Home | Literature | * * *

* * *

image
Në këmbë pothuaj përpara të gjithëve, diku mbi një prag të shënuar me një hap nator, gati gjysmë të zhveshur në një mantel fërgëllues hedhur supeve me nxitim, ama me krahët duke u dridhëruar nga pasioni dhe duke mbrojtur ...

 
 
 
 
 
Përkthyer nga Dea J Klosi
 
 

...


Tani që po shpërbëhem pak nga pak dhe që në pasqyrë kam filluar t’i ngjaj, dyshoj se, po të rikthehej si lugate, ajo s’do mund të më njihte për të bijën e vet, pavarësisht ngjashmërisë së tipareve tona… Veç në mos u ktheftë pak pa gdhirë, dhe në mos më zëntë në këmbë, duke përgjuar mbi një botë të përfjetur, e zgjuar - siç qe ajo, siç jam unë shpesh, përpara të gjithëve…
Pothuaj përpara të gjithëve, o lugatja ime e paqtë dhe e panjollë; por unë s’do mund të të tregoja as përparësen blu ngarkuar me ushqimin e pulave, as gërshërën e pemëve, as kovën e drunjtë… Në këmbë pothuaj përpara të gjithëve, diku mbi një prag të shënuar me një hap nator, gati gjysmë të zhveshur në një mantel fërgëllues hedhur supeve me nxitim, ama me krahët duke u dridhëruar nga pasioni dhe duke mbrojtur - o sa turp, më fshihni mua - një hije burri, aq të hollë…
– Hapma rrugën, më lë të shoh, do të më thoshte lugatja ime aq e shtrenjtë… Ah ! A nuk është kaktusi im rozë që më mbijeton, dhe që ti e përqafon? Sa qenka rritur dhe ndryshuar!... Por, duke parë fytyrën tënde, bija ime, unë e njoh. E njoh tek afshi yt, tek pritja jote, tek përkushtimi i duarve të tua të hapura, tek rrahja e zemrës sate dhe tek thirrja që ti e përmban, tek dita në lindje e sipër që të rrethon ty, po, e pranoj, e dua tërë këtë. Qëndro, mos u fshih, dhe le t’ju lënë të dyve të qetë, Ty dhe atë që po e përqafon, sepse ai është pikërisht, dhe me të vërtetë, kaktusi im rozë, që dëshiron të çelë më në fund. »
 
 
...
 
Fragment nga "Lindja e Dites"

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00