Home | Literature | * * *

* * *

image
-Ky qënka bonjakllëku! Jetimi! Unë jam bonjaku sot e tutje!- Mërmëriste gjatë dhe pastaj shpërthente.

 

 

 

Nga Faik Islami

 


Në çdo anë që e shihte gjendjen e tij, atë rrugë dukej se i kishte dhënë fati. Atë mund ta ndryshonte vetëm nëse nëna do të mbetej gjallë. Vetëm ashtu ai nuk do të ishte më bonjak. Atë emër e urrente në pakufi. Urrente dhe atë që e kishte nxjerrë për herë të parë si fjalë, si emër. Nuk ia donte shpirti i tij i dërrmuar. Dhe e fundit shpresë, për të shpëtuar prej atij ankthi, ishte nëna... Lutej për çdo minutë që e ëma të mbetej gjallë.
“O po makari dhe sakate, por ta kem. Ta shikoj një herë në ditë, t`i dëgjoj zërin, t`i shikoj sytë, t`i vete pranë dhe të fus kokën në gjirin e saj. Dhe ashtu të djegur si u bë. Ta ledhatoj dhe t`i puth duart. Me ato duar ajo ia u rrëmbeu flakëve Lutën. U hodh nëna për ta shpëtuar. Me këto duar unë do t`i bëj asaj të gjitha hyzmetet”. E kishte të tiposur, që pas kësaj do të ishte vërtetë i varfër. Por i jepte kurajo vetes si një i rritur. Fëmijëria për të pat marrë fund.
“Do të rritem, do të punoj dhe do të vë pasuri. “Pasuri vihet me punë”, thoshte babai. Ama po të kem gjallë nënën”. Kjo ishte bindja e tij. Aty, tek nëna, jeta e saj, ishte i gjithë përqëndrimi, i gjithë shqetësimi. Përqëndrimi i tërë mendimit, qenies dhe shpirtit, në ato orë të asaj dite të gjatë, kishte kaluar tek nëna. Hidhte sytë ku shihte dritë dhe si i hiqte rrëmbimthi për në errësirë thërriste: “Nënë!” Pastaj e mbysnin lotët. Fshinte sytë dhe i vinte turp që kishte qarë kur e ëma së paku ishte akoma gjallë.
-Aman o Perëndi, të lutem, vetëm të më mbetet gjallë nëna! Unë do futem në punë.Opo do vete në Kuçovë, të punoj në naftë.Atje, thonë se ka para.Do punoj natë e ditë, që të mos më vuajë nëna. Aman o Perëndi! Ma ler nënën!-lutej duke qarë pa pushim.Ashtu, në kllapi e gjetën disa burra, që dolën për ta kërkuar.Gjyshja tanimë qante pëtr fëmijën.Se për të tjetrët, gjithëçka kishte marrë fund.Edhe i lodhur, mëndja e fëmijës punonte papaushim, nxitur prej asaj tronditjeje që e kishte bërë të mendonte si të ishte një burrë.Hallet, dhimbjet bëjnë që fëmijët të kapërcejnë kufinjtë e rritjes.Rrahman Bako bluante, si në një mokër mullirir, të gjitha hallet që i ranë mbi kokë, që i hapën plagët. Dhe i hapen jo pakë, por njëmbëdhjetë varre dhe një tjetër gati. Dymbëdhjet plagë në trupin e tij të njomë.Mbeti, në fillimin e një jete e cila në llogjikën e tij të vrarë, i ngjante një sokaku të errët e pafund.I dukej se me atë që i ndodhi, jeta për të nuk kishte më kuptim.Kishte mbetur një bonjak jeta e të cilit nuk ja vlente të jetohej më.
- Ku ka më jetë të mirë për mua! Jeta, për mua do të jetë shumë e keqe.Bonjak do më flasin të gjithë.E di unë ashtu do të më shikojnë, si atë djalin..Pse ma dhe jetën o Perëndi? Vallë, Perëndia jau jep njerëzve jetën e keqe..? Bah! Jo !”Perëndia, jau jep njerëzve, jetën për ta jetuar mirë”- ka thënë nëna ime.Mirë, po ç`ka që jau merr xhanëm? Pakë mori ajo në shtëpinë tonë? Të gjithë shtëpinë me ç`kishim brënda. La vetëm mua dhe xhajën.Mua do më ketë lënë, që të vuaj.Ça i bëra unë Perëndisë? Ça i bëri nëna ime, që ma zhuriti dhe po ma shpie në dhe`?-pyeste me shikime nga qielli.
-Mos uni i ndjell vdekjen nënës, duke e qarë para kohe? Turp! Jam dhe burri i shtëpisë.Jo! kam xhajën, por ai nuk ja thotë për gjë.Ai…Ehu! Ai do të shikojë punën e vet, hallin e vet.T`i bonjak ke për të mbetur! Mavri ! - i thoshte vehtes.
-Jo! Nuk do jem bonjak! Nëna ka për të shpëtuar.Zoti do ma fali mua nënën! Do ma fali se ajo është e mirë.Është trime nëna ime.Ajo u fut në zjarr dhe nxorri Lutfijen time.E nxorri nga flakët.Si nuk shpëtovi? Eh! Ajo ishte djegur e tëra..1 E gjora Lutfje! Ama nëna, bëri atë që nuk e bënë dot tërë ata burra.Është burrëreshë nëna ime! Do shpëtojë ajo, do shpëtojë! Shpëtoma o Perëndi!-lutej
-Atje lartë të jetë Perëndia? Që atje sipër i shikon të gjitha?”Atje është..”! Ka thënë nëna. Në se është atje si i shpëtovi dhe nuk e pa aeroplanin, që po drejtohej për tek shtëpia jonë? Ajo i shikon të gjitha.Kështu më ka thënë nëna.Eh! Më të thëna se kush e ka parë Perëndinë!Babai…? Jo ai nuk fliste, për Perëndinë.Ai nuk e besonte se ka Perëndi.Nëna po.Kush e ka patur më mirë, nëna apo babai? Babai im dinte gjith ato gjëra. Dhe nëna por.. Pse nuk e pa Perëndia ballonën, që kishte marrë flakë dhe ta shpinte tutje, tek lumi? Opo dhe në një shtëpi ballisti..Jo! As atje.Njësoj janë të këqiat, si për partizantë dhe për ballistat. Ndofta nuk e ka parë.Kushedi sa punë të tjera do ketë patur sot Perëndia.Gjithë kjo luftë dhe ai ta kishte mendjen vetëm tek shëtpia jonë.Po pse xhanëm nuk e shojti zjarrin, kur e pa flakën.Flaka vajti gjer mu lart në qiell.As atë nuk e pa? Jo, jo! E ka pare, por nuk ka dashur ta shuajë.Ka dashur vetë të digjej.Ka dashur, ka dashur, se sa ra aeroplani mbi çati, ja nisi një erë që i ndihu zjarrit. Kush e nxiti erën? Perëndia vetë, pse kush tjetër ka forcë të urdhërojë erërat? Perëndia kush tjatër.Ajo ka urdhëruar, mbase jo për neve, por për… pilotët. Ata vinin nga një vend andej tutje, ku kanë hedhur bomba. Do kenë vrarë njerëz andej nga i kanë hedhur.Perëndia i ka parë, i ndoqi dhe jau lëshovi me plumbat gjermanë.Ju vuri flakën atyre.Ata pastaj na e shpunë flakën mbi çatinë tonë.Neve nuk e pësuam nga Perëndia, por nga …pilotët e djallit. Di, di se ç`bën Perëndia.Por shtëpinë tonë, neve, pse nuk na e mbrojti? Si i la të na digjeshin të gjithë njerëzit xhanëm? He! Kush e di ku mund të kemi bërë ndojë gjë, që Perëndisë nuk i ka pëlqyer.Mundet, mundet! “Pa hakë, kot së koti, nuk të godet Perëndia”, ka thënë nëna ime.
Jo, Jo! Neve na e bëri aeroplani amerikan dhe gjermanët.Pse erdhën ata të zihen buzë Osumit tonë? Pse nuk u zunë e të luftonin në vendin e tyre.Në Gjermani.Opo, makari në Amerikë! Po gjetën vëndin tonë, arat tona, shtëpinë tonë.Na erdhën këtu dhe zihen e luftojnë me njeri tjetrin. Zihen ata, por shfarosin shëtpitë tona, njerëzit tanë.Neve! Këtu Perëndia nuk ka hiç faj.Fajin e kanë …ata që nisin sherret, që bëjnë luftrat.Mirë thoshte babai.Babai i shkretë, sa mirë i dinte gjërat ai! Eh! Kjo u bë tani.E la të bëhej dhe Perëndia.Nuk na mbrojti.Po për nënën të lutem unë? Nënenë, dua të ma shpëtoshë ! O Perëndi e Madhe shpëtoma nënën?-u lut dhe bëri për të hyrënë shtëpi.Meraku për nënën e bëri të largonte ndrojtjen.Ai tanimë e ndjente se do të ishte bonjak.Me çdo çmim, donte t`i largohej atij emri, atij fati..Ishte më se i bindur, që vetëm nëna e shpetonte.Dhe lutej papushim.
Ankthi i djalit, lutjet për perëndinë, zgjatën jo pakë, por gjashtë muaj.Gjylja hapte dhe mbyllte sytë me emrin e të birit në gojë.Hapte sytë dhe ashtu në një kllapi që nuk ju nda, nxirret me zorr fjalët:
-Rrahman, bir ku je?
-Ja ku më ke nënë!-i përgjigjej me një frymë, por dhe me shpresë.Shpresonte se dita e re, mund të kishte sjellë përmirësim të gjëndjes.Ai e shikonte gjithë dhimbje, kur ajo mezi lëviste ato duart, që kishin lëvizur dikur si krahë blete.I shikonte si hapte gjithë mundim sytë e saj.Bënte krahësimin.Ata sytë gjithë lëng, që i kishin ngjarë me të mushqerrës kuqaloshe, kishin humbur gjithë lëvizjet, gjithë rrotullimet, gjithë shikimin e dikurshëm.Ajo pat shikuar edhe në terrin e natës se ku kishte mbetur viçja larë e lopës madhe.Tanimë nuk shikonin të birin as një pëllëmbë larg saj.Ata sy kishin marrë fund.Që nga mënyra e shikimit ai përcaktonte fatin e të jëmës.Peshonte gjithë tmerr gjëndjen, duke dëgjuar se si i nxirrte fjalët. Sa me vështirësi lëviste ato duart e saj në tretje.Njihte mirë çdo detaj të siluetës së saj, të fytyrës, gushës, ku ai fuste kokën dhe pat ndjerë ngrohtësi nëne.Aty nuk kishte mbetur më gjë.Vështrimi mbi atë përcëllimë mishi goditej si me çekan mangane.Pastaj reflektohej rrëmbimthi dhimbja e madhe në qëndrën e trurit e tij të njomë.Fëmijët që marrin goditjen shpirtërore në moshën e njomë, rriten si ajo degëza e kumbullës që e kanë shqyer për gjysëm nga trungu. Rrahmanin nuk e shqey për gjysëm fati, por e këputi të tërin.fati po e linte fillikat.Fëmijët e mbetur fillikat rriten ..”të djegur” ishte sentensa popullore e gjithë zonës.
Tek e shikonte që ajo vuante, tmerrohej për atë dhe tërbohej me fatin e tij.Kishte qënë fëmija më i lumtur në botë, kur futej në atë gji të nënës dhe ledhatohej.Shplodhej prej fërkimit të gishtave të saj të gjatë.Fuste kokën në gji të saj dhe i dukej se akoma ndjente erën e qumështit të gjirit. I kujtohej sikur të kishte pirë një dit më parë.Mirëpo rrëmbimthi i shfaqej përpara si një stuhi breshëri në protovjeshtë, pamja e saj me të bijën në duar. Ai gjiri i saj dikur i bardhë, si cipa e borës në majë të Tomorrit, ishte tjetërsuar në pakë sekonda të atij vakti; tani ato ishin të mbuluara me një blozë të zezë, të squllët, sa djalit nuk i qëndruan dot sytë. Nga dhimbaja edhe shpresa i venitej.Por si një qiri në pikën e fundit të flakëzës që era më e lehtë e daravit, ngrihej dhe afrohej tek qoshja ku dergjej nëna.Shifte gjithë ankth, si njeriu i zënë në pritë, kur nënëmadhja i ndronte leckat e vëna mbi gjoks dhe tek barku.Ishte skena që e përjetonte gjithë tmerr dhe që e bënt të ulëriste.
Gjoksi i nënës nuk ishte më ai që mbante mënd.Mbi të sikur kishte rënë masa e kapnesë të gjithë oxhakut, nga ku nuk reshte së rrjedhuri një lëng, që nuk ishte as gjak as ujë.I ngjante një përzjerje të neveritëshme llumi dhe mishi..Si llum moçali.E mendonte gjithë brengë, se pas asaj blozës dhe atij lëngu, vetëm kockat mbronin sa kishte brënda.Gjëndja e saj aqë e rëndë, e pa përmirësim, ja hiqte çdo fije shprese, për kthimin e saj në jetë.Por kur sytë zbrisnin tek sa zbulohej pjesa e fundit e stomakut, i biri nuk duronte dot më.Betohej se nuk do ta shikonte më kurrë në gjëndjen e saj, por mezi priste që nënëmadhja t`i ndronte fashot. Ai e kishte të sigurtë se e ëma nuk do të rezistonte dot vdekjes.Ajo pjesa e fundit të stomakut, ishte djegur gjer në shkallën më të fundit.Një cipë e hollë si cipë veze të prishur, mbronte që zorrët të mos shpërthenin jashtë. Në atë pjesë trupi të zhuritur, nënëmadhja, jepte e merrte gjithë mundim, t`i bënte derman. Provoi të gjitha bimët, ku njerëzia jepte përvojën mirëbërëse. Asnjë përmirësim nuk sollën.Pastaj, mbi atë pjesëtë zhuritur, bënte ç`bënte dhe vetëm ja ndrronte bezet.Ato copra bezesh ishin të lyera me një lloj melhemi, që patën sjellë, ca shokë të të jatit, nga të një spitali partizan.Tek ato ilaçe, Rrahmani pati shumë shpresë.
-E..! Dhe ato koti i sollën.Asnjë gjë nuk i bënë nënës.Se mos do t`i zëvëndësonin mishin e barkut.-pat thënë
Kur e shikonte se nëna binte në kllapinë e zakonshme, ikte tej arave, për tu përhumbur në vetmi.Kish filluar jo më t`i pëlqente vetmia por ta kërkonte.Aty sikur vishej me ato që mendonte.I dukej se e mbronin.Të paktën nuk e ngacmonin.Shikimet e njerëzve i kujtonin mëshirën.Dhe ajo e tmerronte pamasë.Të tjera ëndrra kishte thurur, kur fati i dhuroi skëterrën.I ndodhi ajo që nuk ja kishte dashur t`i ndodhte as djalit të një gjermani, të një njeriu që ai nuk e dinte pse e imagjinonte gjithë urrejtje.As djalit të atij ballistit, që e pat rrëzuar një herë për tokë.
-Ky qënka bonjakllëku! Jetimi! Unë jam bonjaku sot e tutje!-Mërmëriste gjatë dhe pastaj shpërthente
-Nuk dua jo! Nuk jam …ai.Nëna ime do të më shpëtojë. Unë, unë..nuk i kam bërë keq njeriu.Pse , pse ? Unë dua të jetoj me …nënën! O Perëndi e madhe! –dhe drejtohej nga qiejt.Stepej dhe përhumbej në një heshtje të gjatë, me shikim të mugulluar mbi tufa zogjsh në fluturim. Unë I trëmba zogjtë që ikën gjithë frikë? U trëmbën prej britmës time? Apo dhe zogjtë nuk kanë qetësi në këtë luftë.E si të kenë qetësi kur bamp e bump gjithë kohën.Si një zog mbeta dhe unë.Ata fluturojnë, kurse unë do të …zvarritem. Pse nuk më bëre zog o Perëndi?
-Edhe zogjtë ikin e largohen prej meje.Tmerrohen ata nga unë.Po njerëzit do më afrojnë apo do të më largohen? -pyeste
Ditët kalonin, por djalit i dukej se koha mbetej në të njëjtin vënd. Gdhihej dita, ngrysej dhe errej e ai po të njëjtin ritual.Hante vetëm ç`farë i ofronin.Ama, vetëm kur e grinte uria.Në njërën prej atyre ditëve në vetmi, ndjeu për herë të parë se dhimbja e urisë nuk ishte diçka që mund ta nënvleftësonte. Tek fëmijët uria bën që të jetë në rendin e parë të dhimbjeve.Inatosej kur e mendonte.I dukej se ajo ndjenjë ogurzezë bënte që të harrohej gjëndja e nënës.Mirëpo sa i binte ushqimi në bark i shumëfishohej fuqia për t`ju lutur Perëndisë.Të gjitha lutjet i bënte për nënën.Në heshtje, në vetmi ai vetëm lutej.Kaqë shumë i pat përsëritur sa një natë nënëmadhja u ngrit gjithë tmerr, nga thirrjet e djalit.Ai ishte kthyer në sonanbul.Kishte dalë në oborr duke folë.
-Nënë! Nënë! Ku je? Nuk pot ë shikoj. Ka ardhur Lutfija. Ajo kërkon ujë…Ajo…E solli Perëndia..Ju luta unë…
-Rarhman! Biro! Eja ku vete..?-dhe e pat rrëmbyer për krahësh.
-Korba unë ! Djali…më iku…! O Përëndi e madhe! Ruajma nga mëndë e kokës, këtë fëmijë! Ky ka mbetur rrënjë e atij listi të madh.E di, që lisat kur këputen e bien,marrën dhe hijen me vehte.Por…! E dogje të gjithin, këtë e le. Lema të jetojë! Mos e merr dhe këtë! E di o Perëndi e madhe, se lista që bien, bien me gjithë hije.Po urdhëri Jot, e la një filiz rrënje.Me urdhër tënd, mund ta ketë jetën.Me mëndje, inshallah!
Kur po lutej dhe i drejtohej Perëndisë, ajo e kishte mbëshjellë fort djalin, me duart e saj të rreshkura.I dukej se po bënte dava me vet Perëndinë. E ajo besimtare në pafundësi gati ishte ndërkryer edhe kundër atij që e quante Kijuesi. Vetëm e vetëm që djali të mos pësonte gjë.Të bijën e kishte qarë,… që ditën që i pati parë plagët.Vetëm habitej se kush ishte ai xhani i saj që nuk po ikte prej trupit.Ku ta dinte e zeza plakë se shpirtin e nënave as katër pëndë qe` nuk e shkulin dot vëndit, kur ai shpirt nuk ka sigurinë për fatin e evlatit të vetëm.Ku mund ti delte Gjyles kollaj xhani kur orëe cast vetëm Rrahmanin përmëndëte.Ku ka forcë exheli të heqë nënavedarametet.Se nuk i tret as dheu darametet e nënave.!
Ajo luftoi me vdekjen plot gjashtëmuaj.Pa gojë dhe pa ngrënë gjë.Me ujë dhe lëngje ja mabjtën frymën.Në muajt e fundit kishte prerë dhe ato pakë fjalë që përmëndëte.Vetëm në agimin e një te xhumaje, si kurrë hetrë tjetër në ato vuajtje, ngriti dorën e djathtë lart përmbi velenzën që e kishin mbuluar..E drejtoi nga shtrati ku flinte i biri.Pastaj e afroi gjithë mundim tek buza.Nënëmadhja, kishte kohë që po e vrojtonte. Tërë ato kohë edhe ajo kishte vuajtur bashkë me të.U ngrit dhe ju afrua me shpejtësi.Ju duk se diçka i kërkoi. Por nuk arriti të kuptonte asgjë.Vetëm pas disa minutave, kutpoi se zëmra e nënës kishte pushuar.Një nuri veçantë i kishte rënë fytyrës së saj.Se nënat edhe mehite kur bëhen, “exheli”(xhabraili) nuk ja u rrëmben dot bukurinë.E kanë në shpirt, por dhe në tërë qënien si nëna. Ajo dora e saj, ngritur në drejtim të shtratit të Rrahmanit dhe e kthyer për të pushuar mbi buzët e saj, kishte qënë dëshira, dashuria apo amaneti i fundit për të gjallët, qëtë kujdeseshin për të birin. Edhe pse pa pikë fuqie, kishte arritur të rrëbmente tërë sa i kishin mbetur fuqi, atij trupi të përcëlluar, të fundit forca, të trupit të zhuritur, për t`i dhënë puthjen e fundit të birit.Ashtu ndahen nënat prej evlatëve.Nëpërmjet mbledhjes së gjithë forcës, për ta mposhtur dhimbjen.Puthja e e fundit e nënës, që ndahet prej evlatit, mbetet amanet që nuk tretet. Ashtu do të mbetej tek Rrahmani, përjetësisht.
Kur u bë ceremonia e varrimit, Rrahmanit nuk i bëri asnjë përshtypje më.Dikush i kishte vënë dorën në qafë dhe i dukej se po e tërhiqnin.
-Kështu do jetë jeta ime tani e tutje.E tërhequr nga të tjetret.Zvarrë…!-mendoi.
-Hidhi një dorë dhe` përsipër nënës o bir!-i foli nënëmadhja.Djali e bëri instiktivisht atë rit.Ju duk se hodhi dhe` mbi vet nënën.
-Dhe nënës time!-Ju duk jo vetëm pa kuptim, por edhe i rëndë veprimi.
-Pse duhet t`i hedh një dorë dhe`arkivolit të nënës?-pyeti vehten.
-Që të tregoj se sa shumë e doja apo sa keq më vjen për nënën? Koti fare! Ti hedh dhe`.!
-Nënën, time në shpirtin tim, nuk e mbulon dot as dheu i tërë botës.Dheu i Gorajve e mbuloishtëpinë tonë, familjen time.Ashtu deshi Zoti.Mua pse më la..xhanëm? Për kur?- mërmëriste.
Pas ceremonisë ai iku dhe u fut në zabel.Shoku i vetëm për të ishte vetmia.Ndënji atje për një kohë të gjatë.U kujtua që e kërkonin,.Gjyshja e tij plakë dhe e mundur, nuk reshte së foluri për të nipin.Por ajo nuk e kuptonte se djali kishte ditë të tëra që mendonte gjithë brengë, për jetën e tij.I dukej e pa shpresë, pa asnjë kuptim sepse e shikonte pa rrugëdalje.Mbytej në denesa kur sillte ndërmënd babain. Idhullin e tij. I rridhnin lumë lotët kur në ato moment vetmije kujtonte bisedën me nënë për martesën e Lutfijes.Zinte vehten në faj.Kishte qënë kundër, që ajo të matrtohej në atë derë.
-Sikur unë ja ndolla të keqen time motre! – thoshte, në moment vetmie.
-Pse dreqin i thashë ato fjalë nënës? Vallë mos i dëgjovi Perëndia? I dëgjovi ajo dhe bamp! Më dëgjovi mua.Unë i urreja ata të asaj dere…Pse ? Koti fare. Unë as i njihja mirë.E.. ja Perëndia me mendjen time do gjente kohë të merrej.Kushedi ku kemi bërë ndonjë të keqe ne, që e patën nxehur Perëndinë dhe na e… lëshovi. Fati jonë pa …Dhe ai babai I dhëndëërrit..Dhëndrrit! Ku u ba dhëndërr ai.Se simë dukej.I pëlqevi atijLulja jonë.E! Doemos që do ti pëlqente.Lutfija jonë ishte më e bukura e gjithjë fshatit.Dhe ai nuk ishte …! Ç`a thom dhe unë.Ajo punë vate mbarovi tani, por sesi më duket.Sikur u bëra sebep unë..Le ta merrte ai.., por Lutfija jonë të mos pësonte gjë.Do ta kasha tani motrën.Sa më donte ajo mua! Dhe unë e kasha shpirt atë.
-Xhani i motrës! Rrahmani im! –thoshte , kur unë vija me bagtitë. Më shplodhte zëri i saj, e përkëdhelura e saj.Atasytë e saj të zes korb, me ato vetullat e bukura qëmerrnin një të përdredhur tëlehtë sipër syve, me ato faqkat si kokrrat e mollës së madhe tonës, e bënin Lutën tonë më të bukurën e gjithë fshatit.të gjithë fshatit? Jo ore tëgjithë këtyre fashatrave.Sa herë kasha dëgjuar të thoshin gratë kur e shifnin Lutën:” Lum ai që do ta hajë këtë mollë Ohrie…”Ay afshi i ngrohtë, që më leshonte tek më puthte qafën, mua sikur më bënte të fluturoja.Mua sesi më dukej kur dëgjoja se do të na e merrnin ata të atij turi nallanes! .Po gjene ai vjerri, ai se si ishte ashtu…Eh! Vajti ajopunë..
Në fakt ai nuk e kishte patur as me të vjerrin, as me atë që ishte i fejuari i saj.Ai ishte posesiv nga dashuria e madhe që ushqente për mortrën e vetëme.I qe dukur se po ja rrëmbenin.Dhe se ajo gjë po i ndodhte nga që babai, lëngonte nga plagët.Kishte qënë shumë i lidhur me të motrënn. Ajo si fjalëmbël dhe zëmër flori që ishte, e pat afruar aqë shumë sa ai nuk mund ta imagjinonte se një ditë mund të ndahej prej të motrës. Posesiviteti i vëllait, për motrën mbetej një mister brënda natyrës së marrëdhënieve vëllazërore, të cilën mëndja e tij e njomë, as nuk dinte si ta spjegonte.Por kur motra nuk jetonte më, fjalët që i kishte thënë të jemës, për fejesën e Lutfijes, u ishin shtuar atyre të dymbëdhjetë plagëve.Qenë kthyer në daramete. Ngashërehej, kur sillte ndër mënd fatkeqësinë e ndodhur, gjat asaj dite të mallkuar.E kishte mal dhimbjen në shpirt, për të gjithë ata që nuk i kishte më. Për babai, xhaxhallarët, nuset e xhajave, fëmijët..! Por mbi ç`do dhimbje kishte filluar të vinte të nënës dhe të Lutfijes.Këto të dyja ishin gropat në shpirt.
Ditët rridhnin një nga një, por Rrahmanit i dukej se koha nuk lëviste.Kish mbetur në atë orë të asaj dite mynzyrë.Gjyshi dhe gjyshja ishin në momentet e fundit.Ai shtynte ditën duke vajtur me ca dele që kishin.Nuk mund të shtyheshin ditët duke i mbetur shikimi në atë tog shkrumbi që dikur kishte qënë vatra e tij e ngrohtë.Ikte larg arave, hidhej gjer mu në rrëzë të malit.vetëm e vetëm që të ishte larg, sa më larg atij kujtimi.Por ishte kujtimi që si një hije e zezë i qëndronte krah, si për t`ja kujtuar orë e minutë. Që ai kishte mbetur bonjak.
Shumë ngjarje rrodhën në muajt e vuajtjeve shpirtërore të djalit.Lufta ishte dnezur e ashpër në të gjithë vëndin.Por vetëm pakë muaj se një ditë ai pa shumë forca partizane të kalonin rrugës së madhe, duke kënduar.Në të gjithë fshatin venin e vinin njerëz me fytyra të qeshura.Një gëzim i madh mes njerëzve.Në fytyrat e seicilit, Rrahmanit i dukej se si për kastile e në ndryshim me të tijën kishte gëzime. Kishte ardhur dita që i pat thënë babai.Vëndi ishte çliruar i tëri dhe gjithandej po festohej.Të gjithë gëzoheshin si fëmijët.
-Veç unë nuk gëzoj dotë.kë kiam unë që të gëzojme të? Asnjërin…”Kuka gëzim për bonjakun…”-thoshte nëna ime.Mirë e kishte, po ku e merrja vesh unë! Duhet tapësoja që ta besoja.Hidhërimin vetëm, dhe gëzimin vetëm ta jetoj, o Perëndi? Qeshin, gëzojnë festojnë moshatarët e mi.ka njerëz plot si unë por janë si unë.Unë nuk doja të isha si jam.Kisha tërë ata njerëz e më la vetëm Perëndia.Ç`pati me mua? Që të më linte bonjak? Mbase.E ja më le e çë pastaja? Gjallë jam.Do luftoj që të jem si të tjerët.Mbase shokët e babait, ai…komisari mbase do kujtohet ndonjë ditë për mua.Mbase!
Shqetësimet e luftës po zënëvdësoheshin shpejt me një gjallëri të papërshkruar, për të shëruar pasojat.Por ku mbylleshin tërë ato plagë.Të Rrahmanit kurrë.Djali i shifte të gjitha me një ndjenjë hutimi, heshtjeje, mërzitjeje dhe inati.Inat me fatin e tij që i preu dëshirën e madhe të shifte vëndin të çliruar duke qënë në karah të babait komandant në atë luftë çlirimtare.Lufta i kishte marrë çdo gjë të dashur, të shtrënjtë, të shënjtë.Lufta e kishte lënë fillikat.Ndaj edhe atë ngjarje të madhe, që e kishte patur ëndrrën e parë të jetës, po e përjetonte si pjesën e fundit dhe njëkohëshit të fillimit të të fatkeqësisë.Me shpirt të vararë, përsëriste.
-Ku ka fat jetimi, bonjaku! Babai më thosh: “Sa të çlirohet vëndi dhe ti biri im, do veshë në shkollë.Do vazhdoshë shkollën .Babai të do kuadro ty bir.Për këtë po luftojmë, që fëmijët tanë të mos kenë fatin që patëm neve, fatin me vuajtje dhe padituri ,të prindërve...” Eh! I shkreti baba! Nujk ja arriti kësaj dite! Luftovi. Ku kam mundësi unë për në shkollë.Kush do kujdest tani për mua?
