Pragnatë shiu
Jashtë shiu i fundprillit vazhdon të bjerë me ritmin e pandryshueshëm të rrëmbimit.
Nga Dritan Mesuli
Ka një personazh të ri në jetën e pallatit nr 23 në rrugën “Despos Sehou”.Quhet Kosta dhe s’ka dy ditë që është transferuar së bashku me familjen këtu.
Në katin e sipërm zhurma vazhdon dhe pak,pastaj dëgjohet një e trokitur e vazhdueshme që shoqërohet nga një ecejake e shqetësuar. Kjo është grua,është mendimi i parë që më përshkon trurin,më pas çdo gjë bie në heshtje.
Orë e çuditshme. Asgjë nuk është zgjuar dhe jo gjithçka ka rëne të flerë,e në familjen në katin sipër meje,si duket ,ka akoma për të sistemuar.Jashtë shiu i fundprillit vazhdon të bjerë me ritmin e pandryshueshëm të rrëmbimit. Dëgjohet zvarrja e një mobiljeje dhe unë përpiqem të kuptoj se ç’mund të jetë. Kërkoj të bindem njëkohësisht se është veprimi më kot që dikush mund të bëjë në një pragnate shiu,kur s’ka më se të mbushë kohën.
Eshtë më mirë të shtrihem mendoj. Nga kuzhina dëgjohet zhurma e ujit që rrjedh dhe përplasja e shqetësuar e pjatave. Elira po vendos rregullin në ambjentin e saj. Ndalem dhe i hedh një vëshrim. Një ndjesi e atypëratyshme më pushton. E di,është ajo thirrja e mistershme që nis nga një vështrim,që bën gjakun të zgjohet ngadalë e të vlojë, më pas të shpërthejë në një vullkan emocionesh të valta.Eshtë thirrja e natyrshme e instiktit,që bën gjithçka të ketë vetëm një kuptim e të jetë pikënisja e gjithë të tjerave.
- Po shtrihem. – i them dhe lëshohem i tëri në vështrimin e saj të qetë.
Eshtë e lumtur.Ose kështu dua të besoj. Fundja ç’rëndësi ka,ajo është aty,e përhumbur në natyrën e saj të brishtë,tek merret me punët e saj,e dhënë pas një rituali të përditshëm,krejt ajo. Dua ta besoj lumturinë e saj. Me cdo kusht,për të vetmen arsye,se dhe ajo është lumturia ime. Të ndërvarur në fatin tone.Sepse kështu ndodh gjithmonë. Janë ca rregulla jetsore që mbeten të paprekur dhe është pikërisht ky raporti mes burrit dhe gruas dhe lumturia reciproke për të cilën bëhet fjalë.
Ftohtësia e krevatit më rrënqeth dhe tek strukem krejt lakuriq nën kuvertë dëgjoj përplasjen e vrullshme të shiut përjashta. Në kuzhinë ka rënë qetësia,po ashtu në katin e sipërm. Elira hap derën dhe në gjysëm errësire,me lëvizje të lehta nis e zhvishet. Ajo e di që unë po e shikoj dhe mua sakaq më pushton dëshira të di ç’mendon aty në errësirë. Mbetem vetëm në atë kapriço të djallëzuar. Dua të di në është skuqur dhe ndihet e turpëruar ndërsa mendon syte e mi tek e ndjekin duke u zhveshur.Ajo është mësuar tashmë me dëshirën time prej të marri të verdallosem nëpër shtëpi i tëri lakuriq.
Po ashtu si ajo e di që mua më pëlqen djallëzia e saj tek zhvishet në errësirë dhe unë jam i bindur si dhe ajo,edhe pse është imja më shikon me një sy erotik ashtu. Ajo sakaq është pranë meje dhe unë ndjej avullimin e mishtë të saj.Më struket e tëra në gjoks. U marr erë flokëve të saj.
