Latest News
* * *
Natyrisht, gjakatarët koha i lë pas dore. Vijnë Homerët dhe luftojnë me njeri-tjetrin. Pandehin se vriten për lavdinë e Iliadave.
Fredrik Rreshpja
Një gjethe u bë zog dhe vajtoi mbi ullishte.
Nga fshati kundruall dolën pleqtë,
Rendën pas shpirtrave që silleshin në ajër
drejt Kashtës së Kumtrit
Të vrarët i rreshtuan në sheshin DEMOKRACIA
mbështjellë me çarçafët e dhëndërisë.
Por shtypi tha se zgjedhjet qenë të ndershme,
të lira dhe korrekte. Ashtu edhe TV-të
Pastaj lanë gjakun
Te ullishtja me drurët e përdredhur nga dhembja
Ah! Ullinjtë e Shqipërisë dhe paqja juaj e mallkuar.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment