Home | Literature | * * *

* * *

image © Photo: Drita Klosi
Te mallkuarit e reres fshine thikat
dhe iken me turbanet tere gjak.

 

 

 

 

Frederik Rreshpja

 

 

 

Ngjitet malli nëpër rrënjë dhe bëhet lule.
O druri i qershisë që të mbolli nëna ime
Unë jam vëllai yt!
Të dy me duart e saj na përkundi ajo:
Rritu rritu o biri im!
Rritu, rritu o druri i qershisë!

Eh, nëna ime nga njëra klasë tek tjetra:
- Bir, janë zemëruar perënditë.
Sa mirë kur ishit të vegjël
Dhe i faleshit tok Shën Mërisë.

Përkund era pikëllimin e luleve
A ndoshta duart e nënës vizatuar në erë.
Rritu, rritu druri i qershisë!
Unë s'kam për të lulëzuar më...

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00