Latest News
Shpirt, ku je?
Si munde të largoheshe në kthim? Si munde të buzëqeshje në vajtim?
Besnik Camaj
Të kërkova anembanë
buzë Drinit
Vjosës e Bunës
në puhitë e liqenit të Ohrit
të Strugës, afër Manastirit
të Shkodrës
e deri tek liqejt e Mirushës.
Të kërkova edhe më tej
mbi shpatet e Sharrit
Çiçavicës e Rugovës
Brezovicës e Moknës
edhe tej Baba Tomorit
të kërkova deri sa u treta
dhe prap nuk të gjeta.
Po ku je, hej
ku je loçka ime
mos humbe rrugëve
të qyteteve të vjetra
a rrugicave të sapondërtuara
të qytezave të reja
ose ndoshta ke mbetur
në pellgun e ndoj fushe
të gjelbëruar
ja të ka ngrirë ujëburimi
i ftohët i shkumbëzuar.
Po eja moj, se shumë të çmoj
si jetën, si të vërtetën
eja se pritja më dërmon
më bën tjetër, më shkatërron.
E kur në zemër hapin ta dëgjoj
e di se vjen nuk vonon
dhe bindem se në mua jeton
andaj eja
se shpirti shpirtin don.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment