Latest News
Sikur...
"How came it that this prudent, economical man was also generous? "
Perkthyer nga Urim Nerguti
Ai i thoshte asaj : "Shiko, sikur të mundnim ne të dy,
Shpirtin plot besim, zemrën plot dritë,
Të dehur me ekstazë të ëmbël dhe melankoli,
Të zgjidhnim mijëra nyjet që qyteti na lidh ;
Sikur të mund ta braktisnim këtë Paris të trishtë dhe të çmendur,
Ne do të iknim ; do të shkonim gjetkë, s'ka rëndësi ku,
Për të kërkuar larg zhurmave të kota, larg urrejtjeve xheloze,
Një qoshe ku do të kishim pemë dhe lëndina ;
Një shtëpi të vogël me lule dhe pak
Vetmi, pak heshtje, një qiell blu,
Këngën e një zogu që ulet mbi çati,
Dhe pak hije ; - e çfarë do të na duhej më tepër ? ".
(Victor Hugo)
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment