Latest News
Trishtim Dhjetori
Dimër Dhjetori, më krijon ndjesinë e një trishtimi të gjorë.
Nga Bujar Plloshtani
Dimër Dhjetori,
më krijon ndjesinë e një trishtimi të gjorë.
Një ajër i ftohtë, gati verior
ka rënë mbi letrën e mërdhihur.
Veç asaj,
askush s’e merr guximin ta lexojë.
Të vërtetën vështron,
ku trishtimi lexohet si artikull i vjetër
mbi dorën e poetit.
Kohë e padrejtë,
dashuria njëjtë si brendia e guackës mbyllet.
Natë e frikshme,
Hënës i verbohet i gjithë shikimi.
Pak nga pak në vetmi ajo tretet,
përmes reve udhën humb.
Në çdo Dhjetor me violinë atë ne e kujtojmë,
megjithëse tashmë telat si kambanë e largët bien.
Trishtimi i këtij Dhjetori,
si vesa e njomë djeg.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment