Latest News
Një fluskë e kristaltë prej vere
Botën shpirtërore ngado në sytë e saj e shoh, kjo fluskë prej kristali sikur për paqe më fton. Je larg, përballë të kam, gumëzhin brenda meje si një shpirt i huaj.
Nga Bujar Plloshtani
Një fluskë e kristaltë prej vere,
nga gota prej qelqi më rrëshqet.
Nuk është aspak mister,
është ves i verës së thatë italiane.
Botën shpirtërore ngado në sytë e saj e shoh,
kjo fluskë prej kristali sikur për paqe më fton.
Je larg, përballë të kam,
gumëzhin brenda meje si një shpirt i huaj.
Tavolina mbretërore,
në res extens na bashkon,
në res cogitans na largon.
Një pendë e hirtë e mbështetur në karrige,
zbulon hiret e saj.
Zhvishet,
pluskon në syprinën e verës si oqean.
Pamja femërore zbret, dashuria, të gjithë-
Unë dhe ti një mister i pakuptimtë!
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment