Latest News
Poetit
Ky dëshpërim përvëlues, nuk më tremb, më lartëson. Vdekjes, dëshpërimit, përçmimit, shpirti im nuk u përkulet kurrë...
Bujar Plloshtani
Ëndrrat e mia u zverdhën,
humbën ndriçimin e nevojshëm.
Dëshpërimi më shpoi si thikë e ftohtë,
plot hidhërim i tërhoqi shpirtit tim.
Fjalën time si shtizë gjahtari,
e mallkoi kjo botë,
ky njerëzim.
Fjalën e poetit do ta hedh si shtizë,
edhe përkundër smirës,
drejt të vërtetës.
Ky dëshpërim përvëlues,
nuk më tremb,
më lartëson.
Vdekjes, dëshpërimit, përçmimit,
shpirti im nuk u përkulet kurrë,
pos lirisë.
Poet,
fjala jote më tremb,
më dhemb!
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment