Latest News
Shtegëtar
Asnjeri s'më pret te porta, vetëm trishtimi dhe trëndafilat tërë ankth. Nata dremit te ajri i dritares, ku janë gdhendur sytë e mi në moment pikëllimi.
Frederik Rreshpja
Hënë s'ka, yje s'ka.
Ecën vetmia me bijtë e saj.
Asnjeri s'më pret te porta, vetëm trishtimi
dhe trëndafilat tërë ankth.
Nata dremit te ajri i dritares,
ku janë gdhendur sytë e mi në moment pikëllimi.
Hënë s'ka, yje s'ka.
Ecën vetmia me bijtë e saj.
Aspekt
Natyrisht, gjakatarët koha i le pas dore.
Vijnë Homerët dhe luftojnë me njëri-tjetrin.
Pandehin se vriten për lavdinë e Iliadave.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment