* * *
Por shtëpia ime është e djegur si atë ditë kur mbi të ra ai, aeroplani amerikan, i qëlluar nga gjermanët, prej Kalasë.
Nga Faik Islami
-Shoku sekretar mund të më jepni nja dy fletë letër shkrimi?
-Me gjithë qejf.Ja merri! Ndonjë vajze që të ka përvëluar zëmrën, ëë? Hë qerrata , qerrata.Kështu e ka rinia.Zjarr, zjarr jeni.Ke lënë ndonjë manxurranë andej, ku kreve ushtrinë, ë? Dhe do t`i nisësh një kartë ..! Doemos posi! Hë !
-Jo! Nuk e dua për atë qëllim, por do kërkoj të më ndihmojë qeverria për …shtëpinë.Unë nuk kam ku fus kokën.
-Qeverria? Mirë, mirë.Mbase të ndihmon!Ashtu të lumtë! Mbase!
Rrugës për tek hauri ixhaxhait, bluante përmbajtjen e letrës për në qeverri.
-Kujt t`ja nis?- Pyeti vehten
-Kam ndonjë mik të babait? Babai kishte plot shokë dhe miq, por vallë ta kenë akoma ata emrin e tij në radhën e miqve dhe shokëve të tyre?Kur nuk ke miq as në shtëpinë tënde si kërkoshë tek të tjerërt? Pastaj si tu them? Unë jam Rrahman Bako i biri i…me profesion bari, por që di dhe… të lyejë me bojë makinat.Kushdo që ta marrë në dorë këtë letër do thotë. “ja na u bë dhe çobani të na shkruajë e shqetësojë.Pakë halle kemi por u desh dhe ky, kërcupërmbi samar!.Pastaj, sikur të më thërrasin të vete? Me këto rrobat zhele..! Jo! Nuk them mirë.Ata nuk janë budallenj që të shikojnë dhe vlerësojnë njeriun nga veshjet.”Veshjet dhe pozita shoqërore -thosh komisari- shërbejnë për të mbuluar “Brënda këtyre veshjeve unë kam shpirtin të pastër. Do t`ja drejtoj, shokut Enver.Ai e njihte vetë babain.Mos do mërziten këta të rrethit? Mund thonë:”Po ku paloushtari, si nuk na begendisi ne, por drejt e tek më i madhi fare!” U bë kungull, na lëshovi dhe farat tani..! Të shofim pa do e zgjidhe hallin pa neve?” Aqë duhet dhe të marrin inat për tërë kohën këta.Se mos janë ndryshe nga të tjerët.”Njerëzit robër të shpresë, ambicjes, dhe frikës janë”-thoshte komisari.”Ndaj, shoqëria jonë e re ka për mision të krijojë njeriun e ri, pa këto vese.” Ti kenë dhe kuadrot e partisë e të pushtetit të ri këto vese? Dhe ata njerëz janë, pse do jenë më ndryshe.Po shoku ..Jo!Ai nuk i ka. Kështu thoshte babai për atë njeri.Atij do t`i shkruaj.-tha dhe shtyri derickën e haurit.
-Erdhe bir? Hë, takove njeri?
-Takova plot xhaxha.Takova sekretarin e këshillit.
-Aliun! Është burrë i mirë.Na don neve, por sa para bën.Nuk ka gjënë dorë.Neise një llaf edhe e thotë Aliu.I the gjë a të tha ai.. hë qysh llafosët?
-Më tha që.. kanë nëvojë për bari.
-Doemos , doemos! Aty po qysh gjetkë.Atëpunë ka atë të jep. Ku ka gjë tjatër këtu.Ka dhe në ara, në brigadë, por e vështirë aty bir, e vështirë puna në bujqësi.Bari është birko punë.Nuk lodhesh shumë.Pa një gjë dhe e ha.”Gjëja e gjallë të mban gjallë” ka thënë i vjetri morë bir.
-Unë kam zanat o xhaxha!
-Zanat për qytet ai mor Rrahman djali.Këtu i thonë fshat.Fshati karroca dhe qerre ka.Hë, do aty? Di për aty.Ecë mabse të marrin.Mbase kanë nevojë.Ku i dihet punës.
-Më parëdhe më shumë kami nevojë për shtëpi xhaxha.Nuk jetohet në këtë haur.
-Nuk i do i verbëri sytë? I do po kush ja jep or bir.
-Do t`i shkruaj Qeverrisë.
-Kuja do t`i shkruash më the ?
-Vetë të madhit fare.
-Të madhit fare më the? E kush pyet tani o bir.As kanë për t`ja dhënë letrën tënde.Atij i digjet mjekra nga hallet, nga punët, nga… frika e karriges, ti kërkon të ndezësh cigaren.Rri more djalë në fukarallëkun tënd! Mos trazo ura që mbajnë prush brënda.Digjesh më keq ose nuk të zë e miraqë prêt.Unë kështu them pa ti bëj si të ta marri mëndja jote!
-Jo xhaxha! Do ta kërkoj të drejtën.Më thoshte babai.”Të drejtën do ta kërkoshë pa u lodhur dhe me forcat e tua.” Ç`do humbas? Dy frikëra të mëdha kam unë. Jo vetëm unë, por të gjithë njerëzit.Vdekjen dhe… varfërinë.Këtë të dytën e kam mbi kokë.Kur njërën e kam pse do të ruhem më nga tjetra.Bashkë shkojnë që të dyja.Si thoshte Qemua i Sulos:”Të dalë ku të dalë”. “Tafti bafti”! Ashtudo tëbëj !-i dolime zë vendimi i marrë.
-E po tu bëftë e mbarë! Ç` të thotë xhaxhai ty më ! Kam bërë presh jani.Do hashë? Kjo e uruar bukë me rracion o bir.Treqind gram në ditë për frymë, bukë na lllogaritet mielli që na japin!Aqë, tremebëdhjetë qillo miell misëri, për frymë në muaj! Pakë! Duhet të shënojnë dhe ty se një rracion nuk na mjafton të dyve.Do vete unë tu them.Mos çap ti !
Por nuk e dëgjovi sa foli i ungji.Ndoshta e dëgjoi se diçka foli, por as që u interesua për se tamam.Ishte ulur në gjunjë para një thesi me miell misëri.Mbi thes, kishte vënë qëun një sufër e vogël që dikur pat shërbyer për të bërëa mvisa peta dhe kulaç gruri.Sipër qëut kishtev vënë letrën që i pat dhënë Aliu.Për minuta të tëra, me majën e një kalemi që pat në gjimnastorkë, mendohej për të nisur fjalën e parë mbi letër.E bëri gati disa herëpër të nisur shkruarjen, por prapë tërhiqej dhe vinte lapsin në gojë. Sikurme atë veprim gjente piknisjen e fjalës më të parë.Pastaj zuri të përsëriste me zë por pa e shkruar fajalën.
-I dashuri shoku..Jo! Nuk e kam mirë kështu.Duhet; shëm i dashuri shoku…! Jo as kështu.Pseshokme mua është ai? Po neve, kështu na mësonin në shkollë dhe në ushtri.Ti drejtohemi tjetrit me fjalën shoku.Mirëpo ai nuk është as si kapter Myrtezai, që ato katër makaronat në spaleta i kishte gjithë vaj.Se aty i fshinte duart, nga që nuk kishte lënë më vënd pa i fshirë.mirëpo keparë që dhe Myrtezai inatosej t`i fliste këmbë ushtari, Myrteza.”Nuk më quajnë Myrteza, por shoku Myrteza! E more vesh more paloushtar? Apo i do nja dy ditë në punën …për pastrimin e haleve? Gëk ushtarët e shkretë.Ta jepte vërtetë atë peshqesh kapter Myrtezai.Kush bënte kalla me kapterin tonë!Ama dhe ushtarët bëheshin radhë e shrregullt kur”lajmëtari” thoshte se po vinte.Lajmëtar quajtëm atë që do thoshte më i pari se po vinte kapteri.”Shoku kapter Myrtezai, të përshëndes njëri, të përshëndes shoku kapter, tjetri dhe në një refren, të gjithë me radhë.Sa që Myrtezai i shkretë ndrronte udhën, për të mos e përshëndetur…. “të paudhët”, si i quante ai.E gjeti nga rregulli që kërkonte.Ushtri ashtu është rregulli i sertë i gjërave pa vlerë të sjelljes.Ç`mu kujtua dhe mua Myrtezai tani.-bëri buzën në gas.
-Shumë i dashuri shoku Enver! Unë qëpo të shkruaj jam djali i mbetur gjallë nga e gjithe familja e shuar e Kasëm Bakos.E Kasëm Bakos nga fshati Goraj? Ku e mabn mënd ai babain! Jo e Kasëm Bakos, por e partizanit komandant …Jo! As kështu.Djali i vetëm i mbetur gjallë nga familja e partizanti Kasëm Bako, nga fshati Goraj. Kam mbaruar ushtrinë dhe jam ktheyer në fshat.Por shtëpia ime është e djegur si atë ditë kur mbi të ra ai, aeroplani amerikan, i qëlluar nga gjermanët, prej Kalasë.Babai, i cili lëngonte nga dy plagët e plumbit, që kishte marrë në betejën me gjermanët, si dhe të gjithë pjestarët e shtëpisë, mu dogjën të gjallë brënda.Nëna u hodh në flake, për të shpëtuar motrën time, Lutfijen që do të martohej po atë javë. Të dymbëdhjetë vetët e familjes u dogjën.Shtëpia jonë u bë shkrumb e hi.Bashkë me të mitë u dogjën edhe të katër pilotët e atij aeroplani. Të gjithë u shkrumbuan të gjall.Shtëpia u kthye në gërmadhë.Ashtu ka mbetur dhe sot e kësaj dite.
Unë, pasi mbërova ushtrinë, në Tiranë, jam kthyer në fshatin tim.Por këtu nuk kam as shtëpi as katandi, as një çerek leku në xhëp.Ju drejtohem Juve, pasi nuk kam kujt tjetër t`i kërkoj ndihmë. Unë, dua të punoj, por që të arrij atë, të më jepej ajo mundësi që sot nuk e kam.Një ndihmë, për të patur një shëtpi si gjithë të tjerët.Ose të më lejojnë të shkoj të punoj në një ndërmarrje të shtetit.-Ndaloi dhe e lexoi disa herë.U mendua një hop dhe i doli me zë.
-Ja, kaqë pakë kërkoj
-Fole more bir?-e pyeti xhaxhai
-E mbarova xhaxha.Mirë more bir, por a do të mabrojë punë ai që do t`ja nisësh? Ajo është e tëra.Lodhesh ti e bëre.Mirë besoj unë ja ke thënë.Se është e thënë puna jonë, po a do ketë izër për më mirë, nga ai që i ke shkruar? Ku di unë ku di unë por thëm se badiavado të vejë ajo lodhje.Nuk kam dëgjuar të kenë ngulur ndonjë gjë tek hallexhinjtë si neve.Këtu po asnjë nuk e vë në zjarr ujin.Nuk e di, nuk e di! Po shplodhu more bir se të ka marrë dhe uria.Ungju, të të shtje të hashë!
-Nuk kam uri.
-Qysh nuk ke uri.Goxha djalë, goxha uxhut dhe më thau “nuk kam uri”! Merre de!
Mori tasin me sa i kishte vënë përpara i ungji.Hëngri si me përtim.Ju duk se ato që hantenë ushtri ishin ku e ku me ushqimin që kishte përpara.Në atë moment mendoi prapë kapter Myrtezain.
-Paske qënë burrë i mënçur kapter! –tha. Si mabroi së ngrëni u shtri në kurriz kukishte fjetur natën.Me symbyllur po meditonte.
-Jam para një rrethi që do të duhet ti vi vërdallë.Ja vlen të jetoj? Apo ja vlen të vdes më mirë.Ky nuk është një gjykim që më vjen se e kam pleqëruar mirë e bukur me mëndjen time.As se unë kam guximin për ti dhënë fund kësaj jete, që nuk e di ku të nisë e të lëvizë.As edhe sepase unë kam patur tërë atë fatkeqësi në jetë.Por, ndoshta ja vlen, sepse po ndjehem i lodhur, pa punuar as një ditë.Dhe unë nuk kam nevojë për këshilla, si ato që më dha sekretari i këshillit, por për ndihmë.Do ta hedh letrën, sapo të dihet e nesrëmja!- pas asaj fjale e pat zënë gjumi.
Dy muaj ditë, Rrahmanit i ikën me të njëjtin ritual.Ngihej.ej vishte rrobat e “dautit” dhe delte nga shsehi i fshatit.Takovi kryetarin e kooperativës, të këshillit dhe sekretarin e partisë.Që të tre e pritën mirë fare.Si djalë të shatit të tyre, por asnjë herë që ai nuk ishte si të gjithë të tjerët.Së paku për nga dhimbja që kishte përjetuar.Nga fatkeqësia.Biles ata as nuk shfaqën shënjën më të vogël të keqardhejes.Ajo edhe i pëlqeu, sepse e urrente mëshirën, për një …bonjak, por edhe e habiti.Ata e trajtuan si cilindo tjetër, kur ai nuk ishte kurrë si të gjithë.
-Budallai unë.Shprezsoj, që me kërkesa, me lutje të ndryshoj fatin, vendimin që ka dhënë Perëndia? Mirë thoshte Qemo ziu.”Tafti bafti”!-tha. Mirëpo, ditët iknin dhe atij jeta zuri ti kthehej në makth.Lutej përherë në atë vetminë e netëve.
-O Perëndi, merrma jetën! Përse më duhet? Jam i velur.Ç`do që të më japish a do të më japin me ndihmën tënde, do të më shkaktojë marrje mëndësh, një përzjerje. Dëshirat e mia për të punuar e provuar të mirat, kënaqësitë, ka qënë kaqë emadhe, kaqë e lodhëshme sa nuk kambetur forcë dhe energji brënda meje, për të provuar në ditët dhe vitet që më kanë mbetur.Dua, me gjithë shpirt, tu largohem gëzimeve të ëndrruara.Nuk kam më as ëndërra.Jeta, kur nuk paske guximin që të vdesësh, u ktheyeka në skllavëri.Ky qënka fati. Përjetoj fatin e bonjakut.
Kët gjëndje fataliteti ja ndryshoi një letër që i pat ardhur, pas dymuajsh si kishte nisur letrën Enver Hoxhës.Letra pakë fjali kishte, por ajo që e ngrohu djalin ishte, që në hyrjen e saj…
“‘Drejtuar të riut Rrahman Bako-Goraj.
Me porosi, personalisht të shokut Enver, kërkesa juaj, do të gjejë zgjidhje nga ana e Organmeve të Pushtetit në Rreth…! Shefi Sektorit të Letrave të Popullit M. Mejkollari.” U shushat nga një përzierje dhe ngrohje që nuk po e merrte vesh se nga se i vinte, duke lexuaratë rresht.Kur arritinë fund të dy radhëve Rrahmanit ju droth zëmra.Mbeti si i ngrirë.
-Ja paskanë dhënë! E ka kënduar letrën time… vetë shoku Enver!- pyeste e ripyeste për të disajtën herë. Flokët e rritura ju ngjethën.Ja lexovi të ungjit dy herë radhazi.E si e pa drejt në sy i foli si fituesi i një loje;
-E shikon që e ka marrë? E ka kënduar letrën time, vetë ai..!
-Po bir, por e ka kënduar ama! E majasi. Të shofim, kur këta poshtë, ta gatuajën.Se nga e thëna në të bërë, ohu, kalon një Osum i tërë.Jam regjur unë, biro!
-Jo, xhaxha e ke gabim.Kush guxon ta bëjë fjalën dy të atij burri? Kush ka…b.. për të t`ja kundërshtuar llafin atij!
-Dhe pa b..nuk janë këta more bir.Ç`do bëshë pastaj? Do t`i shkruash prapë ? Aha! Të puthtë halla në të dyja faqet!
-Ti po flet, si..se si më duket se po flet o xhaxha .
-Jo bir nuk jam armik unë.Por ja, nuk më shikon mua? Kaqë vite dhe më lanë kështu si më gjete.Jam unë, është shtëpia jonë të lihej si e kanë lënë? Nuk ishte! Yt atë, im vëlla luftoi dhe mori plagë në luftë. Bëri gjithë atë punë me bashkëfshatarët, tërë atë luftë dhe kur erdhi fundi të gjitha u harruan nga shokët e tij, të luftës.Për këtë them dhe më duket se nuk e kam gabim.Fola shumë edhe pse isha betuar të mos të flisja nga këto gjëra me asnjë.Me ty gjithashtu.Desha të qëndroja në heshtje dhe vetminë time.Në shoqëri me vetvehten time, që nuk doja të ma prishte njeri.Kur ja, më erdhe ti, gjaku im.Dhe ma përzjeve qetësinë.Jo se don ti, por nuk më rrihet mua tani. Kurt ë shikoj të vuash,m të lodhesh duke kërkuar një gjë që të takon por që nuk ta jep njeri.Pse duhet ta kërkoje? Të tajepnin ishte në nderin e shokëve të tyt eti. E nise një letër dhe të erdhën dy gjisht kartë.Po pastaj? Asgjë! Nuk dua të taprish por se si më duken këto punët me letra.Më duken punë të papune.Nuk e di , nuk e di, por.. inshallah!
-E kujt tjetër do të duhej ti kerkoj xhaxha ? Vjata tek te gjithe zyrtarete ketushem.me shikojne si për të më mëshiruar.habiten.” Ua! Djali i të ndjerit Kasëm! Sa mirë! Qënke bërë burrë! Ishkreti Kasëm! E shkreta ajo grua, që i kishte të rrallashoqet.E pësoikeq shtëpia juaj, por ja si të themi, lufta..Mbete jetim more djalë, por… sit ë gjithë dhe ti.U rrite tashti.Ja do filloshë ndonjë punë dhe… avash avash do të martohesh e do bësh fëmijëte tu…”Këto dëgjoj nga të gjithë.Më duket vehtja sikur kam mbetur për tu mëshiruar.
-Ashtu kemi mbetur o bir, po qysh thua!
-Jo! Unë dua ndihmën e qeverrisë se shtëpinë ma dogji lufta.Se babai im u përshkua nga plumbat e gjermanit.Se shokët e tij të djeshëm sot qeverrisin vëndin.Se..
-Ishte e ishin dje ashtu, por ata shokët partizanë, të tim vëllai, sot kanë hallet e tyre, shtëpitë e tyre dhe punët e tyre.Ndaj të thom ec e puno ku të thanë.Me blegtori, me blegtori të veshë.Nuk është turp puna me gjënë e gjallë bir.
-Nuk e kam për turp.Por pse vetëm ajo punë për mua.Ne, nuk kemi një shtëpi ku të fusim kokën.Këtu ta kaloj jetën? Në këtë haur? Jo! Do të pres atë që më shkruan shoku Enver.Do ma zgjidhin.Ke për ta parë.
-Ashtu u bëftë, por sepse jam i mbërdhihur unë.- tha të fundit i ungji.Pastaj u shtri në qoshen e vet gati i dërmuar.Ai, në thellësi të shpirtit të tij e dënonte atë qëndrim me te nipin, pasi e kuptonte mirë arrësyen e hidhërimit të tij.Mendimi se i nipi ishtei ri, shumë e shumë herë më i ri se ai vetë, ja kishte pushtuar tërë qënien e tij në ato momente.”Mirepo fati të ketë radhë xhanëm”?, pyeti.
Nuk ishte mbushur java kur atij i pat ardhur letra nga Enver Hoxha.Ishte ditë e diel dhe ai si zakonisht u ngrit herët.U rregullu, bëri tualetin e zakonshëm, që ishteca grushtaujë syve, një fshirje me një cep çarçafi dhe ca lëvizje të krahëve, ritual i thjestëzuar i atij steriotipi që kishte bërë në ushtri.Hëngri pakë bukë misri përshesh me pakë qumësht dhe u bë gatipërtë dalë.Që kur kishte ardhur nga ushtria e pat bërë rregull që të djelave shkonte në varreza.
-Ika xhaxha për tek ..ata. -i tha, duke veshur gjimnastorkën në të dalë të derickës së haurit.Dhe ai ju përgjigjej shkurt:
-Shko bir, shko!
Ilaçi më imirë për ata që kanë dhimbje është ambjentimi me dhimbjen.
Fragment nga Romani "Përmbysja e Botës"
Comments (0 posted)
Post your comment