Home | Literature | Për Nënën time!

Për Nënën time!

image
Vëre dorën në plagët e mia të merituara, 
engjëll flokargjend. 
Ah, të vdisja 
të mbeteshe përjetë kështu si je, 
mbretëreshë smeraldi... 

 

 

 

 


Dritan Mesuli

 

 

 

Dërgomë një engjëll në mëngjes
kur kthehem i lodhur nga ëndërrimet!

Kam fituar gjithmonë ikje
në bixhozët me kurthe.
Vëre dorën në plagët e mia të merituara,
engjëll flokargjend.
Ah, të vdisja
të mbeteshe përjetë kështu si je,
mbretëreshë smeraldi,
Lavdi tokësore mbuluar nga pleqëria.

Eja,
kur gjumi
m'i mbulon sytë me kripë ëndrrash të lodhshme,
Shën Mëri prej balte të ëmbël.
të mbetesha në prehrin tënd,
gjiri yt të mi rrihte kockat, gjakun,
çdo skutë të trupit.
T'i zgjoja gjithë agimet
dhe hënat t'i bëja fli.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00