Home | Literature | * * *

* * *

image
Është ftesë paqeje,
 
apo një monedhë që na blenë
 
          sytë, shpirtrat dhe muzikën kaq mrekullisht?!
 
 
 
 
 
 
Nga Bujar Plloshtani
 
 
 
 
 
 

Pak dashuri
 
                      Jetmires
 
 
 
Sytë në të zezë të mbyllur të vezullojnë sot,
 
në këtë Prill me shi
 
         edhe shpirti yt pak.
 
 
 
Pamje hirplote mbi teje,
 
gjithçka ishte bekuar
 
       që ata sy të mëdhenj të më rropasin
 
 thellë këtu në gji.
 
 
 
Edhe të të dua,
 
është pak në këtë heshtje.
 
 
 
Veçse shpirti yt nga sytë e tu,
 
mund të më kthejë në perëndi...
   
 
 
 
Dy toptha sysh të zinj
 
                                         Jetmires
 
                              

Ka pak heshtje në mes,
 
por është e florinjtë.
 
 
 
Dy toptha sysh të zinj,
 
më godasin nënshpirtrat.
 
 
 
Qiriri duket se digjet në mesin tonë,
 
dhe fjalët marrin hov tjetër.
 
 
 
Heshtin pak dhe sytë tanë,
 
por shpirtrat jo!
 
 
 
Është ftesë paqeje,
 
apo një monedhë që na blenë
 
          sytë, shpirtrat dhe muzikën kaq mrekullisht?!
 
 
 
 
22 Janar 2011 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00