Latest News
Dhjetor
Në këtë Dhjetor, pamja jote plumb e rëndë në mua kish rënë. Veç një mall i shkretë po m'i nxë sytë, e mushkëritë mezi oksigjen më pompojnë.
Bujar Plloshtani
Nëpër borë hedh shikimin e vrenjtur,
tek përpiqem të shoh hënën e ngrënë në qiej.
Në këtë Dhjetor,
pamja jote plumb e rëndë në mua kish rënë.
Veç një mall i shkretë po m'i nxë sytë,
e mushkëritë mezi oksigjen më pompojnë.
Mendoj, hedh psherëtimë poeti brenda gjithçkaje,
sot në këtë dhjetor vjetori nuk jemi më.
Ti je në vlimet e tua,
e mua më tretën kotësia.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment