Home | Literature | Vjeshtë ...

Vjeshtë ...

image
Gotat me zili përgjojnë,
nuancat intime që mund të fsheh 
                                    një femër si Ti plot hijeshi.

Përjashta,
Vjeshta ka filluar.

 

 

 

Nga Bujar Plloshtani

 

 

 


Në diskun e ngurtë të Hënës,
ndihet mërdhihja e natës.

Një pikë e vogël e territ mezi po hyn,
nga dritarja që fytyrën paksa ia mbulon.

Në tavolinën përballë saj,
një hark i drunjtë rri i ngulur në mur;
   Shigjeton fjalën.

Qiriri digjet plot zjarr,
ndrit emocionin e saj që e fsheh nën buzë.

Ata qerpike të hirtë nën ndritjen e qiririt,
vezullojnë hiret e virgjëra
                              që tekat e gjenive provokojnë.

Gotat me zili përgjojnë,
nuancat intime që mund të fsheh
                                    një femër si ti plot hijeshi.

Përjashta,
Vjeshta ka filluar.

 

 

Dëshpërim i hidhur

 

Dielli perëndoi,
bashkë me pasditën.

Re të tërbuara,
si shtëllunga heliumi duken në qiell.
 
Gjithçka si meteorë u shua,
nga qiejt e vrenjtur u këputën yjet
                                                 edhe dashuria.
 
Fjala ngriu nën buzë,
edhe mendimi mbeti pezull.
 
Qiejt nga humbja u dëshpëruan,
edhe Zoti përnjëherësh humbi,
                                                s’u ndie më.
 
M’u duk një vjeshtë e vetmuar,
një vetmi e verbër.       
                                
Një dëshpërim i hidhur!

 

 

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00