Gzimi që përjetonin të gjithë ai e shifte krëjt ndryshe nga të gjithë.Po i shtynte ditët me një ritual të papërcaktuar. Rtiualin e zakonshëm të tij e prishi një vizitë e Gjysh Shaban Hoxhës.Djali e kishte parë dhe nja dy herë në sebepe, por si fëmijë ai kurrë nuk i kishte kushtuar vëmëndjen ati burri.Ishte një goxha trup, me flokët gri, ngjyrë plumbi.Me ca mustaqe të mëdha dhe të përdredhura deri poshtë mjekrës së tij me majë.Vetullat e tij më ngjyrë si të flokëve ishin varur si për tu bërë strehë syve që kur ti hidhte sikur të shponin.Pinte duhan me një llullë, e cila tek rrethi përpara ishte pakë e çarënga përdorimi i gjatë.Gishtat ëe dorës I kishte të gjatë port ë zverdhur ca nga puna e ca nga nikotina e llullës.Fliste pakë dhe kur bënte pakëz pushim, tërhiqte tymin e duhanit nga bishti i llullës.Bënte sikur e kishte shikimn gjetkë, por bënte ç`bënte I hidhte vjedhurazi shikem shbiruese djalit.
-Kushedi sa i vjen keq për mua dajë Shabanit-mendoi.
-I vjen keq se e kupton ai që kam mbetur …. ashtu. –nuk e deshia ta përmëndëte atë emër
Darka u hëngër gati pa folë.Tek tuk, gjysh Shabani e pyeste Rrahmanin.
-Folna një llaf more nipçe! Hë ! Si je, si e kalon kohën ? Je burrë tani.Sa vajte more i miri i gjyshit?
-Dhjet vejç gjysh.
-Bah! Goxha pse akoma të vogël e di vehten? Dhe ca vite dhe do të ..Jo! do të dërgojmë në shkollë! Do mesoshë të shkruash, të këndoshë, seje djali i atij babe që e kishe të mënçur, të mirë, fisnik jo me llafe.Ti mbete rrënja e atij fisi, i cili pati atë fat që mos e pastë as hasmi.Por nuk ke çi bën biri im.Jeta kështu e ka.Dënon të mirin dhe lë të li livadhisë i ligu.Jeta është luftë mor djalë.Ehu! Sa ka parë dajë Shabani jot.jeta nis si ai filizi I bimës.Nxjerr një syth.I vogël është ai sythi por është jeta në atë fillim.Mbi të kalojnë bagti, qen, bisha e ku di unë sa e sa gjëra të tjëra te gjalla.të gjallat shkelin mbi të gjallën.I shtypin, e ndrydhin, e ngjeshin fort.
Vuan filizi se nuk ka të mirë nga ato që i bëjnë.Por ai prapë ngrihet për të ecur përpjetë.Merr ushqim nga rrënja e vet.Aty e gjen forcën tek rrënja.Ushqehet edhe pse i dhëmb kudo.Zë e ngre kryet.Ecën përpjetë.Lartë, domethënë. Merr dritë nga dielli, ushqimin nga rrënjët dhe ecën.Ecën, rritet.Nuk rri të varë kokën nga e të këqiat që i kanë ndodhur.Po vari kokën e u thye nga të shkelurat, fyshket e vdes.Ja kështu, ja! Edhe njeriu, si ai filizi, si bima.Qënje të gjalla janë të dy.Është i ri, në rritje.Ka shumë nevoja që ajo rritje të jetë e mirë.Por ka disa lloje jetësh në rritje tek njeriu.Të mira, kur rritet me babë e mëmë, me vëllezër e motra, me farë e fis, të pahelmuar në shpirt.Ka rritje, kur gjat atyre viteve nga fëmijë në i ri apo, në rini dua të thom, që njërin nga prindërit e ka humbur.Kjo jetë në rritje është çka.Por njeriut i ecën jeta, në rritje edhe kur humbet babë e nënë, si puna jote.Biles ti ke humbur shumë më tepër, se ke humbur tërë farë e fisin, katandinë dhe pasuninë.Rritja jote është me jetë shumë shumë të rëndë o bir..Mirëpo dhe e keqja nuk a fund.Ka disa të këqia.Të vogëla, të përballushme dhe të mëdhaja fare.E di ti kush është e keqja më e madhe fare, për njeriun more Rrahman? Nuk e di.Është vdekja.Ajo po ta vuri syrin, të mori.Të gjitha shkallët e tjera nuk kanë pse të duhen.
Dua të thom që ti ke jetën.Je i ri.Ke neve, që do të thotë se nuk je pa njeri fare. Gjysh Shabani ndaj ka ardhur.Të të marrë me vehte.Atje ke neve. Në Selishtë ke me qënë mes njerëzve të gjakut tat.Edhe gjyshi jot i helmuar shumë është.Ka marrë një plumb brinjë në brinjë, more djalë.Dy djem të mitë ishin partizanë.Nuk isha për të vajtur njëri, Oriku.Nuk më dëgjovi.Vajti me shokët e dolën maleve, si dhe mund ta keshë dëgjuar. I sëmurë, tuberkulos.Nuk isha dakort jo për gjë, por se ishte gjysëm njeriu.Kjo luftë pati nevojën e të gjithëve, të rinisë, të të rejave, dhe burrave e grave.Pati nevojën e tyt eti e të gjithë baballarëve, që ikën maleve me kokën prapa, tek fëmijët, familjet.Ndryshe nuk ikte e keqja, që na kishte ardhur në derë. Oriku nuk mu kthye i gjallë.Nuk e la të gjallë kjo luftë, as tërë familjen tënde.Të la ty fillikat, me jetë në rritje, shumë të rëndë.Por jo shumë të keqe.Se ja që nuk je pa njeri në këtë botë.
