* * *
Dale! Pasuria apo njerëzit më shumë?Unë nuk kam asnjërën.Kam vetëm këtë shpirtin tim. Këtë kam perëndi e pasuri.Do më mjaftojë për të ecur në jetë? Ku i dihet… fatit!
Faik Islami
-Tungjatjeta! –përshëndeti Rrahmani.
-Tungjatjeta !-ja kthyen duke ngritur pakë kokat.Mundet, u bëri përshtypje ai djalë aqë i ri, që u afrua dhe i përshëndeti, por loja ishte në kulmet e saj.Në ato lloj lojrash burrat e humbasin miresjelljen dhe kureshtjen.Djali ndënji një copë herë duke i parë.Por dhe gjë për tu parë më gjatë nuk ishte.Bëri disa hapa tutje nga kurioziteti për të parë hapësirën që në memoreien e fëm mijës ishte e fiksuar.Shumë shtëpi, baçe rreth e rreth shkollës kishin ndryshuar krejt pamjen.Ai nuk po vriste mëndjen në kishin ndryshuar për mirë apo për keq, por sa ai ishte në gjëndje të mbante mënd pamjet.I gjithë peisazhi i dukej i njohur. Nga malli dhe mungesa e gjatë në vëndin e tij të lindjes gjithëçak i dukej e tija, e dashur.Në shpirtin e bonjakut kishte shpërthyer malli për vëndlindjen.Ai mall shpërtheu i përzier me dhimbjen e thellë që vetëm sa i kishte zënë kore në tërë ato vite të mungesës së tij në fshat.Ajo kore ishte plasur.Se jetimit dhe të varfërit nuk i mbyllen kurre plagët dhe nuk i ngopet barku.Këtë gjëndje ai tashmë kishte vitet pas asaj gjëme që po e përjetonte.Ndaj tek cilët do sy njerëzorë që hidheshin mbi të mundohej tu merrte për mirë qëllimin.Syve që u mungon dashuria e kërkojnë jo vetëm tek njerëzit por tek të gjitha qëniet.
Ashtu edhe Rarhmani.I rrotullontesytë për të parë njerëz.Donte ta mbushte boshllëkun e shpirtit me shikime njerëzorë.Ai sikur kërkonte diçka që të mund t`i mbrohente dita ditës gjënë më të rrallë brënda tij dhe të mos i prekej nga asgjë.Ai në cilëndo gjë mundohej të ruante atë perëndinë brënda vevehtes.Shpirtin e tij të dlirë, të drejtë, e për të edhe të madh.I kujtoheshin në çdo hap fjalët e babait.”Rritu biri im ! Përpiqu e mëso që të bëhesh i zoti i vetvehtes.Që të bëhesh zot i vetvehtes nuk mund të bëhesh me para e me pasuri.Bëhesh me mësim, mundim, lodhje, djersë…!”
-Po baba!Ashtu është .Por ja që u dashka dhe pasuria.Dale! Pasuria apo njerëzit më shumë?Unë nuk kam asnjërën.Kam vetëm këtë shpirtin tim. Këtë kam perëndi e pasuri.Domë mjaftojë për të ecur në jetë? Ku i dihet… fatit! Ç`thjom dhe unë.fati im u pame kohë.E.. unë do të kërkoj për ta ndryshuar.-I tha vehtes dhe eci drejtzyrave.Shumëishin të mbyllura.Vetëm tek njëra pa se dera ishte gjysëm e hapur.Zgjati kokën.Një zyrtar ishte ulur mbi tavolinë dhe po lexonte një gazet.
-Tungjat jeta!-përshëndeti djali
-Tungjatjeta-ju përgjej pa e ngritur kokën.Djali u step.Nuk dinte si të thosh me tej.Heshtja zgjati gjer sa zyrtari ndjeu se ai që përshëndeti kishte mbetur tek dera.As nuk iku as nuk hyri brënda.Uli gazetën dhe ju drejtua.
-Kishe gjë ?
-Si të them edhe kisha, por ja..
-Nga ju kemi more djalë?
-Nga ky fshat.
-Ua! Po i kujt je, more që nuk po të njoh?
-I Kasëm Bakos.
-Si more..! Ua! Poku ke qënë kështu tërë këto vite? Ke qënë ushtar, të shikoj porkur u lirove?
-Kam jetuar në Elbasan tek gjyshi i nënës, tek babazoti, si i thomi.Pstaj ushtar dha ja erdha në shtë..
-Pa eja eja të të përqafoj more djalë.Je i atij babe dhe i asaj deli nëne.Fati more djalë, fati nuk deshi të gëzonin dhe të gëzoheshe me ta.Kështu është jeta.Le që edhe vetë e shkurtër jeta, por njerëzit e shkurtojnë edhe më shumë.Se njerëzit nisin luftrat.E bëjnë jetën sin a e bënë të gjithëve.Si ta bënë ty e plot të tjerëve.Por shtëpia juaj u shua fare.Ndjej dhimbje kur më heqe shtegu andej.Po nesise, neise.Tije rritur e bërë burrë.ke jetën tënde përpara.Je I lirë të merresh me vehten tënde, mej etën tënde.Kështu edhe shpirti yt i trazuar o djalë do të gjejë më në fund qetësinë që i ka munguar.Nuk mëthuame se jemarrë para se të veje ushtar?
-Me bagëti, pasi mbarova shkollën unike.Kam mësuar në ushti për lyerje makinash me bojë.
-Nuk paske ndonjë zanat, për këtu, në fshat pro edhe…puna e blegtorisë zanat është.Apo nuk kemi nevojë në atë sektor!Unë jam sektretar i këshillit.Jam miki tyt eti dhe i familjes tënde.Por e kemi edhe detyrim për të birin e asaj familjeje që ..Si e ke vendosur? Si do bëshë?
-Nuk e dias vetë.Nuk kam as shtëpi as…
-E di e di.Por them se do rregullohesh si të rregullohesh.Je iri.Na dil nga e hëna ta bisedojmë dhe me kryetarin e kooperativës.Hajde mosu mërzit.-dhei zgati dorën, për ti kujtuar se biseda aqë ishte.Rrahmani doli me njëndjesi të trubullt.Ai zyrtar fshati e priti mirë.Heshte kur e panë fillim, por i dha shpresë me ato që i tha.
-Bonjaku u ngopëka edhe me një fjalë të mirë-përshpëriti.U end dhe nja dy orë në përfshat dhe pastaj u nis për tek xhaxhai.Ku të shkonte tjetër.Do të priste të hënën.Kur kishte hedhur nja njëzet hapa i ra ndër mënd diçka dhe u kthye vërtik.Hyri në zyrën nga sapo pat dalë.
-Shoku sekretar mund të më jepni nja dy fletë letër shkrimi?
-Me gjithë qejf.Ja merri! Ndonjë vajze që të ka përvëluar zëmrën, ëë? Hë qerrata , qerrata.Kështu e ka rinia.Zjarr, zjarr jeni.Ke lënë ndonjë manxurranë andej, ku kreve ushtrinë, ë? Dhe do t`i nisësh një kartë ..! Doemos posi! Hë !
-Jo! Nuk e dua për atë qëllim, por do kërkoj të më ndihmojë qeverria për …shtëpinë.Unë nuk kam ku fus kokën.
-Qeverria? Mirë, mirë.Mbase të ndihmon!Ashtu të lumtë! Mbase!
Rrugës për tek hauri ixhaxhait, bluante përmbajtjen e letrës për në qeverri.
-Kujt t`ja nis?- Pyeti vehten
-Kam ndonjë mik të babait? Babai kishte plot shokë dhe miq, por vallë ta kenë akoma ata emrin e tij në radhën e miqve dhe shokëve të tyre?Kur nuk ke miq as në shtëpinë tënde si kërkoshë tek të tjerërt? Pastaj si tu them? Unë jam Rrahman Bako i biri i…me profesion bari, por që di dhe… të lyejë me bojë makinat.Kushdo që ta marrë në dorë këtë letër do thotë. “ja na u bë dhe çobani të na shkruajë e shqetësojë.Pakë halle kemi por u desh dhe ky, kërcupërmbi samar!.Pastaj, sikur të më thërrasin të vete? Me këto rrobat zhele..! Jo! Nuk them mirë.Ata nuk janë budallenj që të shikojnë dhe vlerësojnë njeriun nga veshjet.”Veshjet dhe pozita shoqërore -thosh komisari- shërbejnë për të mbuluar “Brënda këtyre veshjeve unë kam shpirtin të pastër. Do t`ja drejtoj, shokut Enver.Ai e njihte vetë babain.Mos do mërziten këta të rrethit? Mund thonë:”Po ku paloushtari, si nuk na begendisi ne, por drejt e tek më i madhi fare!” U bë kungull, na lëshovi dhe farat tani..! Të shofim pa do e zgjidhe hallin pa neve?” Aqë duhet dhe të marrin inat për tërë kohën këta.Se mos janë ndryshe nga të tjerët.”Njerëzit robër të shpresë, ambicjes, dhe frikës janë”-thoshte komisari.”Ndaj, shoqëria jonë e re ka për mision të krijojë njeriun e ri, pa këto vese.” Ti kenë dhe kuadrot e partisë e të pushtetit të ri këto vese? Dhe ata njerëz janë, pse do jenë më ndryshe.Po shoku ..Jo!Ai nuk i ka. Kështu thoshte babai për atë njeri.Atij do t`i shkruaj.-tha dhe shtyri derickën e haurit.
-Erdhe bir? Hë, takove njeri?
-Takova plot xhaxha.Takova sekretarin e këshillit.
Fragment nga "Përmbysja e Botës"
Comments (0 posted)
Post your comment