Home | Literature | * * *

* * *

image
Ja, ka mbaruar. Duartrokitje që thuhet të pakursyera. Valë bravosh. Shumë sy shkëlqejnë. Fytyra të shumta buzëqeshin. Alexandrët përshëndesin, përkulen.

 

 

 

 


Përkthyer nga Urim Nerguti

 

 

Heshtja vonon. Shpërndahet nëpër sallë. Zbret mbi kokat e njerëzve. Godet lehtë mbi më të pavëmendshmit. Së shpejti, secili do të ndjehet përgjegjës për heshtjen e sallës. Jo aq pak krenarë, për heshtjen e fituar, muzikantët. Pothuaj gati. Dikush kollitet dhe një herë të fundit dhe pastaj qetësi e plotë. Mund të fillohet.
Gishtat shtypin kordat mbi bisht. Notat e para bëhen gati. Mungojnë vetëm harqet. Ja ato. Ngritja e nisjes është dhënë. Po fillon. Ka filluar. E tëra do të zgjasë nja pesëmbëdhjetë minuta.
Do të kalojë mirë. Me Haydn kalon gjithmonë mirë. Të gjithë e duan. Ai i donte të gjithë. Katër lëvizje për këtë pjesë në la maxhor. N°6, pra, i opusit 20. Allegro di molto e scherzando. Adagio, cantabile. Menuetto, allegretto. Fuga a 3 soggetti, allegro.
Paul e njihte këtë pjesë. Në shtëpi kishte një version të shkëlqyer të saj. Nuk e kishte dëgjuar prej shumë kohësh. Asnjëherë në koncert. Dalloi përpikmërinë, elegancën. Këtë përsosmëri të famshme klasike. Ai e thithi tërë këtë në një gjendje tendosje të madhe. Deri në fugën finale. Një nga më të bukurat e Haydn.
Ja, ka mbaruar. Duartrokitje që thuhet të pakursyera. Valë bravosh. Shumë sy shkëlqejnë. Fytyra të shumta buzëqeshin. Alexandrët përshëndesin, përkulen. Vajza e re violonçeliste me supe të bardha mbulon me dorën e majtë dekoltenë e përkorë të fustanit të saj të gjelbër. Me shokët e saj bezhë dhe zi ajo përshëndet përsëri, përkulet, ngrihet. Pastaj që të katërt dalin nga skena.
Paul është tejet i mallëngjyer. Një emocion që nuk ia ofron vetë muzika e tij. Tani do të jetë rradha e vet. Dhe befas ka frikë. Pyeste veten si do ta prisnin. Si do të sillej publiku. Si do të vepronte ai, pas muzikës së Haydn, ndaj muzikës së Paul Cédrat gjallë, i pranishëm, duke marrë frymë me të në këtë sallë ?
Dy shekuj kanë kaluar qysh nga Haydn. Teoria muzikale ka shpërthyer. Bota gjithashtu. Si do të më presin ata ? Çfarë pritje për mua ? Ç’më kanë ruajtur ? Nuk do të kalonte shumë dhe do ta dinte.
Qe punë minutash. Një pauzë e shkurtër, jo një intermexo. Salla nuk është ndriçuar. Skena mbetet xixëlluese. Muzikantët kanë vajtur të freskohen. Do të rikthehem dhe atëherë do të shohim.
E kemi parë. Sidomos dëgjuar por edhe parë. Sallën të shfrehet kundër muzikës së Paul. Jo me zhurmë si një bubullimë. Më tepër si një stuhi e ngadaltë, e gjatë në të ardhur, që vjen nga larg, e paraprirë nga shkulma ere me klithmat e çjerra të zogjve të zinj që vorbullojnë. Duhej të ndodhte. Ç’ka ndodhur ?
Asgjë e veçantë. Sidoqoftë, një asgjë mjaft e pazakontë. Publiku meloman është nga natyra i sjellshëm, i edukuar, i duruar, i vëmendshëm, kureshtar për çdo risi. Por jo ky publik. I ri, në tërësi. Dhe pastaj, ishin pushimet. Bënte vapë. Kishin ardhur të veshur lehtë. Mes miqsh. Me mendimin të hanin darkë duke vështruar natën në të rënë. Në buzë të liqenit, në një tavolinë në tarracë.
Mirë, por jo vetëm kaq. Kjo thjesht të ndihmon të protestosh kur diçka nuk ju pëlqen. Dhe në fakt nuk u ka pëlqyer. Përse ? Sepse tepër e ngadaltë, tepër e gjatë, funebër për të mos thënë kobzezë dhe përsëritëse deri në obsesion.
Ata nuk e prisnin këtë. Prisnin diçka tjetër. Shpresonin një muzikë që të jetë më e lidhur me ato të Haydn dhe Beethoven. Është e mundur kjo ?


Fragment nga Romani "Dashuri e Fundit" e Christian Gailly

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00