-Edhe unë ju dua gjysh.-foli i përlotur, por dhe si shpresëlindur
- Me gjakun e derdhur, lirinë e fituam, apo jo? Dhe ja ku ka për të filluar një jetë më e mirë dhe për ty.Me vujtje se jemi vënd i dalë prej lufte, por me shpresë e përpjekje kemi me i dalë në kry.Tash e mbrapa, ka me nis, për ju një jetë ma e mirë se e jona.Jena të shkatrru prej lufte jo prej Zoti, por sa shof, kjo qevrri ja ka nis mi gatit punët.Kadalë kadalë po gatit rrugët, urat, zynat, dyqanet, furrat e bukës.Ja ka fillue me aksione pëtr rrugët ma të vështira.më të madhe punë që opo më shofuin syt mue është se ka nis me hap kurse me mësu shkrim e këndim neve që nuk dimë me hudhë emrin tonë, imzanë tonë,qëe nuk kemi pas rat nme mësue gjuhën tonë, shqipen tonë.Jena gati gjith populli analfabetë. Ka nis me gatit gjithandej shkollat, e kjo mu më duket punë e të gjitha punëve.Punë e e marë fort. Kërkush më parë nuk ka punue ksisoj.Për ty, hapet përpara një jetë që do të nisi mbarë.ke me pa cvetë.Por duhet të mësoshë, që ata prindrit e tu të prehen të qetë aty ku kanë shkue me pushu përherë.
Ndaj, o bir, nesër do ormisemi dhe do vemi tek shpia jonë, ke neve.Aty ke shokë se ke tre nipër të mitë, I ke gjak të gjakut tat.Ke mua që do më kesh shok, për çdo hall, për çdo shqetësim që të keshë.Do më keshë në vënd të Kasëmit.Eja tek gjyshi, të të përqafoj një herë ashut fort e me shumë dashuri.Ja kështu, ja! Të dua të fortë, trim dhe burrë!Gjaku I gjakut tim.Shpirt të kam.
Mbetën për një kohë ashtu të përqafuar, njeri me tjetrin.Nga ai moment djali ndjeu se në botë do të kishte dashuri të mjaftushme, për të që të mos ndjente ftohtësinë që i kishte sjellë idea e emrit bonjak.Darka u hëngër gati pa folë për Rrahmanin.Por djali ishte përqëndruar në të gjitha sa i pat folë Shabani.
-Do Perëndia dhe më dihmon të vete në shkollë!- u lut tërë atë natë
-Gjysh Shabani, qënka shumë i mirë ! Un do mësoj shumë se ashtu e kërkonte prej meje edhe babai im.Ah more baba! Nuk jetove të të ksha në këto kohë.Por unë do bëhem si doje ti! Të premtoj!-dhe me atë zotim e pat zënë një gjumë i qetë.Kur fëmijët i zëgjumi me ëndrrën e mirë bëjnë një gjumë të gjatë dhe të ëmbël.Jetojnë me ëndrrën, për të mirën.Ajo pjesë e jetës së tyre është frymëzimi i së arthmes.Bonjakët, Jetimët, ëndrra të tilla i kanë të vetëmit shokë në tërë jetën e tyre.Ato mbeten vegimet e mirësisë në jetë.
Dita më e lumtur e jetës së tij, nisi atë shtatortë 1945.Në shkollën fillore të Selishtës, në bangon e parë të rreshti të dytë u lu, si nxënës i klasës së parë fillore, bonjaku Rrahman Bako.Me shikim mbi mësuesin, si një Faikua i cili pasi ka fluturuar lart qiejve, endur nëpër një mori ëndrrash, gjen vëndin ku të ulet dhe të përjetojë plotësimin e njërës prej tyre.Ai më në fund ishte si të gjithë fëmijët e Selishtës.Nuk kishte asnjë dallim me ta.Nxënës.Por shokët dhe shoqet e tij ishin të gjithë të shoqëruar prej prindërve, dikush me nënë, dikush me babain, motrën apondonjë vëlla më të madh, të kapur dorë për dorë ecnin drejtsheshit të shkollës.KurseRrahmani paasi hodhi disa shikime majtas e djathtas, ngriti kokën lartë dhe psherëtiti.Sytë e tij u mbushën me lëng që i erdhi nga një ngacmim në zemër.Dukej se ju lënduan të gjitha plagët.Pastaj ju kujtuan fjalët e babait tek sa ai lëngonte në shtrat prej plagëve.
-Do veshë në shkollë dhe do të mësoshë shumë ! Vëndi ka nevojë për njerëz të mësuar.Të më mësoshë bir!
-Po baba-foli. Ja ku erdhi dita e parë e shkollës time.Unë do të mësoj që të shipe në vënd dëshirën tënde.Do të mësoj shumë.-Dhe eci përpara mes shokëve.Në prag të hyrjes në shkolllë ju kujtua nëna.Sa herë e niste me bagëtitë delte tejk dera dhe e puthte.I shikonte mos këmisha ideltenga pantallonat dhe mund ti futej era.
Hoqi trastën që e pat hedhur krah qafë, një trastë të vogël, sa për abetaren dhe tri copë si libra të holla, që u thoshnin katërshore, dhe pasi zuri vënd ku i tha një djalosh rreth të tridhjetave, e vuri para duarve..Mes tyre kishte dhe një kalem majën e të cilit ja pat bërë nusja e djalit të madh të dajë Shabanit, me një thikë buke, që nuk priste dhe aqë mirë.Rrahmani, bënte ç`bënte dhe e kthente trastën, sa në njërin krah në tjetrin.Atë punë kishte bërë edhe gjithë rrugës deri në shkollë.E pat kthyer shumë herë nga krah qafë, në krahgji.E donte ta kishte sa më përpara syve çantën.Hapte grykën e trastës dhe vinte dorën tek abetaria.E prekte dhe ndjente atë kënaqësi që u jep fëmijëve prekja me dorë e gjësë që e duan shumë.Prindërit u flasin para se tëvenë në shkollë.dhe të folët nis me abetaren.Aimbete përherë libir më I dëgjuar I fëmijëve dhe mu për këtë edhe më i dashuri.Gëzimi i fëmijëve, gjat plotësimit të një dëshire, nuk mund të përshkruhet.Ashtu nuk mund të përshkruhej gëzimi i Rrahman Bakos, nga ajo ditë e pare, ulur në një bankë shkolle.Burri që i rregulloi nëpër bankat u prezantua :
-Të dashur, nxëns mirëseerdhët në shkollën tonë! Unë do të jem mësuesi juaj.Së bashku do të mësojmë shumë gjëra të mira dhe të bukura.Do të mësojmë më së pari tëshkruajmë dhe të këndojmë gërmat e gjuhës tonë të bukur, gjuhës shqipe.Këto na i jep abetaria,që bësoj se ju e keni nëpër çantat tuaja.A po jo ? -pyeti mësuesi gjithë buzëqeshje të ëmbël.
-Po !- ju përgjigjën një zëri fëmijët
Mësuesi, me veshje gjysëm partizançe, zuri tu fliste me një zë kumbues, por të ëmbël, sa askush nuk ja hiqte sytë gojës së tij ovale.Rrahmani po e shikonte drejt e në dritë të syrit mësuesin.I dukej si një Perëndi.Perëndia e vet dijes, prej të cilës ai ishtre zotuar para kujtimit të babit se do të mësonte shumë. Ju duk shumë i dashur, se në tërë atë kohë, që ishte para tyre u foli vetëm për gjuhën e burkur shqipe, për gërmat që ishin sjellë e vendosur me gjak patriotësh, për luftën e fituar po me gjak e sakrifica.U foli gjatë për të mirën, që u solli fitoria e luftës fëmijëve, si ata para syve të tij, duke ju dhënë mundësinë për tu ulur nëpër banka dhe prë të marrë rrugën e dijes.Ai mësues, silueta e tij, zëri i tij, por sidomos fjalët e tij, hynë në zëmrën e djalit pa u ndjerë e për të mos dalë kurrë më prej atij vëndi ku ruhet vetë shpirti.Cilado fjalë që delte nga goja e mësuesit përpihej prej Rrahmanit.Kur mësimi mbaroi në ato tre orë të fillimit dhe mësuesi ju lejoi të shkonin nëprë shjtëpia, djalit nuk i ikej.I dukej sikur edhe muret e klasës që ishte në fakt një hauri vjetër, i rregulluar disi por me shtresë kurasani dheu, oshtinin jo më sa kishte folë mësuesi, por se si fjalët e tij tingëlluan njësoj me ato që i pat thënë i jati.Mes të jatit dhe mësuesit ai sikur gjeti një lidhje, të ndërprerë për disa kohë.Që u rivendos në atë bankë shkolle.Ajo figurë mësuesi, ai djalë serioz dhe fjalë ëmbël, që në fjalët e para, në atë fillim mësimdhënieje, ju duk se i dha celsin e jetës me shpresa, dëshira, ëndrra, që i pat treguar i jati dhe që atij i qe dukur se e pat humbur përfundimisht.Nga ajo ditë dhe nga sa u foli ai mësues, jeta e tij zuri të merrte një tjetër drejtim, një tjetër kuptim.Ai i vuri vehtes detyrën të mësonte shumë në shkollë.
Shkolla është kjo- pat thënë në ato ditë !
-Pse kjo të jetë e gjithë shkolla? Ça ka kjo shkollë? Asgjë.Për banga ca rripa dërrase të pa zdrukuara fare.Për dërrasë të zezë, që ja tha emrin mësuesi, tricopa dërrasa të prera me sharrë.Ato i lyem neve me blozë që sollëm preh oxhaqeve dhe tetë kokrra vezësh që u mori mësuesi pjesën e bardhë të tyre. I bashkovi dhe me të lyen me të dërrasën.E zezë u ba ajo por ata gurët që sollën ca djem të lagjes së Gjinaj, , nuk shkruanin mirë.Për fletore….Unë kam fletore të mirë.Ma dha mbesa e dajë Shabanit, që I kishte blerë për dy vajzat e veta në Elbasan.ca shokë në lkasë kanë marrcopa thasësh prej atyre të çimentove që kanë mbet prej ushtrive italiane dhe gjermane.Pse shkolla kështu të jetë.për këtë shkollë më fliste babai?Jo!Tha mësuesi, tha.Sa bukur na foli atë ditë! Dale si e nisi?
..”Të dashur nxënës! E kemi vështirë në këtë fillim se nuk kemi bazën material që na duhet por mos umërzisni se do na vinë.Shteti demokratik popullor mendon orë e minutqë për ju fëmijët, për ne mësuesit.Do bëhet si jo më mirë.Juve dhe neve na duhet që të shfrytëzojmëcilëndomundëasi për të arritur që jut ë kuptoni për sa ju flasim, ti përsërisni ato nëpër shtëpia dhe kur tëvini këtu tek mësuesi ti përsërisim sëbashku.Ahere juve i keni kuptuar mësimet, keni mësuar mirëabateran, gërmat, shkrimin, këndimin që janë bazë për tëmësuar mirë gjuhën shqipe. Vallë kemi mundësi që këto ti arrijmë në këto kushte? Po kemi.Dhe ne me juve do tja arrijmë asaj diteqë jo vetëm të mësoni për vehte por prej jush të mësojnë ata që nuk i dinë ato që do të dini juve nesër. Seiciliprej jushmund tëbëhet një mësues shumë imirë për të tjerët.Aher eprindërit e seicilitprej jush do të jenë krenarë me ju.Sytë e styre, shpirti i tyre, do të mbushet plot, kur të shikojnë se fëmijët e tyre u bënë të ditur, njerëz në shërbim, jo vetëm të vetvehjtes ,por të popullit.Nuk do të ketë lumturi më të madhe për ata prindër.Ndaj, këto ju kërkoj si mësuesi juaj.”
- Sa mirë na foli!Mirë, mirë porjo për mua.Me punën time, mësimet e mia, kush do të krenohet? Prindërit e mi të shkretë! Nëna ime… ! Më pate thënë një nga ato ditë që lëngonte…” nëna edhe kur të mos jetojnë më, të shikon me sytë e shpirtit të saj.Se shpirti i nënave nuk vdes.Rron përherë e vërtitet në tërë hapësirën ku jetojnë fëmijët.Do të shikojë për herë nëna, se shpirti i nënave jeton për të nbrojtur fëmijët….” Këshu më pate thënë.Më shikon mua sot? Oh nëna ime që nuk të kam për këtë ditë!
- Një curril lotësh i rrodhën faqeve prush dhe ju varën në gji.Shpejt e përmblodhi vehten, se mos ja shikonin shokët..

 


Fragment nga "Përmbysja e Botës"

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00