Në Ohër
Liqeni, tek buçet fillim brigjeve në mur. Natë melankolike, kundrejt këtij fati të mpirë.
Bujar Plloshtani
Në liqenin e qetë era e veriut tërbohet,
sipër nesh një zë i frikshëm ndihet mefshtë.
Dallga të vogla,
përplasen brigjeve të murit të ftohtë.
Në k'të Janar pa borë,
një shtresë e ftohtë mbi liqen ka zënë.
Hëna lakuriqe sikur fshihet,
ndërmjet reve plumb të zeza.
Erë e veriut fryn,
mbi fytyrat e çjerrur,
mbi shpirtrat e dëshpëruar,
mbi trupin e zhveshur të hënës.
Hëna mërdhihet,
trishtimi i saj buzagaz tek ne hidhet.
Trishtim i ri, i njomë,
krejt i gjorë tek ne ka mbirë.
Liqeni,
tek buçet fillim brigjeve në mur.
Mërzinë e vjetër, edhe më na ndez,
e shpirti ynë gjithë vrer.
Natë melankolike,
kundrejt këtij fati të mpirë.
Të revoltuar,
hidhëruar,
dëshpëruar.
Veç një varkë pa vela,
përkundet e vetmuar në këtë liqen.
Kjo varkë e shkretuar,
atje në skaj duke u përkundur vështron
qytetin ëndërronjës të Ohrit.
Prej larg, nga teatri antik,
liqeni me pamje antike Ohrin shfaq.
Bukuria e tij tek shpon të ftohtin e zi,
nata brenda natës trishtimin e nxit përmbi ne.
Ajër i rëndë, dallgë e orëve të vona,
tek buçet fillim brigjeve në mur.
Një dallgë godet fuqishëm bregun,
është trishtim i ri që poetët thërret.
Ohri në këtë Janar,
me shpirtin e trishtë po na ngushëllon!
Comments (0 posted)
Post your comment