshë ta dërgonte për të opastruar teritoret të cilat ushtarët kurrë nuk kujdesen për t`i mbajtur në gjëndjen shëmbullore. Mirëpo fati i tij e desh që për komnadant të kishte një kapiten, ish partizan, me origjinë nga fshatrat e Vlorës.Ishte njeri i rreptë në dukje, por shumë shpejt Rrahmani do të bindej se kapiteni ishte njeri shumë i drejtë.Nuk do të kalonin shumë dhe ai do të bindej me fakte se ushtari, që do të kishte për komandant një lab, edhe dimrat do t`i ktheheshin në beharë.
-Jeta ushtarake-ja pat filluar kapiten Zekua- është një loje e mërzitëshme të cilën oficerët, mundohen tua japin një seriozitet të paimagjinushëm.Ata që e kanë provuar ushtrinë, mbi të gjitha detyrën e saj në luftë, e dinë fort mirë se e gjithë kjo, që mund tu duket juve, tërinjve një marrëzi përgatitjesh, ato lojra që do bëni me oficerët tuaj Ju urdhëroj t`i merrni shumë seriozisht! Ta quani situatën e lojës tamëm situatë lufte. ! Se e gjitha ajo do të na duhet neve dhe juve bashkë, gjithë popullit, vetëm për një ditë të vetëme.Ditën kur një ushtri armike sulmon papritur kufirin tënë.Se që ta dinmi ju more djema, pot a kishim këtë ushtri që kemi sot ato ditët kur fashistët e nazistët na erdhën, do tu keshëm bërë mëmat dëgjuatë? Nuk e keshëm naj na çkrehën keq të poshtrit.Na gjetën ditën.Ja përkëtë arrësye u flas sot.Quajeni mësimin e mësimeve !Kur të mbaroni karantinën,do kemi një mësim bashkë.Mirëupafshim atë ditë! Nderoi si ushtarakë dhe iku.të gjithë u ngritën rrëmbimthi me qëbndrim gatitu, sipas urdhërit të oficerit të kompanisë ku ishte Rrrahmani.
Të gjitha ditët e karantinës, atij ju dukën të mërzitëshme.Të gjitha njësoj.Ndryshonte vetëm koha.Herë me re e hërë me diell.Por kishtenjë tëmirë të cilën ai e vlerësonte pamasë.Kishte shoqërinë.Atë pjesë jete që atij i kishte munguar.Orët e pushimit mblidheshin grupe grupedhe bisedonin.Bisedat vërtiteshin tek jeta e paraushtrisë, tek jetacivile.më shumë seicili fliste përfamiljen e vet.atyRrahmani ndjehej keq.Largohej si për të kryer nje nevojë personale.Ishte boshllëku i shpirtiti, shkaktuar prej luftës.Kjo vazhdoi gjer sa më ë fund shokët e morën vesh atë që ai nuk dnte ta dinin.Llafi pat dalë nga nënoficeri i kartotekës komandës.Kishte lexuar kaerakteristikën e bërë nga DegaUshtarake.Dhenë njëmoment keqardhjeje ai e tha para kompanisë.
-të merrni të gjithë shëmbull nga sjellaja shëmbullore e ushtar Rrahman Bakos.Lufta atij ika shfarrosur tërë familjen.Është djali, mbetur gjallë, i një ndër familjet më martire të Atdheut.
-Të gjithë kthyen kokën nga ushtar Rrahmani, gjithë keqardhje dhe kureshtje njëherësh.Djalit, sikur i ra Shpiragu mbi zëmër.Nuk donte ta dinin.E urrente keqardhjen për të…Emrin bonjak.Por ajo punë tashmë kishte ndodhur.Nga ai moment, u bë i njohur si bonjak edhe në jetën e ushtrisë.Nisi të urrejë të gjitha takimet e kompanisë në ato orët e bisedave të lira me oficerët.Kështu vazhdoi gjer ditën që patën mbaruar karantinën dhe Komandant Zekua do tu fliste.
-Ta dëgjojmë dhe këtë se nuk kam ç`bëj. Mbase nuk flet për… -mërmëriti, tek sa po shkonte në sallën e madhe.
-Fatit nuk i fshihesh dot –mendoi.
-Djemo! Për një ditë, për një të vetëme, e paguan treiqind e kusur ditë, populli ushtrinë.-Ja nisi komandanti.
-Për ditën që të vjen në derë jeziti.E këtij vëndi të vogël tonit, jezitia i ka nxirë jetën, mor i hengësha tëmën! Ndaj as një minute humbje nga stërvitja ! Mos ma quani shaka.Merreni sikur ka ardhur armiku në Shkodër.Shih! Në Shkodër thom dhe unë! Jo more, ç`në Shkodër.Tej fare, sa të ketë vënë majën e këmbës në Han të Hotit. Diejni mirë, që aty na ka cingrisur vatanin.
- I këndshëm komandanti-tha me vehte
-Ja për atë minute, na, ushtria e kuptoni vetë ju, duhet të jemi gati.Të fluturojnë me erën bashkë dhe të sosemi atje, pa e hedhur çapin e dytë armiku në sinuar tonë. Aty të matëm forcat. Të matëm forcat thom dhe unë! Jo more jo! Të matura i kemi, se na jemi në vëndin tënë.Jemi në hallin tënë, në të drejtën tënë.Jemi të stërvitur si ska më ku të vjejë.Se ndaj jem, këtu që të stërvitemi për atë ditë. I kemi të gjitha mundësitë. Kemi një udhëheqje të sprovuarna more djemo, sa nuk ka në botë.Prandaj edhe armiku më i fortë që mund t`i mbushet mëndja.. të bëjë t`hu, ..do të na rruajë trapin.Mos qeshni se kështu është vërtetë.Ja që i ka fjalori i popullit tonë ca xhevaire fajalë more djem sa që i meriton këto armiku. Aty do të na hahen drekët,..si i thomi na në Labëri.Do tu bëjmë mëmat, dëgjuat djemo! Se nuk kanë pse vinë në sinoret tona, kur na nuk u hedhëm as sytë sinoreve të tyre.Seicili në stan të vet.. ka thënë Perëndia.Perëndia!
Shih ç`thom dhe unë! Ku ka Perëndi more djem.Se po të kishte patur nuk do linte mëmat e Hitlerit e Duçes tu mbushej barku me të tilla pllazma.Do t`ua kishte tharë që sapo të kishin levrirë në barkun e tyre.Thanë barkun emiliona mëmave more u humbtë i gjisht soji i tyre! Ja që mua nuk ma mbush mëndjen njeri që të ketë patur ndonjëherë Perëndi.Kot ja futën këta dervishët, baballarët, priftërinjtë dhe hoxhallarët.Le që me të thënë e besojnë dhe ata si Perëndi, pse kush e ka parë dhe jau dëftoi se si e qysh është Perëndia.Kot a derëbardhëni, kot thonë.Perëndi për mua është mëma baba, familja, Atdheu e shteti, përmbi të tëra dhe Partia e Punës, mëma e të gjithëve na! Perëndi është e mira, njerëzillëku, mirësia, që duhet të jenë në shpirtin e gjithëseicilit.Këto po, këto janë Përëndia, për hesapin tim.Për hesapin tim! Jo, por dhe për hesapin e të gjithëve neve.Dëgjuat djemo! Ja kështu ja! Do të flasë gjatë e më çkoqur Komisari Avdiu, për këtëo punë në orët e xhvillimit tuaj politik.Atë ka vënë Partia për të çkoqitur mirë këto punë. Unë, si kumanant(ai nuk e thoshte sipas gjuhës fjalën komandant) që më kini, desha tua thoshja këto të dy llafe.Ja ashtu si do t`ja u thoshin baballarët.Vini në kokë dhe mos mi harroni!”-e pat mbyllur biasedën me kërrutat, Komandant Zekua.
Që nga ai moment komandanti pat hyrë në zëmërën e Rrahmanit.Ju duk I mirë, zëmërhapur, i drejtë, popullor, një komnadant që vinte prejradhëve të luftëtarëve për liri.Ai I hyri në zëmër në ato pakë takime edhe sepse tregonte një rrespekkt tëmadh për ish partizanët dhe partizanet.Ushtria ju bë familja e tij.Ju kujtua ai llafi që pat dëgjuar për komandantët nga zonat e Vloës, komandantët labër.”Potëkeshë komandantin lab edhe dimrat të bëhen beharë në ushtri..” Beharë ju dukën vërtetë vitet e ushtriasë. I kaloi si në gji familjeje, ato vite.Vërtetë me shumë stërvitje, lodhje, me gjumë të kufizuar por të programuar, me orar gjithëçka dhe me rregullin e trajtimit të vetvehtes të cilin aty e mësoi, për herëtë parë.Ishte kalitur dhe bërë shumë herë më i fortë se sa kur kiashte shkelur për herë të parë dyert e atyre gazermave.Ishte tashëm një djalë i pjekur, që dinte shumë e shumë më tepër gjera për jetën, për njerëzit, për shoqërinë për gjithëçka.Aty mësoi dhe zanat.Lyerjen me bojë të makinave.
Tre vitet e ushtrisë, në Kazermat “Ali Riza “ të Tiranës, ju duk se fluturuan shumë shpejt.Ai ishte kthyer në “daut” dhe kjo gjë, nëndryshim ngatëgjithë shokët që mezi e prisnin atë ditë, Rrahmanin e brengoste.kur shokët nuk I zinte gjuminga padurimi atë nuk e zintenga ngashërimi..
-Do të kthehem në ….ku? –përsëriste.

 

Fragment nga "Përmbysja e Botës"

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00