Latest News
Imazh shpirtëror...
A mund të jem shndërruar mbi vullnetin e shpirtit hyjnor? Jam përtej qiejve, atje ku s'duket asgjë!
Nga Bujar Plloshtani
Seç më ngjajnë brenda meje shpirtra hyjnorë,
Me fund dëlirësie shoh tek më maskojnë.
Më duken se fjolla imazhesh bien në mua,
e, fundin e shpirtit ma japin si një lirikë hënore.
Gjysmerrësira më mbulon, jashtë
shiu më lag, bën ftohtë vjeshte,
ndjenjën time e shoh të vizatuar brenda fytyrës së Hënës.
A mund të jem shndërruar mbi vullnetin e shpirtit hyjnor?
Jam përtej qiejve, atje ku s'duket asgjë!
Jam përtej...
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment