Home | Literature | Odë gëzimi

Odë gëzimi

image
Në Shën Naum,
si poet i fundit i njerëzimit un’ shtegtoj.

 

 

 

 

 

Bujar Plloshtani

 

 

 


                          Schiler and Beethoven
 
Liqen i qetë,
kullosat e virgjëra tehu i varkës i pret.

Liqeni pa njerëz,
i vetëm hidhet drejt rrërës.
 
Në Shën Naum,
si poet i fundit i njerëzimit un’ shtegtoj.
 
Vështroj,
varka puth liqenin dhe shkurret.
 
Mesditë e kthjellët,
kurorë hëne e fshehur ndër supe.
 
Një vajzë plot hire,
tjetër nur udhëtimit i jep.
 
Mbështetet, hidhet në krah si fëmijë dhelpërak,
mbështetet, pushon, mediton,
                                                edhe hëna njëjtë.
 
Me varkë nëpër liqenin e zbrazur,
unë e shoh përtej të bukurës.
 
                                                                     

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00