- Ti je i marrë! – më thotë
- E di-i them dhe e puth në qafë .Eshtë e ngrohtë dhe e lirë.
- Akoma të ndryshosh…
- Je ti që s’më lë.
Ajo tund kokën si për të më thënë se s’kam të drejtë se unë kam qënë gjithmonë kështu. Fundja kam qënë vetë ai që i ka treguar për këtë kapriço timen, kështuqë as që e dyshoj që ajo tundje koke e lehtë,në errësirë kishte këtë dmthnie. Dua ti them që s’mund ta mohojë se asaj i pëlqen kjo e metë e imja,po ashtu si unë e gjej shumë provokuese dhe erotike mënyren se si ajo vetë zhvishet.
- Këta banoret e rinj të pallatit…nuk e perfundoj mendimin. Fryma e ngrohtë e imja përthyhet në fytyrën e saj dhe më përfshin dhe mua.
- Akoma të mbarojnë – dëgjoj tek pergjumet si një mace nazelie dhe unë ndjej dëshirën ta shtrëngoj fort,të humbasë në urinë time,ta kapërdij të tërën si i nxitur prej frikës se është si ato mendimet blice kur gjithçka shndërrohet në formën më të përsosur dhe më të papërsëritshme të lumturisë;dhe është e vetmja herë që ndodh dhe pas kësaj drite ajo që do pasojë është errësirë,bosh dhe e ftohtë. Dhe Elira s’është veçse një krijesë si unë,që natyrshëm ka nevojë për mua e unë krejt natyrshem këtë pjesën time e kuptoj vetëm me të. Më se njerëzore.
Frymë marrja e saj e lehtë,pesha e brishtë në krahët e mi,shtrihet bri meje,këtë natë,ndryshe nga mbrëmë,ndryshe nga netët e tjera,e gjithmonë ajo e njëjta, me dobësine e saj, kapriçot dhe veset prej amvise, prej dashnoreje. Me shqetësimet dhe moskokçarjet e saja që deri tani nuk kam arritur tua ndesh kufirin.Ajo është e lirë dhe liria e saj fillon që tek emri.
-Po fle?-i pëshpëris në vesh
-Jo-më pergjigjet dhe kthehet me fytyrë nga unë – ç’është ky ves të më zbirilosh në heshtje.
-Nuk do ta shpjegoj për shume kohë.
Sikur bindet,por të dy e dimë se nuk është e nevojshme ,ashtu si për mua të tilla momente kanë një kuptim krejt tjetër nga ai i mesditës apo i mëngjesit.
Në mëngjes jam i pafajshëm,si i dalë prej një altari të fshehtë të cilin e di vetëm unë, krejt tolerant dhe i shpërlare nga korja e ditës së kaluar,në mesditë kam përshkuar gjysmën e një rruge me të papritura që mi transformojnë qëllimet e mia prej të pafajshmi në vigjilues skeptik,e që mbrëmja ma mbush shpellën e braktisur me dëshirën flijuese të tendencës marrfund në vete,e shtrati i flijimit është ajo krijesë që nanuritet në krahët e mi.
Eshtë ajo muzikë e lehtë frymëmarje dhe ajo flutur e guximshme që më bën me krahë e në sy ka vend për shpalosjen e nektartë të qetësisë,ku i gjithe ndryshku i mbledhur në ditën time shpërndahet,buzëmbrëmja bëhet një peligrinazh katarsi nga e gjithë pesha e së përditshmes.
-Duhet të flesh-më thotë thuajse në gjumë, pastaj si e revoltuar ngaqë ka kuptuar gjëndjen në të cilën ndodhem shkëputet prej meje.
-Sonte ta harrosh!!!
Por ajo ka harruar këmbënguljen këmbëlehët të mashkullit të cilës nuk do ti shpetojë kurrë dhe se unë këtë pres të më bëjë më këmbëngulës,e unë kam bërë gjithmonë detyrën. I jam nënshtruar natyrës time.
Comments (0 posted)
Post your comment