Arkitektura e shpirtit - mbinjeri
Me gjethet e vjeshtës, imagjinata në përjetim të ndjenjave Ku vet mbretëria e mendimeve është mendja e ndritur.
Bujar Plloshtani
Stuhi e furishme, o erë e vjeshtës së vonshme,
Ti, me vizatimin tënd në natyrë si hije
Vallëzon në sytë e mprehtë të një mbinjeriu.
Me gjethet e vjeshtës, imagjinata në përjetim të ndjenjave
Ku vet mbretëria e mendimeve është mendja e ndritur.
Të gështenjta dhe të purpurta janë ndjenjat,
Në vetmi të përqendruara për bilancë poetike
Nuk sfidohet dot kjo ndjenjë dhe ky përjetim,
Siç është, si një tërmet i vazhdueshëm bajronian a shelleynian.
Fijet e saj, që vdesin dy herë me vështirësi, dhe rropatje
Duhen dy engjëj të fortë dhe të mëdhenj
Për t’ia shkulur shpirtin krejt,
Se ndryshe, ky shpirt nuk vdes kollaj.
Shpirt i madh, që shëtit ngado,
Përdalur dhe virgjëreshë: mbisundo si tiranë i inteligjencës
Dhe në fund, kur të të vije vdekja: vdis si burrë!
Ti shpirt që end pelhurën tënde prej kristali,
Si ajo ngjyrë e akullt e borës, me pak ndryshim si
Kubeja e shpirtit që, merr formën e një arkitekture e stilit barok
Dhe kjo arkitekturë e shpirtit me emrin - mbinjeri.
Prej zërit tënd nuk ndien frikë askush,
Sepse nuk je sundimtar i brezave,
Por një hero për pasardhësit
Që i zgjon herë pas here nga letargjia e katër stinëve.
II
Sa mundim dhe melankoli të rreptë dergje
Oh, sa gjethe vjeshte të pushtuan mizorisht,
Por ti kapërceve çdo akull dhe çdo brymë
Sa u gjakose! Sa nuk të pa askush të kulluar në gjak.
Ti, shpirt blu në të bardhë,
Mos ndiej ftohje në nerv,
Por jepu fuqi mendimeve
Të pajeta drejt kësaj hapësire të ftohtë,
Me ndihmën e këngës së këtyre rreshtave.
Pianoforte klasike, luaj sonatën më të bukur,
Dhe sille përsëri erën e vjeshtës në mësin tonë
Me atë arkitekturën e shpirtit – mbinjeri.
Ja zevendesoje kete ne vend te pak per providencen
Comments (0 posted)
Post your comment