Latest News
Dy botet
Dy botë një mrekulli…Një jet' më vete tirret ditën dhe nata ngre një tjetër mbretëri.
Nga Kasëm Trebeshina
Mendimi
Bie mendimi në mendjet e njerëzve dhe duket nuk ndalet,
s'e merr dot era s'e lag shiu që bie rrëmbimthi.
N'er' dhe në shi, as në mendjet e njerëzve nuk mbetet mendimi…
Ne nuk do vemi më pas , kur vdekja vdekje të bëhet?!…
Melankoli
Në dritare të dy rrimë
dhe nga hëna po shikojmë
s'jemi parë dhe të mërguar
njëri-tjetrin po kërkojmë.
Jemi fare pran'në jetë
dor' për dore gati zënë:
Diku rrugët na takojnë,
po kalojnë nëpër Hënë!
Burg 1954
Dy botët
Dy botë
një mrekulli…
Një jet' më vete tirret ditën
dhe nata ngre një tjetër mbretëri.
Te jet' e ditës
nxitojmë të harruar,
të ndjekur nga një frikë e paformë
te jet' e natës kthejmë
për t'ëndërruar.
1963
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment