* * *
Qe te blerte mbeten ne cdo stine, Qe nuk ka c'u ben acari i eger Me debore e shi e suferine.
Jorgo Bllaci
* * *
S'i mbaj meri per vitet e rinise,
Qe nje nga nje po m'ikin pa gezim
As jetes plot andrralla, as dashurise,
Qe u tall ashtu sic desh me fatin tim.
Askend nuk e kujtoj per keq ne bote, -
Ne zemren time shteg te mbyllur s'ka
Mjafton nje fjale e cilter, fjale e ngrohte,
Qe te me besh prape mik e prape vella.
* * *
Une ngjaj me bredhat neper male,
Qe te blerte mbeten ne cdo stine,
Qe nuk ka c'u ben acari i eger
Me debore e shi e suferine.
Ajr' i paster, trualli i forte
Valle u jep atyre kaq rini?
Ku ta dish? Natyra ka dhe ligje,
Qe prej nesh i fsheh me xhelozi.
Une ngjaj me bredhat, por, ne dimer,
Tek mbi supe boren pres i heshtur,
Mendja me rri larg te nje qershize,
Qe acari i ngrire e gjen te zhveshur...
Comments (0 posted)
Post your comment